Historia e gruas që mbeti e paralizuar pasi kaloi në orgazëm

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
-800-0-fa549c77cdf7b838622ec323ca36bb57.jpg

Lucinda ishte 26 javëshe shtatzënë kur pësoi goditjen fatale. Ajo po bënte seks me bashkëshortin e saj dhe pasi kaloi në orgazëm, ndjeu një dhimbje të mprehtë në kokë, sipër syrit të djathtë.


Ishte diçka që e kishte përjetuar dhe më herët e prandaj nuk u shqetësua për dhimbjen. “Kam pasur përherë dhimbje koke pas orgazmave dhe prandaj s’isha e shqetsuar. Dhimbja është si një ngrirje truri, shumë e dhimbshme, por nuk zgjat shumë,” tregon ajo.

Në ditën e ndodhisë, dhimbja nuk u largua. Lucinda ishte në agoni, përpëlitej në krevat dhe qante. Menjëherë bashkëshorti i saj mori ambulancën. “Aty fillova të panikosesha. Mendova se mund të kisha hemorragji në tru. Pas kësaj, çdo gjë ishte e turbullt,” tregon Lucinda.

Pasi arriti në spital, skanimet zbuluan se ajo kishte hemorragji në tru dhe nuk mund të fliste. Lucinda u fut në një koma të induktuar dhe gjatë kësaj kohe, mjekët kryen një operacion në tru për të çliruar presionin e mbledhur. Foshnja e saj ishte e sigurt dhe nuk lindi para kohe gjatë operacionit. Gjashtë ditë pas ndërhyrjes, Lucinda u zgjua nga koma.

Ndodhia ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetën e Lucindës. Ajo mbeti e paralizuar në gjithë gjysmën e majtë të trupit dhe përdor gjatë gjithë kohës një karrige me rrota për të lëvizur. Foshnja e saj lindi tre muaj pas hemorragjisë dhe është shëndoshë e mirë. Lucinda tregon se çdo gjë do të ishte shmangur nëse ajo do t’i kishte treguar neurologut të saj për dhimbjen e kokës që ndiente pasi kalonte në orgazëm. Sidoqoftë, jeta e saj është kthyer në normalitet. Jeta intime me bashkëshortin e saj është funksionale dhe e bija është e shëndetshme dhe e lumtur.

Gazeta Sot
 
Iktus post-koital.
Nje gje skuptova si e futen ne kome i ben dhe operacion (anestezi) e femija spesoj gje?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top