Historia e Megit të Nobisit, vajzës që la Athinën për Tiranën

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Capture-4-1-602x381.jpg

Nga Anxhela Ferra

Migena ishte vetëm 17 vjeçe kur u nis për të jetuar në Greqi. Vajza nga Përmeti tregon për dritare.net se ishte e frikësuar për këtë ndryshim që e priste, por njëkohësisht e entuziazmuar për të njohur vende të reja. Larg qytetit të vogël, e larg mentalitetit ndrydhës.

“Nuk kam qenë gjithmonë kështu, me idetë e qarta e këmbëngulëse. Kur ika isha e vogël, vija nga një qytet i vogël. Isha shumë e urtë, e turpshme dhe vetëm qaja.”

Pas një viti, jeta e Migenës zbukurohet me ardhjen në jetë të Aleksandrit, djalit të saj. Gjatë kësaj kohe, angazhimi i vetëm për të ishte rritja e foshnjës së vetë. Por, më pas Megi, siç e thërrasin të gjithë, ndjeu nevojën për të nisur edhe ajo një punë.

“Dy vitet e para kam qëndruar në shtëpi me Aleksandrin. Por, doja që të kisha një punë, përveç nevojës sime për të pasur një profesion, do të ishte një ndihmesë financiare në familje. Vendosa të bëja një kurs për estetiste, më pëlqente shumë të merresha me bërjen e thonjve. Madje edhe kur takoja njerëzit, në fillim i shihja duart. Në këtë mënyrë bashkova punën me pasionin tim. Kur isha 22 vjeçe fillova të punoj dhe që prej asaj kohe jam marrë vetëm me thonjtë.

Gjatë gjithë kohës që isha në Greqi, unë kam punuar në të njëjtin vend e në të njëjtën qendër estetike, në një prej zonave më të mira të Athinës. Ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe asnjëherë nuk e kam ndjerë racizmin. Klientet që vinin ishin të shtresës së mesme dhe të lartë, kam mësuar shumë prej tyre.”
2-22.jpg

Pas më shumë se tetë vitesh, Megi kthehet në Shqipëri, ku do të përballej me jetesën në një qytet të ri për të, siç ishte Tirana.

“Ndonjëherë më duket vetja pak si emigrante këtu, sikur do qëndroj edhe dy- tre vite e më pas do të largohem. Në fillim nuk e imagjinoja dot se do të jetoja këtu e aq më pak që do të rrija kaq gjatë. Tirana më pëlqen, edhe pse nëse e krahasojmë me Athinën ka shumë diferenca, por, unë ndjehem shumë mirë këtu.”
45.jpg

Pasi vjen në Tiranë, me eksperiencën e gjatë që kishte fituar në kryeqytetin grek, Migena fillon punë në qendrën Nobis. Prej vitit 2012, Megi kujdeset për duart dhe thonjtë e të gjitha zonjave dhe zonjushave që vizitojnë qendrën.
3-16.jpg

“Sapo erdha, gjeta punë shumë të mirë, pranë Nobis dhe për këtë arsye gjithë boshllëkun që ndjeva kur u largova nga Greqia, në anën profesionale, m’u zëvendësua menjëherë. Për më tepër, këtu ka shumë që flasin greqisht dhe ndonjëherë më ngjan sikur jam andej.

Ndjehem shumë rehat në punën time sepse bëj atë që dua dhe klientela është shumë e zgjedhur dhe fine. Shkon për shtat dhe me stilin tim në punë, unë jam për gjërat e thjeshta dhe fine. Unë i dua gjërat të pastra e të rregullta, nuk më pëlqejnë gjërat e tepruara, gurët e mëdhenj. Por, në çdo rast varet nga thoi i klientes dhe çfarë stili i shkon, ose dëshirat e saj. Më pëlqen puna ime, e bëj me shumë pasion e dashuri.”

اdokush që takon për herë të parë Migenën, kupton pasionin me të cilin ajo bën punën e saj dhe dashurinë që ka për të bukurën dhe nuk i ndahet më, sepse askush nuk di të trajtojë thonjtë si Megi e Nobisit./ dritare.net
4-11.jpg
 
Kishe gjo me kacurrelet ti?? Se kshu qeka si rrush po lajmin se kuptoj
 
Edhe ca ka ktu per artikull? Apo per tu informuar qe tek Nobis punon nje Megi, qe u ben thonjte zonjave te ronda kryeqytetase :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top