Historia e Viti te Ri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me kremtimin e Vitit të Ri, në mënyrë simbolike i jepet nderim vazhdimësisë së kohës, e cila, për çdo vit fillon të rrjedh.

Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.

Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

FotoRedazionali_1587.jpg
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.

Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe gjermanët e vjetër kanë një pjese të kontributit të tyre në këtë drejtim. Ata, si të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon "shpirtin e malit", andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lashte, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në botë.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohet të gjithë në datën e njëjtë, sepse, disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës) kurse disa të tjerët atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse, sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.

Vitin e Ri Lunar, sot, më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë, paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës.

Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale e cila shënohet me pompozitet të madh. Ekziston besëtytnia se mu para ndërrimit të mot moteve, në emër të largimit të çdo gjëje që është e vjetër, duhet pastrohet banesa dhe shtëpia, ndërsa, nëpër rrugët e të gjitha qyteteve organizohen ceremonialet madhështore, ku në parakalimet e gjata përplot me njerëz, dominon marshimi i dragonjve të improvizuara nga letra si simbole të fuqisë dhe suksesit.

Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të ralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të mot moteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budist anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe tek populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi hebre i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të mot moteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj tjerë, ajo është e seruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra, tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta te gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por, kjo nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete e ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, mu para çastit të ndërrimit të mot moteve masovikisht dalin ne qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri tanimë është tradicionale në shumë kryeqytetet e shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj.

Viteve të fundit, e posaçërisht pas çlirimit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të "baba-dimrit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore edhe në Kosovë.

Por, sido që të jetë, dhe pa dashur që ta minimizojmë madhështinë e kremtes së kësaj festë ndërkombëtare të ndërrimit të mot moteve tek asnjë popull dhe asnjë shtet, më lejoni që si shembull ta veçoj vetëm shtetet e Skandinavisë, të cilët bëjnë gara marramendëse që ta përvetësojnë origjinën e mitit të "Baba-dimrit" me mjekër të bardh, i cili fëmijëve për Vitin e Ri ju shpërndan dhurata. Sa për kuriozitet, Laponia, një krahinë Finlandeze, në vitin 1979, është shpallur edhe zyrtarisht si vendi i prejardhjes së "Baba-dimrit".

Ritet dhe besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri
Natën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme...etj.
 
Titulli: Historia e Viti te Ri. Pse festojme nderrimin e moteve?

Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.
Ja disa prej tyre:

Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;

Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumë llojllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje;
Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijë më fatlum në botë;

Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen;
Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pas mesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të te, e posaçërisht nëse ky person është mashkull, trupgjatë dhe zeshkan:

Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t'ju sjell shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja gjatë tërë vitit të ardhshëm;

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri të tentoni t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen, do t'ju sjell fillim të mbare në të gjitha fushat e jetës.

Të gjitha portofolat e juaja që i dispononi, ate mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjelli me shumë begati dhe pasuri financiare. Hermesnews
 
Zbukurimet e Krishtlindjeve

FotoRedazionali_1597.gif






FotoRedazionali_1592.JPG
Probleme me periudhën e festave? Shtëpia duhet medoemos te pastrohet dhe te vishet me rroba te reja. Dmth, me objekte zbukuruese tradicionale për festat e fundvitit.

Duke filluar që nga pema e vitit të ri, qirinjtë dhe zbukurime të llojeve të ndryshme që flasin për guston tuaj personale.

Nuk është e lehtë të gjesh çdo vit diçka të re. Ngjyrat e Vitit të Ri janë ato që kanë qenë gjithnjë: Ngjyre ari, argjend, e kuqe, blu ose e gjelbër.

Pastaj vjen tavolina për natën e Krishtlindjeve dhe ndërrimit te viteve. Do dhe ajo filozofinë e saj. Por mbi te gjitha sfida me e madhe është pema. Bredhi natyror ose artificial qoftë, ka mënyra te ndryshme për ta zbukuruar.

Nisur dhe nga ngjyra. Vitin e kaluar psh, një peme qe me beri përshtypje dhe mesa duket nuk ka patur pak simpatizantë ishte e zeze me topa te bardhe dhe te kuq.

