Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia e Shqipërisë në 100 foto të Marubit

Një pjesë e fotografive të figurave dhe ngjarjeve të shënuara historike botohen për herë të parë. Ismail Qemali, Isa Boletini, Lef Nosi e shumë firmëtarë të pavarësisë vijnë përmes portreteve të një cilësie të lartë

161120126507-240x320.jpg


Oliverta Lila

Fototeka “Marubi” ka hapur arkivat për të shënuar përmes fotografisë një pjesë të historisë shqiptare. Janë 100 fotografi, në pjesën më të madhe figura apo çaste historike që paraprinë, por edhe që pasuan shpalljen e pavarësisë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita nis në fakt me të parën fotografi të Marubëve, të luftëtarit Hamz Kazazi, 1858, për të vazhduar me fillimin e viteve ‘900 si Kongresi i Manastirit, Normalja e Elbasanit, shoqëria “Bashkimi”, klubi “Gjuha Shqipe”, Lidhja e Prizrenit, pamje e Durrësit dhe Krujës së hershme, kryengritja e Deçicit për të kaluar tek Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Dom Nikoll Kaçorri, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Ferid Vokopola, Mustafa Kruja, Iliaz Vrioni, Isa Boletini, për të kaluar në fotografitë e njëvjetorit të pavarësisë, në ngritjet e flamurit kombëtar në Shkodër, Lezhë, Korçë, imazhe të varrimit të Ismail Qemalit, te një sërë fotografish të viteve të mëvonshme siç është seria e deputetëve të Parlamentit të parë shqiptar, mbërritja e Princ Vidit, fotografi të kohës së mbretërisë, shënimi i festimeve të 25-vjetorit të pavarësisë, për t’u mbyllur me një fotografi të vitit 1944 të Kuvendit Françeskan. Shumica e fotografive janë të Kel Marubit. Një pjesë të njohura e të tjera jo, disa vijnë origjinale dhe të paretushuara, për herë të parë në këtë cilësi. Disa janë riprodhime që vetë Kel Marubi i shënon të tilla. “Ne nuk tentojmë të bëjmë historinë, por duke qenë se kjo ekspozitë shënohet në kuadrin e 100-vjetorit ka marrë një aspekt historik. Në fototekë ka fotografi që shkojnë deri në vitet ‘80, por duke qenë se në ndërgjegjen e kombit ende një pjesë e mirë e figurave nuk janë rehabilituar, ne vendosëm të ndalonim deri në 1944-n. Në albumin që vjen bashkë me këtë ekspozitë, kemi përfshirë edhe shumë fotografi nga arti, kultura, jeta sociale, etnografia, duke ruajtur mbi të gjitha origjinalitetin e vetë Marubëve”, thekson Luçjan Bedeni, drejtor i fototekës “Marubi” në Shkodër. I referohet në këtë rast, titullit të albumit “Njerëz në Za dhe sende të kujdesshme”, marrë nga një dorëshkrim origjinal i Kel Marubit. Sipas Bedenit, në fototekë ndodhet një regjistër i Kel Marubit, trashëguar te djali i tij Gegë, që përmban figurat më të rëndësishme, por edhe ngjarje e dokumente me vlerë. Albumi, që shënon botimin e tetë të kësaj fototeke, është vetëm në shqip dhe përmban 464 fotografi. Sipas Bedenit, një ribotim në anglisht do të bëhet së shpejti, ndërsa synohet që kjo ekspozitë të udhëtojë në të gjitha trevat ku ka shqiptarë.
/shqip/

timthumb.php
timthumb.php
timthumb.php
timthumb.php
timthumb.php
161120126536-150x150.jpg
161120126541-150x150.jpg
161120126543-150x150.jpg
161120126546-150x150.jpg
161120126545-150x150.jpg
161120126548-150x150.jpg
161120126538-150x150.jpg
161120126571-150x150.jpg
161120126587-150x150.jpg
 
Titulli: Historia e Shqipërisë në 100 foto të Marubit

Historine e shqiperise spo e kuptoj fare , cdo shkrimtar ka iden e tij dhe versionin e tij :(.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back