Historia e dhimbshme e 70 vjeçarit: Dua vetëm 1 thes miell për dy fëmijët e mitur

Guest2

Antarë i Respektuar
babai.jpg


Dy fëmijë të mitur, Mirela 11 vjeç dhe vëllai Sokoli pak më i vogël se ajo jetojnë mes skamjes dhe varfërisë në një fshat të Laçit me babain e tyre 70*vjeçar Gani Guri, me të cilin jeta është treguar e ashpër.

Në emisionin “Me zemër të Hapur” Ganiu është rithyer sot me dy të vegjlit e tij për të kërkuar të paktën një thes miell që të mund të jetojnë.

I moshuari i sëmurë ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh që pasi i dha fund martesës me gruan e parë, me të cilën kishte 7 fëmijë. Ai rrëfen se në 2004 vendosi të martohet sërish me Vjollca Përgegën me të cilën lindi dy fëmijë të tjerë, Mirelën dhe Sokolin por pas 5 vitesh gruaja e dytë sëmuret dhe vdes.

Për të vegjlit u kujdes Lulja, vajza e Ganiut nga martesa e parë, e donin aq shumë sa ishin mësuar ta thërrisnin nënë, por 18 muaj më parë jeta iu dha një tjetër goditje, Lulja vritet barbarisht nga bashkëshorti në Vlorë.

Të vegjlit mbeten vetëm me babain e sëmurë, ndërsa fëmijët më të mëdhenj të Ganiut nuk u kujtuan më për të! E vetmja gjë që kërkon sot është një ndihmë, një pension për të vegjlit e tij dhe një thes miell që të mund t’i ushqejë! Nga shërbimi social ai merr vetëm 34 mijë lekë të vjetra, thotë se ka punuar 12 vjet dhe nuk përfiton dot pension as për vete as për të vegjlit, ndërsa sot kërkohet që të bëhet diçka konkrete për të e të vegjlit.
Opinion.
 
Titulli: Historia e dhimbshme e 70 vjeçarit: Dua vetëm 1 thes miell për dy fëmijët e

Cfare fatkeqesie njerezore...Zoti u ndihmoft
 
Titulli: Historia e dhimbshme e 70 vjeçarit: Dua vetëm 1 thes miell për dy fëmijët e

Pertej asaj qe eshte gjynah,edhe patjeter ka nevoje per ndihme...por vras mendjen po kalamajt ne ate mosh c'ju deshen ?!!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top