Historia e vertete e mariuhanes

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Si ndodhi qe nje bime kaq e dobishme per racen njerezore nxirret jashte ligjit. E ashtuquajtura bima e zotave ndalohet me ligj.

Mariuhana (spanjisht), kanabis (latinisht) ose hemp ( anglisht) eshte nje bime qe mund ta quajme pa shume pretendime te mrekullueshme. Ajo ka nje histori te gjate sa ajo e vete races njerezore.

Nje bime e cila mund te kultivohet dhe te rritet ne cdo lartesi, nga ekuatori ne pole, ka veti kuruese te panumerta, rritet me shpejtesi, kushton pak per ta rritur, jep nje vaj te nje cilesie te larte (shume i mire edhe per sistemin tretes) dhe i ka ofruar njerezimit qe nga qyteterimet me antike deri ne fillimet e shekullit te kaluar rreth 80% te letres se perdorur, fibra per industrine tekstile dhe lende djegese.

Me pas cfare ndodhi?
Ndodhi qe ne ate periudhe (vitet 20 - 30 te shekullit te kaluar) u verifikua zevendesimi i agrikultures dhe te mirave te saj me procesin ndustrial dhe komplikacionet si rrjedhoje e saj. Nje nder viktimat kryesore te ketij shnderrimi kolosol ishte bima e kanabisit.

Korporatat industriale amerikane bazonin ideologjine e tyre kryesisht ne shfrytezimin e naftes dhe te neprodukteve te saj per prodhimin e energjise (Standard Oil - Rockefeller), shfrytezimin e rezervave pyjore (botuesi Hearst) per prodhimin e letres dhe te fibrave artificiale per industrine tekstile (Dupont) – sektore keta ne te cilet korporatat kishin investuar sasi te paimagjinueshme parash.
korporata.jpg


Por ata po perballeshin, secila ne sektorin e vet, me kete kundershtar te fuqishem si bima e kanabisit. Per kete arsye ata krijuan nje front te vetem per ta mundur.

Rrugezgjidhja e vetme per te rrenuar imazhin e kesaj bime kaq te dobishme per njerezimin ishte shkaterrimi i imazhit te saj. Nxjerrja e saj ne ilegalitet. Nisi menjehere nje fushate mediatike per ta demonizuar, e shpejte, e shtrire dhe shume efikase (droga e djallit, barishtja e mallkuar etj..), fale perandorise mediatike te Hearts (personazhi i famshem i Citizen Kane/Fuqia e Katert, i O. Wells), i cili kishte nje gazete pothuajse ne cdo qytet.
filma.jpg

Hollivudi, mjaft i ndjeshem ndaj parase, gjithmone ne kerkim te temave te thjeshta per masat, u bashkua menjehere me fushaten duke dhene kontributin thelbesor ne demonizimin e kanabisit. Filma si Marihuana: Vrasesja e rinise ose Nje e thithur, nje feste, nje tragjedi ndikuan shume ne psikologjine amerikane te kohes.

Denimi moral udhetonte me shpejtesi dhe i pakundershtuar nga cepi ne cep te Amerikes. Mjaftoi nje fushate e tille per te propozuar nje ligj qe e nxirrte bimen e kanabisit jashte ligjit.

Tre te katertat e senatoreve qe miratuan ne vitin 1937 "Marijuana Tax Act", sot e kesaj dite ne fuqi, nuk e dinin qe kanabisi dhe mariuhana ishin e njejta bime. Ishte gjenialiteti i botuesit Hearts qe perdori ne mase nepermjet gazetave te tij termin mariuhane, te panjohur nga amerikanet e atehershem.

Qe nga ky moment Dupont pushtoi tregun me prodhimet e tij me fiber sintetike (najlon, teflon, lycra, kevlar, te gjitha produkte te markes Dupont), tregu i makinave u orientua perfundimisht drejt perdorimit te motoreve me benzine (motori i pare Disel funksiononte me karburant vegjetal) dhe Hearts filloi shkaterrimin sistematik te pyjeve ne Ameriken jugore, prej te ciles prodhonte letren e mjaftueshme per te nenshtruar perfundimisht konkurrencen e tregut.

Grupit te perfitueseve iu bashkuan edhe korporatat e duhanit, per te mbushur hendekun e krijuar nga dalja ne ilegalitet i kanabisit duke i propozuar tregut nje produkt 100 here me te demshem se kanabisi, sic ishte duhani.

Korporatat e diteve tona, te cilat influencojne qeverite perendimore, jane pasardhese te drejteperdrejta te aleances historike te krijuar me ligjin e vitit 1937 mes familjeve te medha industriale amerikane.

Si produkt tekstili, kanabisi eshte rreth 4 here me i bute se pambuku, kater here me i ngrohte, tre here me rezistent ne terheqje, jeton pafundesisht me shume, ka veti kunder mykut dhe nuk nevojitet asnje lloj plehu kimik per ta kultivuar.

Si karburant, per te njejtin rendiment, kushton pese here me pak se nafta dhe nuk ndot aspak ambientin.

Ndersa per prodhimin e letres kushton dhjete here me pak se letra e prodhuar nga druri, duke mos prekur ne kete menyre edhe shpyllezimin barbar qe po i behet planetit tone.
•infoalbania•
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top