Historia e vrasësit të parë serial në Amerikë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Trupi i vrasësit të parë serial të Amerikës, H.H. Holmes, u zhvarros për t’i dhënë fund zërave se ai mund të jetë arratisur.

Një gjykatë e Pensilvanisë ka lëshuar një urdhër për të nxjerrë trupin e vrasësit serial nga varri i tij në Varrezat e Kryqit të Shenjtë. Kanë kaluar më shumë se 120 vite kur H. H. Holmes është varur, por ai u bë sërish pjesë e debateve.

John Russick, nënkryetar për interpretim dhe edukim në Muzeun Historik të اikagos për Fox News, nuk ishte i sigurtë nëse ishte pikërisht Holmes ai që u ekzekutua rreth një shekull më parë.

H.H. Holmes ose Herman Webster Mudgett lindi më 16 maj 1861, në Gilmanton, New Hampshire, në një familje të pasur. Megjithatë, fëmijëria e tij nuk ishte ideale, pasi kishte një baba abuziv, Herman gjithashtu ishte ngacmuar shpesh nga shokët e klasës në shkollë.

Holmes kishte një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe në moshë të hershme tregoi prirje për mjekësi, veçanërisht në veterinari. Pasi kishte kaluar provimet e tij mjekësore, ai vendosi të shkonte në اikago, ku u punësua në një farmaci.

Disa muaj më vonë, pronari i farmacisë u zhduk në mënyrë misterioze dhe Holmes arriti të bindë gruan e pronarit për ta shitur atë farmaci. Menjëherë pas kësaj, zonja u zhduk gjithashtu nën rrethana misterioze dhe nuk u pa më.

Holmes bleu një tokë dhe ndërtoi një hotel trekatësh të quajtur “Kalaja”. Ky hotel më vonë do të njihej si “Kështjella e Vrasësit” dhe konsiderohet nga shumë njerëz si ndërtesa më famëkeqe në Shtetet e Bashkuara.

Shumë vizitorë hynë në hotel, por pak prej tyre arritën të dalin gjallë. Holmes e ndërtoi hotelin si një labirint me pasazhe të fshehta, dhoma të papërshkueshme nga zjarri, shkallë që nuk çonin askund, një dhomë torture, një furrë për të djegur trupat dhe hapësirë për kryerjen e eksperimenteve njerëzore.

Ai kryente eksperimente dhe më pas do i shiste skeletet në shkollat mjekësore. Shumica e viktimave të tij ishin femra, por deri më sot askush nuk e di saktësisht se sa njerëz janë vrarë në “Kështjellën e Vrasësit”.

Holmes u arrestua më 17 nëntor 1894, në Filadelfia dhe u dënua për mashtrime sigurie, por pasi policia kishte hetuar “Kështjellën”, ishte e qartë se rasti ishte shumë më tepër sesa thjesht një mashtrim sigurimi. Ai u dënua me vdekje dhe u var në 7 maj 1896.

Megjithatë shumë njerëz besojnë se Holmes mund të jetë arratisur për në Amerikën e Jugut para se të ekzekutohej .

Departamenti i Antropologjisë i Universitetit të Pensilvanisë do të bëjë analizën e ADN-së dhe me siguri do t’i japë fund teorive të komplotit nëse Holmes është ekzekutuar apo arratisur.

Podiumi.com
 
Duhet thene se pavarsisht ketyre...Holmes dha nje kontribut ne mjeksi me viktimat e tij...skletet e viktimave u studiuan deri vone ne departamentin e mjeksise :)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top