Historia e rrallë e kokainës, kur e reklamonte vetë… Papa!
Kokaina ishte fillimisht një substancë të cilës i atribuoheshin një sërë cilësish terapeutike.
Kur u nxorr nga gjethet e kokas në vitin 1860 nga kimisti Albert Niemann, shumë farmacistë e shëronjës u hodhën që të shpallnin cilësitë pozitive të kokainës.
Një prej tyre ishte Angelo Mariani, që në vitin 1863 krijoi një pije që përmbante kryesisht verë dhe ekstrakte të gjethes së kokas.
Vin Mariani do të pëlqehej nga intelektualët, shkencëtarët dhe udhëheqësit më të rëndësishëm të fundit të shekullit të XIX, – raporton Dita.
Kimisti ekstravagant nga Korsika, Ange-François Mariani e përpunoi këtë pije tonike i frymëzuar nga “eliksiri i koka Lorini”.
Përzierja stimulonte sistemin nervor qendror ashtu siç bën edhe kokaina.
Krijuesi i saj deklaroi se pija parandalonte malarien, gripin, dhe sëmundje të tjera shkatërruese dhe se, në sajë të alkoolit, efektet agresive të kokainës neutralizoheshin.
Vin Mariani gëzoi sukses pothuajse të menjëhershëm pasi doli në shitje, sidomos në mesin e intelektualëve, të cilët vlerësonin cilësitë analgjezike të saj, ato stimuluese dhe antidepresive.
Ka dëshmi se është konsumuar nga Zhyl Vern, Conan Doyle, William McKinley, Emile Zola, Ulysses S. Grant P., Cari Alexander II, Louis Bleriot, José Marti, Paul Verlaine, Sigmund Freud, Thomas Edison, vëllezërit Lumiere, Mbretëresha Viktoria dhe, çka është më e pazakontë, nga Papa Leo XIII.
Papa që është një nga papët më jetëgjatë, jetoi deri në 93 vjeç, ishte një nga përkrahësit kryesorë të pijes që mund të përmbante në çdo gotë të një sasi kokainë, ekuivalente me një “vizë” aktuale.
Përveç se dha imazhin e tij për etiketën dhe disa postera të ndryshme promovuese, Leo XIII i dha një medalje ari shpikësit, duke njohur aftësinë e kësaj pijeje për të “mbështetur tërheqjen asketike të Shenjtërisë së Tij”.
Edhe presidenti amerikan Ulysses S. Grant pinte me rekomandim të shkrimtarit Mark Tuen – një lugë çaji verë kokaine me qumësht çdo mëngjes për kancerin e fytit nga i cili vuajti në vitet e fundit të jetës.
Mariani përpunoi shumë eliksirë të tjerë, pilula dhe infuzione, që kishin si përbërës kryesor kokainën.
Në fakt, ai e kultivonte bimën në kopshtin e tij. Vendosi edhe një “Shenjtore të Mama Coca” në Paris, koleksiononte objekte të inkasve të lashtë që lidheshin me konsumin e saj dhe grumbulloi një pasuri të madhe.
Nuk ishte i vetmi, që besonte në përdorimin terapeutik të kokainës. Më 2 shtator të 1885 “The New York Times” i bëri jehonë cilësive të dobishme të kokainës që shëronin sipas artikullit, ethet, ftohjen, dhimbjen e dhëmbëve dhe marramendjen.
Duke ndjekur suksesin e pijes së Marianit gjatë fillimit të shekullit të XX janë tregtuar të paktën 69 lloje pijesh me përmbajtje kokaine, duke përfshirë edhe Coca-Colan.
Një farmacist në Xhorxhia, J.S Pemberton e shpërndante për trajtimin e dhimbjes së kokës, histerinë, melankolinë dhe për qëllime tonike.
Formula e tij nuk linte asnjë dyshim për praninë e lëndëve narkotike: gjethe koka, arra afrikane të colas dhe një sasi e vogël kokaine, të gjitha këto në formën e shurupit të gazuar.
Emri i tij gjithashtu nuk linte dyshime në lidhje me burimin e frymëzimit. Në 1885 u regjistrua me emrin “French Wine of Coca Ideal Tonic” dhe tregu i tij u lidh me intelektualë dhe artistë ashtu siç kishte bërë Mariani me verën e tij.
Pemberton ia shiti patentën A. Grigs Candler, themelues i “Coca Cola Company”, që u detyrua të hiqte dozën e alkoolit me nxjerrjen e ligjit që e ndalonte atë në shtetin e Xhorxhas, duke shtuar arrë Kola, esenciale të agrumeve dhe ujë të gazuar.
Në vitin 1909, gjithashtu iu desh të zëvendësonte kokainën me kafeinën për shkak të kritikave që shpërthyen ndaj drogave. Dëshmia e të varurve dhe familjeve të prekura filluan të ndikonin në opinionin publik.
Vin Mariani u ndalua në vitin 1914, pak para vdekjes së shpikësit të saj, kur po njiheshin më shumë detaje rreth efekteve serioze të varësisë të kokainës.
Sigmund Freud e la në vitin 1896 në moshën 40 vjeçare, pasi përjetonte takikardi, dhe pa se si kjo ndikonte edhe në kapacitetin e tij intelektual.
o.j/dita

Attachments
-
[email protected]11.8 KB · Shikime: 0
-
[email protected]11.8 KB · Shikime: 0