Historia e përparëses së vjetër të gjyshes…

D.

.
90A55A05-C8E0-4DDB-83C1-481D460E8D38.jpeg


Një mesazh si ky, shumë kuptimplotë, na rikthen në kujtimet më të bukura të jetës. Fëmijëria e pakthyeshme, fle përgjithmonë brenda nesh. Në thellësitë e shpirtit, secili prej nesh ruan portretin e ëmbël të atyre njerëzve të sakrifikuar që na mbajtën në prehër e përkëdhelën, me dashurinë më të veçantë në botë…atë të gjyshërve!!!
mes-1.jpg
Qëllimi i parë i përparëses së gjyshes ishte të mbronte rrobat poshtë, por njëkohësisht: shërbente si dorezë, për të kapur tiganin e nxehtë nga furra;
Ishte e mrekullueshme për të tharë lotët e fëmijëve dhe në disa raste për të fshirë fytyrat e bëra pis;
Në kotec shërbente për të transportuar vezët e ndonjëherë edhe zogjtë e vegjël të pulave;
Kur vinin miqtë në shtëpi përparësja shërbente për të fshehur fëmijët e ndrojtur;
Kur bënte ftohtë gjyshja mbulonte shpatullat;
Ajo përparëse e mirë dhe e vjetër tundej për t’i fryrë zjarrit dhe druve;
Me të transportoheshin patatet dhe drutë e thatë për stufën në guzhinë;
Në kopshtin e oborrit ajo shërbente si shportë për perimet, pas bizeleve e kishin radhën lakrat;
Në fund të stinës përparesja shërbente për të mbledhur mollët e rëna poshtë pemës;
Kur vinin papritur miq mahniteshim sesi ajo përparëse kthehej në leckë, për të marrë pluhurat;
Kur vinte ora për të ngrënë drekë gjyshet shkonin në fund të shkallëve dhe tundnin përparëset… dhe burrat në fushë, e dinin se kishte ardhur ora për të ngrënë;
Gjyshja e përdorte përparësen edhe për të vënë mbi parvazin e dritares, ëmbëlsirën me mollë, për t’u ftohur;
Do të duhen të kalojnë shumë vite, që ndonjë send apo shpikje tjetër, të zëvendësojë të pakrahasueshmen… përparëse të vjetër.
Bekuar, duarartat zemërbuta… gjyshet tona!!!/Konica.al

Posted on October 11, 2020 by Monitor
 

Attachments

  • mes-1.jpg
    mes-1.jpg
    47.5 KB · Shikime: 0
  • mes-1.jpg
    mes-1.jpg
    47.5 KB · Shikime: 0
Zot sa dashuri japin. :))
Me vjen keq qe ne vitet tona,sa shkon e zbehet figura e saj.
Mardhenjet familjare po ndryshojne shume,po zbehen shume.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Tani qe pashe keto gjyshet ...sa me paska marre malli per ate gjyshen time qe me mesonte vjersha te bukura :(
 
  • Mërzi
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top