FotoRedazionali_1593.gif
Me pemën mund te luhet me kontrastet por jo me guston. Me pas zgjidhen dritat. Niset nga lart me dritat. Telat duhet te jene sa me shume te fshehura. Ngjyra e dritave duhet te jete e llojeve te ndryshme.

Shekuj me pare përdoreshin qirinjte për te zbukuruar pemën. Vendoseshin dhe ëmbëlsira, engjëj te formave te ndryshme, topa. Pra çdo gjë qe për ju mund te këtë një simbol te veçante.

FotoRedazionali_1594.gif
Engjëjt gjithnjë janë simbol i mesazheve te mëdha për gjithë boten. Nëse e doni natyrën mund te mblidhni dhe objekte te ndryshme si bime te thata dhe ti vendosni ne peme te bera me dore.

FotoRedazionali_1595.gif
Një here e një kohe zbukurimet kalonin nga brezi ne brez duke dhënë kështu sensin e vazhdimësisë. Sot është thuajse e pamundur nje gjë e tille.
 
“Krishtlindje të bardha”, gjithmonë e më të rralla

BERLIN- Krishtlindjet në zonat e hemisferës veriore të botës do të jenë gjithnjë e më pak të bardha, deri sa të bëhen një përjashtim, duke filluar që nga gjysma e dytë e këtij shekulli. Përfundimi vjen pas një studimi të bërë nga Instituti mbi impaktete klimatike në Potsdam të Gjermanisë, që parashikon se temperaturat mesatare do të vazhdojnë të rriten, me një kulm që mendohet të arrihet në vitin 2100.
“Mundësia për të rënë dëborë në kohën e Krishtlindjeve është që tani shumë më e pakët nëse do ta krahasojmë me 50 vite më parë”- ka konfirmuar një kërkues i institutit, i quajtur Friedrich Wilhelm Gerstengarber.
Edhe nëse këtë vit do të ketë dëborë për Krishtlindje, në shumë zona të globit, nga Azia në Evropë deri në Amrikën e Veriut, kërkuesit kanë vrojtuar mundësinë e një rritje të temperaturave në 0.7 gradë celcius me një tendencë që nuk nuk lë vend për shumë përmirësime.
Në qytete si Londra, Parisi, Berlini, bora gjatë fundvitit me rastin e festave është mjaft e rrallë dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një dukuri e izoluar. Madje edhe në Oslo, në këto ditë nuk ka dëborë dhe termometri ka regjistruar temperatura shumë më të larta krahasuar me periudhat dimërore të shkuara.Shekulli
 
Titulli: Historia e Viti te Ri

informacione te lezetshme dhe goxha te bukura.
Duhet te aplikojm venien e 12 peshqve ne tavolin, puthjen me nje person, dhe hyrjen e nje mashkulli te gjate dhe zeshkan. Gje qe me pare nuk ishte aplikuar tek shtepia ime, pasi gjithmon kam hyre dhe kam dale une e para.
 
Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

Ishte nje nate e ftohte dimri ndërmjet viteve 243 dhe 366 (pas.l.k) kur ne Romen e lashte perandorake, te afërmit dhe familjaret filluan te shkëmbenin ‘dhuratat e para për Krishtlindje’, për te festuar 'dies natalis'..


...Për te uruar shëndet te mire dhe mirëqenie, filluan te shkëmbenin shporta te medha me fruta dhe ëmbëlsira, dhe me pas dhurata te te gjitha llojeve, sepse lindja e Jezusit përkonte me ardhjen ne front e perandorit, dhe kështu u bene simbol i nje prosperiteti qe duhej te vazhdonte gjate gjithë vitit.

Me kalimin e shekujve nje dite te bukur te 1800, riti gjeti personifikimin e tij ne nje plak te shëndoshë me mjekër te bardhe, rezident ne Polin e Veriut, ku sipas legjendës jetonte se bashku me xhuxhët e vegjël ku prodhojnë dhuratat e Vitit te ri, qe me pas me nje slite kaprodhesh fluturojnë neper bote dhe hynë brenda nëpërmjet oxhakut te shtëpive.

