HISTORIA/ Njihuni me njeriun që prej 28 vitesh jeton i vetëm në një ishull

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
HISTORIA/ Njihuni me njeriun që prej 28 vitesh jeton i vetëm në një ishull

mauro-dusk-budelli-island-italy.adapt_.1190.1-1021x580-1021x436.jpg


Kur varka e dëmtuar e Mauro Morandit doli në brigjet e ishullit Budelli 28 vjet më parë, ai vendosi të ngrinte shtëpinë aty, thuajse krejt i vetëm.

Menjëherë pasi zbarkoi më 1989-ën, zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension.

dims-840x420.jpg


Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.

Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena.

Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm.

mauro-waving-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


“Ajo që dua më shumë është heshtja. Heshtja në dimër kur nuk ka stuhi dhe askush nuk është rrotull, por edhe heshtja e perëndimit në verë”, thotë ai për National Geographic.

Plazhi i rrallë ngjyrë rozë i ishullit, është deklaruar vend me vlerë të lartë natyrore, nga qeveria italiane në fillim të 1990-ës, që ndikon në turizmin e ishullit.

water-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg



Plazhi është mbyllur për të mbrojtur ekosistemin e tij të brishtë.

Në 2016-ën, qeveria italiane madje sfidoi të drejtën e Morandit për të jetuar në ishull.

Megjithatë një peticion që protestonte largimin e Morandit mblodhi më shumë se 18 mijë firma.

Përjashtimi i tij nga ishulli është shtyrë në afat të pacaktuar, gjë që duket e mirë, por nuk është garanci.

mauro-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


“Nuk do largohem kurrë”, thotë Morandi National Geographic.

“Shpresoj të vdes këtu dhe të më digjet trupi, ndërsa hiri im të shpërndahet në erë”.

Edhe pse Morandi është tejet i izoluar, duket shumë i lidhur me çështjet globale.

Ai i kalon ditët duke mbledhur trungje dëllinjash dhe i gdhend në skulptura.

driftwood-art-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


Më pas i shet skulpturat turistëve dhe i dhuron paratë organizatave jo fitimprurëse në Afrikë apo Tibet.

Gjithashtu mediton, është lexues i thekur dhe i pasionuar pas fotografisë.

mauro-reading-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


Tashmë, një kompani interneti po çon Wi-Fi në ishullin Budelli, që do të thotë se Morandi do të lidhet me miliona njerëz në të gjithë botën.

Por në vend të ndihet i bezdisur nga kjo mësymje në vetminë e tij, ai është optimist se do ndihmojë njerëzit në mbarë botën të shohin fortesën e tij të vogël për atë çka është në të vërtetë.

mauro-sitting-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg

“Kur dashuron dikë thellë e sheh si të bukur, por nuk do të thotë se e sheh të bukur vetëm fizikisht, por krijon empati. E njëjta ndodh me natyrën”, thotë ai.

“Mendojmë se jemi gjigantë dhe e zotërojmë Tokën, por jemi thjesht mushkonja”.

mauro-tai-chi-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


mauro-drying-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


mauro-eating-dinner-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


mauro-shilouette-budelli-island-italy.adapt_.945.1.jpg


b; Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top