Historia e Krishterimit në Shqipëri

*ena*

*Yll Bote*
Historia e Krishterimit në Shqipëri

Shqipëria ka qenë, ne fakt, nje nga vendet e Evropes qe u has me hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dime se pergjate bregut ilir ka patur ngulime relativisht te hershme te krishteresh. I pari qe predikoi(paratha ) ungjillin ne Shqiperi mund te kete qenë vetë Shen Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotesova predikimin e Ungjillit te Krishtit" (Romakeve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar ne Epir. Nje numer i papercaktuar te krishteresh ka jetuar ne portin e Durresit ne vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katert deri ne te pestin krishterimi kishte lene gjurme te dallueshme anembane vendit. Peshkopet e krishtere nga FV dhe Maqedonia Salutare, dmth zyrtaret e larte nga Shqiperia lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kane marre pjese ne Keshillin e pare Ekumenik qe u mblodh ne Nikea ne vitin 325 te eres se nga Perandori Konstandin (sundoi ne 307-337 e.r.) qellimi i te cilit mes te tjerash ishte te pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorise. Gjithashtu, pese a gjashte peshkope nga FV, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjeter moren pjese ne Keshillin e Sardikes ne vitet 343-344 e.r.). Gjysme shekulli me vone, ne 395, Shqiperia Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis Perandorise Romake te Lindjes dhe asaj te Perendimit, pasi gjendej qe ne krye te heres ne kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perendimit Italian. Ajo mori dhe perfitoi nga te dyja kulturat por njekohesisht e pesoi keqas ne shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave te perandorise. He për he, pak te dhena kemi mbi Kishen e Krishtere te hershme ne Shqiperi ngaqe strukturat kishtare u fshine me pushtimin dhe ngulimet sllave te Shqiperise aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjeten e hershme "Dark Ages" (Kohe te Erreta), e pershkuan me se miri erresiren e plote te Shqipersie se asaj kohe.

Ne monografine e tij Geografia Ecclesiastica dell'Albania, botuar ne 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi ne nje liste rreth 275 kisha katolike qe ekzistonin ne Shqiperi aty nga midis dhjetevjeçareve te fundit te shekullit te gjashtembedhjete dhe mesi i te shtatembedhjetit. Keto kisha ishin emertuar sipas nje sere shenjtesh te krishtere, mbi dyzet ne teresi, por po ta verejme me me kujdes listen, shohim se mese gjysma e kishave te asaj periudhe mbante emrat e vetem kater shenjteve: Shen Meria (Santa Maria Vergine), Shen Kolli (San Nicola), Shenepremte (Santa Veneranda) dhe Shen Gjergji (San Giorgio).

Nga 275 kisha katolike te renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shen Merise, me shume se cilitdo shenjti tjeter. Kishte kisha historike katolike ne Ulqin (sot ne Mal te Zi), Shurdhah (Shkoder), Dejث(Shkoder) dhe Drisht (Shkoder) qe ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shenuar ne 1353, Naraç (Shkoder), Hajmel (Shkoder), Renc (Lezhe), Fishte (Lezhe), Troshan (Lezhe), Kalivaç (Lezhe), Lezhe, Mertur (Puke), Surroj (Kukes), Shperdhaze (Mirdite), Malaj (Mirdite), Ndershene (Mirdite), Nderfane (Mirdite), Lure (Diber), أ‡idhne (Diber), Gur i Bardhe (Mat), Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Kruje), Kepi i Rodonit (Durres) shenuar ne 1418, Brar (Tirane) qe prej shekullit te dymbedhjete, Skuterre (Tirane), Pellumbas (Tirane), Buçimas (Tirane), Linze (Tirane), dhe Bishqem (Peqin).

Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse perkushtuar Virgjereshes se Bekuar midis te cileve ata ne: Berat qe nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan qe nga viti 1833, Ardenice (Lushnje), Apolloni (Pojan, Fier), qe nga fillimi i shekullit te trembedhjete, Dhermi (Vlore) nga shekulli i trembedhjete te i katermbedhjeti, Dhiver (Sarande) e vitit 1604, Peca (Sarande) e vitit 1770, Piqeras (Sarande) e vitit 1672, Nivice-Bubar (Sarande) e shekullit XVII, Malçan (Sarande) aty nga viti 1600, Marmiro prane Orikumit (Vlore) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Kameno ne verilindje te Delvines, Zvernec (Vlore) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokaster) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokaster) qe nga viti 1622, Koshovice (Gjirokaster) qe nga viti 1669, Saraqinishte (Gjirokaster) qe nga viti 1634, Nivan (Gjirokaster) qe nga viti 1702, Konicka (Gjirokaster) qe nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokaster) Llongo (Gjirokaster), Treneshishta (Gjirokaster), Vanister (Gjirokaster), Peshkepi (Gjirokaster) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Zervat (Gjirokaster) e hapur qe nga fillimi i i shekullit te dhjete, Labove e Kryqit (Gjirokaster) qe nga fundi i shekullit te dhjete, Skora (Gjirokaster) qe nga viti 1773, Sopik (Gjirokaster) qe nga viti 1770, Leusa (Permet) qe nga viti 1812, Kosine (Permet) nga shekulli i dymbedhjete te i katermbedhjeti, Seranjperat (Permet)nga shekulli XVII, Leskovik (Erseke), Barmash (Erseke) qe nga viti 1616, Postenan (Erseke) qe nga shekulli i shtatembedhjete te i tetembedhjeti, Lashove (Erseke) qe nga shekulli i tetetmbedhjete, Voskopoje (Korçe) nga viti 1712, Vithkuq (Korçe) nga shekulli i shtatembedhjete te i tetembedhjeti, Maligrad ne Liqenin e Prespes qe nga viti 1345, Pogradec, Niçe (Pogradec) qe nga shekulli i tetembedhjete, dhe ne Lin (Pogradec). Shen Meria adhurohej sidomos gjate shtegtimeve ne diten e perkujtimit te saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes ne Qiell, e njohur ne Shqiperi si Shen Meria e Gushtit. Për ortodokset kjo dite festohet si Fjetja e Shen Merise, dikur e shenuar me 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani me 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime ne nderim te Shen Merise perfshinin e dhe ngjitjen ne male te larta, mbeturine e kulteve te hershme te para-krishtera: ne malin e Tomorrit, ne malin e Gjalices prane Kukesit, ne malin e Shen Lleshit prane Krujes, ne malin e Kundrevices te Kurveleshit, ne malin Pashtrik ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves. Pjeter Bogdani (rreth 1630-1689) e pershkruan festimin ne malin e fundit ne 1681 si vijon: "E kalojne aty gjithe naten, me daulle, bilbila, duke kercyer e kenduar.

Pas mesnate fillojne nje procesion te perzier muslimanet, serbet dhe greket me qirinj te ndezur dylli, me gjatesi te ndryshme sipas moshes se personit qe i mban ne dore. I sillen rrotull majes se malit me te larte për tre ore me kembet zbathur (disa nga muslimanet qe prijne janثkaleruar.)"Ne Shqiperine qendrore, grate shterpe udhetonin për ne plazhet e Kavajes dhe te Durresit për t'u lare ne ujerat e detit. Ky zakon, me te cilin grate shpresonin te mbeteshin shtatzena, u ndoq ne heshtje e pa buje edhe gjate diktatures komuniste. Ne Selte, ne zonen e Shpatit te Shqiperise qendrore, gjate kesaj dite flijohej nje lope.

Ne fshatin e Bibajt te Rekes se Eperme (Maqedoni), shqiptaret orotodokse festonin ne 4 dhjetor Shen Merine e Dimrit. Edhe shqiptaret ortodokse te Shqiperise e shenojne kete feste, e njohur edhe me emrin Festa e Paraqitjes se Shen Merise ne Tempull, duke e festuar me 21 nentor sipas kalendarit latin. Sipas tradites, gjate kesaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej buke e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.

Po ne Reken e Eperme, ne fshatin e Sences kryhej festa e Shen Merise se Vogel, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahçe St|marie N'ic) e cila perkujton lindjen e Shen Merise me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani me pergjithesisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet edhe si Dita e Bleteve, meqe perkon me periudhen e vitit kur kryhet shitblerja e bleteve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodres e festonin diten e Shen Merise me 8 shator, ndersa banoret e Vuklit dhe te Nikçes e nderonin Virgjereshen me 24 maj. Shen Meria pernderohej ne veçanti brenda kishes katolike te Shqiperise si Zoja e Shkodres (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit te Mire (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojes se Shkodres shenohej nga te gjithe fiset katolike te veriut. Keshilli i katert i peshkopeve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e Shkodres APajtore te Shqiperise <at> . Zoja e Shkodres ka edhe nje legjende te veten: Zoja (Madonna) gjendej ne fillim ne nje kishe te vogel te Shkodres se vjeter ne kembe te malit te Rozafes, ku katoliket e Shkodres e pernderonin portretin e saj ne nje pikture me boje vaji. Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te çshenjteronin kishen, piktura u shkeput për mrekullit nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik për ne Itali. E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti ne pikture i Zojes erdhi e u preh ne qytetin e Genazzano-s prane Romes, ku u ngrit nje kishe ne nder te saj, Kisha e Zojes se Kshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio) Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano-s ka qene pike shtegtimi për katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, përnderimi i Zojës se Genazzano-s u perhap edhe mes arbereshve te Kalabrisë, ne veçanti ne San Benedetto Ullano, fale klerikut Stefano Rodotأ . Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe eshte 26 prilli. Edhe Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone shume e përnderuar nga katoliket shqiptare te veriut. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek ajo. Megjithate, jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese, kisha u rrafshua pertoke.
 