Por, kur arrijmë nje moshe te caktuar, për fat jo te mire, kuptojmë se realiteti është ndryshe dhe na vjen keq: Babagjyshi i Krishtlindjeve nuk është gjë tjetër vetëm se nje personazh i shpikur. Megjithatë nje pohim i tille nuk është dhe krejt i vërtetë.

Babagjyshi i Krishtlindjeve, ose te paktën nje personazh i përafërt ka ekzistuar me te vërtetë: behet fjale për Shën Nikollen. I lindur ne Patara ne Turqi, nga nje familje te pasur, u be ipeshkv i Myra, ne Lycia, (shekulli IV) , dhe ndoshta mori dhe pjese ne këshillin e Nicea (Qytet antik ne Turqi, jo shume larg Stambollit) ne 325. Kur vdiq eshtrat e tij u vendosen ne Myra deri ne 1087. Ne këtë vit, u gjeten nga nje grup kavalierësh italiane, te veshur si tregtare, qe u transportuan ne Bari ku ndodhen akoma duke u bere i shenjti mbrojtës.

Ne vitet qe pasuan për vdekjen e tij u thuren shume legjenda. Njera prej tyre tregohet nga Dante Aligeri ne Purgatorin (XX, 31-33) dhe është ajo e tre grave te reja shume te varfra, qe cilat ishin destinuar te prostitucionin.

Shen Nikolla, i prekur nga te qarat dhe lutjet, e plakut qe ishte i detyruar te dërgonte ne rruge te bijat sepse nuk kishte tu bënte nje paje te denje, vendosi te linte nga nje thes me monedha ne dritare për tre net, kjo do ti shërbente për tu bere nje paje te denje vajzave te tij dhe ti martonte.
Natën e pare dhe te dyte, gjerat shkuan siç dhe ishin parashikuar.

Ndërsa natën e trete Shën Nikolla, e gjeti dritaren e mbyllur. Megjithatë vendosi ti qëndronte besnik vendimit qe kishte marre. Plaku zgjati mjekrën, u ngjit neper oxhakun e çatise dhe hodhi thesin me monedha ku ishin varur çorapet për tu thare, duke i dhënë lumturi plakut dhe te tre vajzave te tij.
Ne tre versionet e tjera ndoshta te modifikuara për tu treguar fëmijëve, Shën Nikolla u dhuronte familjeve ne nevoje ushqim duke kaluar neper oxhakët e shtëpive se tyre ose dritareve.

Sipas legjendave te tjera, ky i shenjt, ka hyre ne posedim te nje objekti te shenjte, ‘Gralit te shenjte’, i cili pervecse ishte ne gjendje te prodhonte te mira pa mbarim për ti dhuruar, u be dhe shkak i zhdukjes se eshtrave Shen Nikolles, nga Pap GregorioVII.

Por ne secilin rast Shen Nikolla, i kthye ne fantazinë popullore si prurësi i te mirave, gjë qe e bën gjate natës se 6 dhjetorit ose natën e Krishtlindjeve.
Emri i hollandezit, Sinter Klass, u dërgua ne amerikane, nga emigrantet, si Santa Klaus, prej ku përkthimi ne shqip është Baba Gjyshi i Krishtlindjeve ose Plaku i Vitit te Ri.

Sot ai ka humbur çdo efekt fetar, dhe fale, shpikjeve publicitare te pijes CocaCola, americane u ktheu ne plakun e veshur me te kuqe. Ne SHBA ka lindur nje shoqate qe mbështet ekzistencën e tij, dhe kërkon provat, Institute of Scientific Santacluasism.

fk
 
Titulli: Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

Santa Claus dhe Shen Nikolasi- një histori e shkurtër


Shën Nikolasi ka lindur në 280 pas lindjes së Krishtit, në Patara, qytet I Lycia, në Azi. Ai u bë dhuruesi I Mirë-s. Dhuratat e tij u jepnin natën vonë, prandaj identiteti I dhuruesit duhet të ishte sekret.
Shën Nikolasi ishte një prift I krishterë, I cili më vonë u bë peshkop. Ai ishte majft I pasur dhe udhëtontë nëpër shtete të ndryshmë dukë ndihmuar njerëzit, duke u dhuruar atyre dhurata dhe para. Shën Nikolasi nuk kishtë dëshirë t’a shikonin kur u jepte dhuratat, kështuqë fëmijëve atë ditë u kërkohej të shtrihenin në gjumë më herët se zakonisht në mënyrë që ai të vinte. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe Santa Klausi nuk do të vijë as këtë Krishtlindje nëse fëmijët nuk shkojnë të flejnë herët.
icon_wink.gif

