Historia e Shqipetarit qe i hyri ne zemer Zvicerianeve,me pula...

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-03-29-19-42-08-1.jpg

Ai punon deri në 15 orë në ditë. Shqiptari nga Kosova, Jeton Dermaku, i quajtur ndryshe edhe “Güggeli-Toni”, me pulat e tij, të martën qëndron në Meggen, të mërkurën në Sachseln, të enjten në Kerns, të premten në Littau.

Të shtunën e ka për*pastrim, të dielën pushim. Katër vjet më parë, kosovari tashmë 40-vjeçar ngriti në*Sachseln biznesin e tij me pula të pjekura.



“Güggeli-Toni” është i qeshur dhe i pashëm. Sipas tij, biznesi po i shkon mirë.

Por ndoshta klientët e tij së shpejti do të duhet të mësohen pa pulat e tij “të arta”.

Sepse më 31 mars, “Güggeli-Toni” thuhet se do të dëbohet*nga Zvicra.

Autoritetet e Obwalden kanë anuluar lejen e tij të qëndrimit. Zviceranët janë ngritur në protesta, por pritet të shihet se sa punë do*zgjidhin, do i bindin apo jo autoritetet ta lejojnë shqiptarin të qëndrojë.

Si erdhi deri te kërcënimi për dëbim Jeton Dermaku?



Në Nidwaldenit ai kishte parashtruar një kërkesë për bashkim familjar, për të marrë me vete bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët. Por këtu përfundoi gjithçka.

Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar me dëbim nga Zvicra.

Ai akuzohet se në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë.

Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues.

Për të shmangur një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane 65-vjeçare.

Paralelisht me të, në Kosovë ai kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë.

Edhe pse gjashtë vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se martesa me të ishte realizuar me qëllimin për të siguruar lejeqëndrimin.

Burimi: Luzernerzeitung


*
 
Titulli: Historia e Shqipetarit qe i hyri ne zemer Zvicerianeve,me pula...

Po lereni o fukarane te nxjerr kafshaten e bukes se nga e mira se ka bere.. :P
 
Titulli: Historia e Shqipetarit qe i hyri ne zemer Zvicerianeve,me pula...

Cik rremuje po me mire do behet lol
 
Titulli: Historia e Shqipetarit qe i hyri ne zemer Zvicerianeve,me pula...

Po si o Toni ja mtrruce 65 vjecares per letra lol lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top