Historia e shejtoreve ne Shqiperi

Historia e shenjteve ne Shqiperi fillon me nje numer martiresh te hershem te krishtere te cilet vepronin brenda vendit apo qe kishin ndonje fare lidhjeje me te. Keta shenjte, sidoqofte, nuk ishin shqiptare ne kuptimin etnik te fjales. I pari i tyre ishte Shen Asti (Astius), peshkop i Durresit ne kohen e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjate kesaj kohe, shume te krishtere u arratisen ne Shqiperi për t'i shpetuar perndjekjes ne Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtate martire te shenjte: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, te cilet, me te mberritur u arrestuan, u hodhen ne zinxhire dhe me pas u mbyten ne Detin Adriatik. Vete Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durresit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua për vdekje, siç duket ngaqe nuk pranoi te adhuronte Perendine Dionis. Dita e festes se tij ështث9 korriku. Ende me pak e njohur ështثlegjenda e Shen Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendes ne Iliri dhe e torturuan bashke me shokun e tij Laurin si dhe me punetoret e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaqe kishin ndihmuar ne ndertimin e nje kishe te krishtere. Ai u hodh ne pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dyte. Disa autore e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta te Ulpianes, ne jug te Prishtines. Dita e festes se tyre ështث18 gushti. Shen Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u be peshkop i Mesines dhe i Ilirise kur ende s'kishte mbushur njezet vjeç. Duket se ka jetuar ne Vlore. Nuk dime shume mbi te perveç faktit qe u thirr ne Rome rreth viteve 117-120 dhe qe u martirizua bashke me te emen, Shen Anthin (Anthia) dhe njembedhjete shoke gjate nje fushate perndjekjeje anti-te krishtere gjate sundimit te Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festes se tij ështث18 prilli. Shen Therini (Therinus) i ngulimit te lashte te Butrintit ne jug te Shqiperise se sotme, u ther bashke me nje numer martiresh te tjere gjate sundimit te Perandorit Decio (Decius, 249-250) ne shekullin e trete. Dita e festes se tij ështث23 prilli, e njejte me ate te Shen Gjergjit. Se fundmi, Shen Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjate sundimit te Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit te peste, Donati ka qene Peshkop i Evorese ose Eurias, qe ndoshta mund te identifikohet me qytetin e Paramithise ne Cameri. Atij i mvishen shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar nje pus te helmatisur, ka shpetuar te bijen e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur te vdekurit. Vdiq ne vitin 387. Eshtrat ia shperngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne vitin 602 për t'ia shpetuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasoje nje çeshtje jurisdiksioni mbi te drejten e ruajtjes te relikeve te shenjta, mosmarreveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u perhap shume gjate mesjetes. Dita e perkujtimit te tij ështe 30 prilli.

Burimi i panjohur - Libra shkollor
 
Pe: Historia e Krishterimit në Shqipëri

"Historite" e mesiperme nuk kane te bejne aspak me Kishen Orthodhokse te Shqiperise.
Me poshte po e paraqesim kete histori:

Treva e Shqipërisë së sotme, e shtrirë përgjatë pjesës veriore të bregdetit Jon dhe pjesës jugore të bregdetit Adriatik si dhe në brendësi rreth pjesës perëndimore të aksit të rrugës Egnatia, merrte pjesë drejtpërdrejt në brumëzimet politike e shpirtërore të tri perandorive të njëpasnjëshme: romake, bizantine dhe osmane. Njëkohësisht, u bë objekt sulmesh e plaçkitjesh barbare nga popuj të ndryshëm (hunët, gotët, normanët, serbët, bullgarët, venedikasit etj.), të cilët synonin territorin e saj. Qendrat më kryesore mitropolitane, gjithmonë kishin përbërje shumetnike, me praninë e elementit ilir, helen e romak, por dhe herë pas here me mbetje të tjera pushtuesish të ndryshëm.

Në bazë të juridiksionit kishtar të krahinave të Shqipërisë së sotme, dallojmë këto periudha:

1) Nga vitet apostolike deri në vitin 731 –gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vikariatin roman të Selanikut.

2) Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI –nën Patriarkanën e Konstandinopojës.

3) Nga fillimi i shek. XI deri në vitin 1767 –shumica e episkopatave gjenden nën Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit.

4) Nga viti 1767 deri në vitin 1937 –nën Patriarkanën e Konstandinopojës.

5) Nga viti 1937 deri në ditët tona –Autoqefale.

Burim ketu si dhe me poshtei: Kisha Orthodhokse Autoqefale, www.orthodoxalbania.org
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top