22112009-972251.jpg
Një histori e famshme rreth Shën Nikolasit është rreth një burri të varfër I cili nuk kishte para që të mund t’ja jepte vajzave të tij në ditet e tyre të dasmës. Shën Nik hodhi canta me flori në corapet që vajzat kishin hedhur pranë oxhakut. Motrat gjetën arin dhe që atëherë, fëmijët varin corapet për Krishtlindje duke shpresuar që corapet do të jenë mbushur me dhurata në mëngjes.
22112009-127671.jpg
Përvec faktit që ishte shumë I ri Nikolasi kish fituar një reputacion shpirtmirësie dhe urtësie. Në vitin 303, perandori Romak Diocletian urdhëroi të gjithë qytetarët e perandorisë Romake, ku përfshihej Asia E vogël, t’a adhuronin atë si Zot.
Të krishterët besonin vetëm në një zot, kështuqë ato nuk mund ti bindeshin urdhërit të Perandorit. I nevrikosur nga kokfortësia e tyre, Diokletiani I paralajmëroi të krisherët që do të burgoseshin. Perandori vazhdoi më kërcënimin e tij dhë Shën Nikolasi I cili gjithashtu rezistoi u burgos. Për më shumë se 5 vjet, Shën Nikolasi u mbyll në një qeli burgu të vogël. Ai vuajti nga I ftohti, uria dhe etja po ai kurrë nuk u lëkund nga besimet e tij. Në 313, kur Diocletian dha dorëheqjen, dhe në fuqi erdhi Konstantini Nikolasi u clirua dhe iu kthye vendit të tij si peshkop I Mir-ës.
Në sytë e Katolikëve, një shenjt është dikush I cili ka jetuar një jetë të shenjtë, ku dhe pas vdekjes dhe të shkuarit në qiell, ai ose ajo ka akoma mundësi ti ndihmojë njerëzit në tokë. Ato zakonisht bëhen mecenatë(mbrojtës) të grupeve të ndryshme njerëzish- një prej të cilëve ishin fëmijët.
22112009-228470.jpg

Në 450, kishat në Azinë e vogël dhe Greqi morën në nder të tij emrin. Rreth vitit 800, zyrtarisht ai u njoh si shenjt nga kisha lindore katolike.

Në 1200, 6 Dhjetor- filloi të festohej si dita e peshkopit Nikolas.
Nga fundi I 1400, Shën Nikolasi ishte figura e tretë më e dashur fetare, pas Jesusit dhe Marisë. Pas tij morën emrin e tij më shumë se 2000 manastire dhe faltore.

Në 1500 njerëzit në Angli ndaluan së nderuari Shën Nikolasin dhe favorizuan më shumë një figurë tjetër dhurues Babai Krishtlindje. Nëpër shekuj, popullariteti I Shën Nikolasi u rrit, dhe shumë njerëz në Europë krijuan histori të reja të cilat tregonin kujdesin e tij ndaj fëmijëve. Emri Santa Klaus erdhi nga shqiptimi hollandez I Shën Nikolas, pra Sinter Klass. Teksa fëmijët nga shtete të tjera mudoheshin të shqiptonin Sinter Klass, së shpejti kjo u bë Santa Klaus.
 
Titulli: Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

Sa do doja te egzistonte vertete babagjyshi ....:D
 
Titulli: Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

Bukur do ishte te ekzistone shum
 
Titulli: Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

uuuuuuuuuuuuuu sa deshira kam,sikur te ishte real...:D:D
 
Titulli: Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

Historia dhe origjina e Krishtlindjeve.

Si e festonin antiket.

