Historia e vogëlushit që po mban pezull Amerikën

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Një vogëlush pesëvjeçar po mbahet peng në SHBA për të katërtën ditë me radhë. Ai ka nisur të qajë duke kërkuar mamanë e tij, ndërkohë që policia po vazhdon t’i lutet personit që e ka marrë peng, që ta lirojë. Jimmy Lee Dykes akuzohet se ka qëlluar për vdekje një shofer autobusi shkolle dhe më pas ka rrëmbyer fëmijën e kopshtit, duke u arratisur në një bunker, që e kishte ndërtuar vetë për ditën e apokalipsit.
Policia është vendosur në Midland City, Alabama, dhe po negocion me vrasësin që ta lërë të lirë fëmijën. Edhe pse mendohet se ai nuk e ka lënduar vogëlushin Ethan, Dykes ka një reputacion si njeri i dhunshëm në qytetin e vogël dhe të qetë. Ai ka rrahur për vdekje qenin e një komshiut dhe kërcënonte se do vriste çdo fëmijë që i afrohej pronës së tij.
Qindra njerëz janë mbledhur në qytetin me 2300 banorë, duke u lutur që vogëlushi 5- vjeçar të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi. Njerëzit u lutën edhe për shoferin Charles Poland, që u vra nga Dykes, ndërsa tentonte ta pengonte që të lëndonte ndonjë fëmijë në kohën që ai sulmoi autobusin të martën. Dykes ka qëndruar më parë për tetë ditë në bunker dhe policia mendon se ai ka furnizim për të qëndruar për muaj aty. Bunkeri është rreth 1.2 metra nën tokë dhe është sa një dhomë e vogël.
Policia thotë se fëmija shikon TV në bunker, pasi aty ka elektricitet. Ai ka kërkuar për lapsa dhe fletore vizatimi, të cilat policia ia ka kaluar përmes një tubi. Po ashtu Dykes ka lejuar që të futet edhe mjekimi për fëmijën, pasi ai vuan nga sindroma Asperger. Ende nuk dihet se pse e ka rrëmbyer fëmijën, por disa dëshmitarë thonë se mund ta ketë rrëmbyer për ta përdorur si peng ndaj problemeve të tij me ligjin.
Vogëlushit Ethan i ka rënë të fikët ndërsa Dykes qëlloi shoferin e autobusit. Dykes është arrestuar më parë për ekspozim të papërshtatshëm të armëve dhe për marihuanë.


17.jpg





gazetatema.net
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top