sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Që prej lindjes së fluturimit, aeroplanët dhe mjetet e tjera fluturuese kanë pësuar aksidente. Kjo për shkak të natyrës së fluturimit, ku nëse ndodh një aksident mundësitë për manovrim janë shumë herë më të vogla se në tokë. Për këtë arsye, mjetet e fluturimit po perfeksionohen gjithnjë më shumë, në mënyrë që të limitohet mundësia e aksidenteve dhe pilotët trajnohen gjithnjë e më shumë. Pavarësisht kësaj aksidentet vazhdojnë të ndodhin, edhe pse sipas statistikave fluturimi është forma më e sigurt e transportit. Në fakt, arsyeja pse ndodhin rrallë dhe numri i madh i viktimave i bëjnë aksidentet ajrore lajme në shkallë botërore. Gjithsesi, ndërkohë që mundësia e aksidenteve ajrore në ditët e sotme është e rrallë në krahasim me mjetet e tjera të transportit, mundësitë për të humbur jetën në një raste të tilla janë shumë të larta. Janë bërë shumë përpjekje për të krijuar një model që do funksiononte për fluturim dhe pionierët e parë të aviacionit kanë humbur jetën duke provuar mjetet që kanë krijuar. Otto Lilienthal humbi jetën pasi një prej avionëve të tij pa motor u përplas. Në fluturimin e tij të 2500-të në gusht të vitit 1896, një shkulm ere bëri që ai të rrëzohej nga një lartësi prej 17 metrash, duke pësuar fraksion në shtyllën kurrizore. Ai vdiq ditën tjetër duke thënë fjalët “sakrificat janë të nevojshme”. Percy Pilcher ishte një tjetër pionier premtues i aviacionit. Ai vdiq duke testuar modelin “Fajkoi” më 20 shtator 1899. Ashtu si Lilienthal, skicat dhe idetë premtuese të aeroplanëve të motorizuar morën fund pas vdekjes së tij. Disa përpjekje të tjera dështonin në ulje, ndërkohë që të tjerat nuk fitonin dot lartësinë. Avioni “Wright Flyer” thuajse u përplas në ditën e tij historike të fluturimit duke pësuar dëmtim gjatë uljes. Togeri i ushtrisë amerikane, Thomas Selfridge u bë personi i parë që humbi jetën në një mjet fluturues me motor në vitin 1908, kur avioni i tij i pilotuar nga Orville Wright u përplas pasi helika u thyem gjatë testeve ushtarake në “Fort Myer” në Virxhinia. Thuajse 80 përqind e aksidenteve ajrore ndodhin direkt pas nisjes ose pak para uljes dhe shpesh konsiderohen se kanë ndodhur për shkak të gabimit njerëzor. Katastrofat në fluturim janë të rralla, po jo të paqena. Siguria në aviacion ka bërë rrugë të gjatë në thuajse 100 vjet implementim. Në kohët moderne, dy prodhues të fuqishëm prodhojnë akoma mjete të rënda transporti ajrore për pasagjerë për tregun civil, “Boeing” në SHBA dhe kompania evropiane “Airbus”. Të dyja kanë vënë theksin në përdorimin e pajisjeve të sigurisë, duke pasur parasysh se siguria e ulët është kërcënim dhe për mbijetesën e korporatës. Në SHBA, shumë prej incidenteve ajrore civile hetohen nga Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar (NTSB). Kur hetohet një aksident ajror, ekspertët mbledhin gjithë të dhënat nga vendi i rrëzimit dhe përcaktojnë shkakun apo shkaqet. “NTSB” gjithashtu heton incidentet që ndodhin në shtetet e tjera, në bashkëpunim me autoritetet vendore të hetimit, në ato vende ku aksidenti përfshin një mjet fluturimi amerikan. Në Britaninë e Madhe agjencia përgjegjëse për hetimin e aksidenteve ajrore të transportit civil është “Air Accidents Investigation Branch” e Departamentit të Transportit. Qëllimi i saj është të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit dhe të bëjë rekomandime për shmangien e tyre në të ardhmen.
Në një studim të 1834 aksidenteve të ndodhura nga viti 1950-2006 shkaqet kanë qenë:
53 përqind – Gabime të pilotit
21 përqind – Probleme teknike
11 përqind – Kushtet klimaterike
8 përqind - Gabim njerëzor
6 përqind - Sabotazh, bomba, rrëmbime
1 përqind - Shkaqe të tjera
Sipas një studimi të kompanisë së prodhimit të avionëve “Boeing” shkaqet e aksidenteve nga viti 1996-2005 janë:
55 përqind – Gabime të ekuipazhit
21 përqind – Probleme teknike
11 përqind – Kushtet klimaterike
8 përqind - Gabimet njerëzore
6 përqind - Kontrolli i trafikut ajror
1 përqind - Mirëmbajtja
Kompania “Trantolo & Trantolo” ka krijuar një listë të shkaqeve të aksidenteve ajrore sipas radhës:
Gabimet e pilotit
Kushtet klimaterike
Defektet e motorit
Përplasjet në ajër
Mungesa e kujdesit teknik
Dështimi i pjesëve
Gabimet e kontrollorit të trafikut ajror
Ngarkesa e pozicionuar keq
Pajisjet difektoze në bord
Shpërthimet e serbatorit
Në një studim të 1834 aksidenteve të ndodhura nga viti 1950-2006 shkaqet kanë qenë:
53 përqind – Gabime të pilotit
21 përqind – Probleme teknike
11 përqind – Kushtet klimaterike
8 përqind - Gabim njerëzor
6 përqind - Sabotazh, bomba, rrëmbime
1 përqind - Shkaqe të tjera
Sipas një studimi të kompanisë së prodhimit të avionëve “Boeing” shkaqet e aksidenteve nga viti 1996-2005 janë:
55 përqind – Gabime të ekuipazhit
21 përqind – Probleme teknike
11 përqind – Kushtet klimaterike
8 përqind - Gabimet njerëzore
6 përqind - Kontrolli i trafikut ajror
1 përqind - Mirëmbajtja
Kompania “Trantolo & Trantolo” ka krijuar një listë të shkaqeve të aksidenteve ajrore sipas radhës:
Gabimet e pilotit
Kushtet klimaterike
Defektet e motorit
Përplasjet në ajër
Mungesa e kujdesit teknik
Dështimi i pjesëve
Gabimet e kontrollorit të trafikut ajror
Ngarkesa e pozicionuar keq
Pajisjet difektoze në bord
Shpërthimet e serbatorit