Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje

Arfenilla

Themelues i Forumit
Dy familje kanë zbuluar se kanë rritur vajzat e njëri- tjetrit, pasi ato ishin ndërruar gjatë lindjes 14 vjet më parë.
Familjet Belyaev dhe Iskanderov nga Uralet Ruse, zbuluan të vërtetën vetëm kur u bë një test ADN-je për të zbuluar atësinë e Irina Belyaeva, kur ishte 12 vjeç.
Mamaja Yulia dhe babai Alexei mbetën të habitur kur panë se nuk po rrisnin vajzën e tyre, por vajzën e Yelena dhe Naimat Iskanderov, të cilët nga ana e tyre po rrisnin vajzën e Yulia dhe Alex, Anna.
Prindërit tani i ‘ndajnë’ gocat, edhe pse janë rritur pak ndryshe sepse familja Belyaev janë të krishterë, kurse Iskanderov janë myslimanë.
Ndërrimi i fëmijëve ndodhi në vitin 1998, më 17 dhjetor.
Kur sollën bebet në shtëpi, nisën pikëpyetjet për pamjen e tyre.
Alexei, burri i Yulias, habitej pse vajza e tyre ishte e zeshkët, kur ata janë të bardhë dhe biondë.
Naimat nga ana e tij, nuk pyeste fare sepse mendonte se vajza ishte e bardhë si sheqeri sepse kishte marrë nga mamaja e saj ruse.
Problemi lindi kur Alexei nisi të akuzonte Yulian për tradhti. Ai shprehej se Irina nuk ishte vajza e tij biologjike dhe kërkoi divorc.
اështja shkoi në gjyq dhe një test ADN-je zbuloi se kujt i përkiste vajza në të vërtetë.


4951-150x150.jpg


11581-300x209.jpg



31061-300x177.jpg

Pas tre vitesh, familjet tani i ndajnë vajzat e tyre 14- vjeçare. Anna dhe Irina u thërrasin të dy palëve mama e baba.
Diferencat e forta kulturore mes familjeve kanë bërë të pamundur që fëmijët të kthehen tek familjet e tyre biologjike.
Ata kanë vendosur të vazhdojnë të rrisin vajzat e njëri- tjetrit si përgjegjësi e tyre, por festojnë festat dhe ditëlindjet së bashku.
Por natyrisht ndryshimet kulturore bëjnë të veten. Yulia druhet se vajza e saj biologjike do martohet shumë e re, siç ndodh me myslimanët, dhe nuk do komunikojë më me të.
Kurse Neimat e ka problem sepse Irina është shumë e hapur, nuk ka turp të flasë me djemtë dhe shkëmben shumë përqafime dhe puthje me të afërmit.
اifti ka vendosur që të padisë spitalin duke kërkuar 200 mijë dollarë secili, por po presin pagesën sepse spitali nuk ka para.R.f
 
Titulli: Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje

Uuu sa keq, gjithsesi besoj se tronditja e tyre shkon pertej qeshtjeve te fese.
Mendo cf traume per vajzat.
 
Titulli: Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje

po le ti marrin secili femijet e tyre ! ka ndodh nje gje e tille eshte fakt gje e rande por ca do te rritesh femije te huaj kurse femija jote eshte dikush tjeter duke e rritur ! secilla familje le ta marre femijen e vete edhe kaq.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top