Ne Persine antike, solstici i dimrit u celebronte duke kenduar himnin qe tregonte lindjen e botes. Ne Aleksandri te Egjyptit ajo pati shprehjen me te plote, para epokes kristiane, ne festen e madhe te lindjes se Horus. Statujat e perendise nene Iside, me vogelushin ne preher ose duke i dhen gji, u sillnin ne proçesion naten fushave nen driten e pishtareve.
Ne Romen pagane te njejten domethenje kishin festat e dimrit qe celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes se Krishtit, te njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin fillim me 19 dhjetor dhe zgjateshin deri me 25 dhjetor. Ishin festa gezimi, riperteritjeje, shprese per te ardhmen dhe ne kete rast ribeheshin kontratat bujqesore. Ne rrjedhen e pesedhjetvjeçarit te fundit para lindjes se Krishtit u fut ne Rome kulti i Zotit Diell, mbase i perhapur nga trupat e reklutuar ne Siri dhe nga sklleverit orientale.
Ne Romen antike perandorake, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kusherinj shkembenin urimet e para per te festuar "dies natalis" (diten e lindjes se Krishtit) ne nje nate te ftohte dimri.
Urimeve i shoqeroheshin shporta frutash, embelsirash dhe dhuratash te çfardolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe pervjetori i ngjitjes ne fron te perandorit te beheshin simboli i nje begatie qe duhet te kishte vashduar per te gjithe vitin.
Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij ne nje plak te forte me mjeker te bardhe, rezident ne Polin e Veriut, qe i ndihmuar nga "gnomi"(personazhe perrallash) te shumte, bente lojra per t'i shperndare si dhurata ne naten e Krishtlindjeve, me ndihmen e nje slite te terhequr nga drere fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtepive.
Ne histori, ekziston realisht nje personazh me keta karakteristika. Behet fjale per Shen Nikollen. Lindur ne Patara, ne Turqi, nga nje familje e pasur, ne shekullin e IV u be peshkop i Myra-s dhe mori pjese ne Koncilion e Nicea-s ne vitin 325. Kur vdiq eshtrat e tij u vendosen ne Myra, deri ne 1087 kur u moren nga nje grup kavaljeresh italiane te hequr si tregtare dhe u derguan ne Bari ku ruhen deri ne ditet e sotme.
Nje nga legjendat me te famshem, e konfermuar nga Dante ne Purgatorin (XX, 31-33) tregon qe Shen Nikolla, i prekur nga lutjet e nje njeriu te mire qe s'kishte mundesi te martonte tre vajzat e tij sepse kishte rene ne mjerim, vendosi ti hidhte per tre nete me radhe, nga nje dritare gjithnje e hapur te keshtjelles, tre thaset me monedha qe do te benin pajen e vajzave. Naten e pare dhe te dyte gjerat ndodhen sipas planit, dhe naten e trete shen Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur per te mbajtur fjalen, plaku me mjekerr te bardhe u kacavjerr mbi çatite dhe hodhi thesin me monedha nepermjet oxhakut, ku ishin varur rrobat per t'u thare, duke bere te lumtur njeriun e mire dhe tre vajzat e tij.
Ne versionet e mepasme, te thjeshtuara per femijet, Shen Nikolla dhuronte ushqim familjeve me te varfera duke ja hedhur anonimisht nepermjet oxhaqeve ose dritareve te tyre. Sipas legjendave te tjera, ketij shenjtor i kishte rene ne dore nje objekt mitik, "Sacro Graal", qe, veç te qenurit pergjegjes per aftesite e tij per te dhuruar me bollik, qe dhe shkaku i hapjes se varrit te tij (nga kavaljeret italiane) per urdher te papa Gregorit VII. Ne çdo rast Shen Nikolla u be ne fantazine popullore "sjelles dhuratash", detyre e kryer fale nje gomari ne naten e 6 dhjetorit (Shen Nikolla, pikerisht) ose deri edhe ne naten e krishtlindjeve.
 
Titulli: Historia e Plakut të Vitit te Ri (Krishtelindjeve)

un gjithsesi cdo virgjilje krishlindje e shpreh nje deshire,ku i dihet mbase legjendat nuk jane kot..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top