Historia e unazave të martesës

Arfenilla

Themelues i Forumit

auto_wedding-rings1384154595.jpg


Tradita e unazave të martesës e ka zanafillën në Egjiptin e Lashtë. Në atë kohë unaza përdorej nga Faraoni si një vulosje të urdhërimeve të tij. Aristokracia egjiptiane filloi të vinte flori dhe argjend nëpër duar, për ata më pak pasanikët ishin bizhutë prej xhami dhe argjile.

Në Romën e Lashtë unazat dhe lloji i tyre përcaktonte edhe klasën shoqërore, skllevërit mbanin unaza prej bronzi. Rituali i shkëmbimit të unazave të martesës filloi pikërisht në Romë, dhëndri përpara martesës dorëzonte një unazë në familjen e vajzës si shenjë e angazhimit të tij në martesë. Në shekullin e 4, shkëmbimi i unazave të arit u bë pjesë e rëndësishme e ceremonisë së martesës.

Për besimin katolik unaza vendosej në gishtin e parafundit të dorës së majtë kurse për ortodoksët në gishtin e dorës së djathtë. Gjatë luftës së zotërimit të tokave në Gjermani, Baroni Otto Klotzenbach kërkoi që parzmorja e tij të bëhej nga unazat e martesës të dhuruara nga të dashurat e tij të shumta.

Baroni besonte se dashuria e të dashurave të tij do ta shpëtonte nga lufta…në fakt kështu ndodhi ai i mbijetoi luftës por nuk i mbijetoi mbytjes në një pellg të thellë me ujë në të cilin ra.
Bota sot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top