Historia e tmerrshme e një 24 vjeçareje, i presin kokën me shpatë

Aren

Anëtar i Respektuar
Rizana_Nafeek-Killed-300x162.jpg

Histoia e tmerrshme e një 24 vjeçare po bënë sot xhiron e botës. Ajo quhet Rizana Nafeek dhe vdiq nga një ekzekutim makabër duke i prerë kokën me shpatë. Vajza që në moshën 17 vjeçare nga Sri Lanka u nis drejt Arabisë Saudite për të gjetur një punë dhe për të mbajtur familjen e saj. Fillimisht ajo u sistemua në një familje arabe, ku nisi të punonte si dado, por gjerat nuk shkuan ashtu siç Rizana i kishte ëndërruar.

Djali i vogël që ajo kujdesej u mbyt dhe ndërroi jetë dhe prindërit e tij tregonin me gisht vetëm nga një njeri: Rizana Nafeek. Policia e arrestoi 17 vjeçaren me akuzë e vrasjes me dashje, pasi nënë e viktimës kishte deklaruar se Rizana e kishte bërë me vetëdije mbytjen edhe pse ajo e mohoi vazhdimisht akuzën se e kishte mbytur djalin me një shishe pas një grindjeje me nënën e tij. Por më pas vajza u dënua me vdekje, duke i prerë kokën me shpatë.

Nashia Varia, eksperte për të drejtat e grave në Human Rights Watch shprehet se: “Rizana ishte ende një fëmijë kur fëmija vdiq, ajo nuk pati avokat për t’u mbrojtur e as një përkthyes kompetent në krah të saj. Arabia Saudite duhet të veprojë si të gjitha vendet e botës, ku një minoren nuk dënohet me vdekje”. Në Sri Lanka familja e saj luftoi për lirimin e minorenes. Ata iu lutën disa herë mbretit saudit për mëshirë./alb-observer.com/
 
Pe: Historia e tmerrshme e një 24 vjeçareje, i presin kokën me shpatë

Aman o Aren ku i gjen keta lajme me vrasje,perdhunime,makaber etj etj...
 
Titulli: Historia e tmerrshme e një 24 vjeçareje, i presin kokën me shpatë

O Perendi si gjithmone lexova me sh edhe kjo kish ik ne Arabi qe ne 2005 dhe qe ne 2007 ishte ne burg duke pritur faljen e familjes
Gjynah te perjetosh dicka te tille vec 17 vjece dhe familje ne skamje te vertete :(
17-years old Sri Lankan girl beheaded in Saudi Arabia - Naija Center News | Naija Center News
Nese sgaboj dhe nje foto ku koka e prere i duket, mua me bene per te vjell ndoshta gjaku se di
Sa mizor :(

Por thjeshte sa per nje keshille, mos sillni me aq sh lajme me vrasje e gjera
Sinqerisht u lodhem...dhe jo vetem por nese shfletoni fv faqe e faqe me para do te shikoni qe forumi nuk eshte
vec qender lajmesh.
 
Back
Top