Historia e një maçoku që preku mbarë botën. Duajini kafshët si qenie me jetë, jo thje

historia-e-nje-macoku-3.jpg
Ditët e fundit ka qarkulluar në internet videoja e një maçoku me emrin BenBen, i cila ka prekur zemrat e gjithë shikuesve. Bëhet fjalë për një maçok të mërzitur dhe shumë të sëmurë, i cili u çua për kurim në një klinikë veterinare. BenBen kishte shumë plagë nëpër trup, dëmtime në shtyllën kurrizore, kocka të thyera dhe një vesh të dëmtuar. Mendohet se të gjitha këto i janë shkaktuar nga sulmi i ndonjë kafshe të madhe, por ajo që u tha nga veterinerët, ishte se shanset e tij për të jetuar ishin të ulëta. Edhe pse të mërzitur, ata nuk mund ta shëronin dot maçokun e sëmurë dhe ta kthenin atë sërish siç ishte më parë, ndaj vendosën t’ia ndërprisnin kurimin. Gjatë gjithë kohës, maçoku rrinte i mërzitur, sikur ta ndiente se do të ngordhte së shpejti. Ai as hante dhe as pinte.

Historia e maçokut u transmetua edhe në televizione dhe një zonjë me zemër të madhe dëgjoi për historinë e tij. Një ditë përpara se veterinerët të aplikonin tek maçoku eutanazinë aktive (t’i injektonin një medikament që do e bënte atë të ngordhte), ajo vendosi ta birësonte atë dhe ta merrte në shtëpinë e saj. Në shumë pak orë pas adoptimit, tek maçoku u vu re një transformim masiv dhe i pabesueshëm. Ai dukej më i lumtur dhe donte të luante me ‘pronaren’ e tij të re, edhe pse plagët nuk ia lejonin shumë lëvizje. Dukej sikur BenBen e ndiente ndryshimin e jetës së tij dhe se tani mund të ishte një maçok i lumtur dhe i sigurtë në shtëpinë e re.
historia-e-nje-macoku-2.jpg
Edhe pse veterinerët thanë se ai nuk do të mund të ecte dot më, ai nisi të ecte dhe të vraponte si çdo maçok tjetër normal. Vetëm me pak dashuri, maçoku më i trishtuar në botë u shndërrua në maçokun më të lumtur.

Kafshët kërkojnë nga ne mbrojtje dhe dashuri. Gjithë besimin e tyre e vendosin tek ne dhe në këmbim na japin shumë dashuri dhe kënaqësi në jetët tona. Mos i trajtoni kafshët si kafshë. Trajtojini si qenie me jetë. Kur ne u japim atyre dashuri, mund të ndodhin edhe mrekulli si rasti më sipër.
historia-e-nje-macoku-1.jpg
Mëshira është forma më e madhe e dashurisë dhe dashuria për çdo qenie me jetë, është vlera më e madhe e çdokujt nga ne. / bota.al
 

Attachments

  • historia-e-nje-macoku-3.jpg
    historia-e-nje-macoku-3.jpg
    30.7 KB · Shikime: 0
  • historia-e-nje-macoku-2.jpg
    historia-e-nje-macoku-2.jpg
    23.8 KB · Shikime: 0
  • historia-e-nje-macoku-1.jpg
    historia-e-nje-macoku-1.jpg
    24.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top