Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Nese dashuroni dike vetem sepse ka paraqitje, me beso nuk eshte dashuri por deshire.

Nese dashuroni dike vetem sepse eshte inteligjent, nuk eshte dashuri por admirim.

Nese dashuroni dike vetem sepse ka para, me beso nuk eshte dashuri por interes.

Por nese dashuroni dike dhe nuk e dini 'pse-në' mund t'iu them se kjo eshte Dashuri e Vertete. ♥
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Mua me mjafton nje xhest i vogel per te me
rrembyer, Nje buzqeshje per te me bere te lumtur. Me mjafton nje fjale
per te me bere per te qare, Mjafton nje shikim per te me bere xheloze se
xhelozia nuk eshte mungesa e besimit por frika e humbjes. Me mjafton me
te vertet pak. Sepse ne jete gjerat me te vogla jane ato qe vine nga
zemra, Jane ato me... te sinqerta. Pamja e jashtme me intereson, si per
te tjeret dhe per veten, por nuk eshte ajo qe me ben te dua njerez.
Ndonjhere jam perkushtuar aq shume per nje njeri sa kam harruar veten
time. Une gjithmone jap, por e verteta mbi te gjitha dua te marr. dhe
kam mesuar qe sa me shume jep aq me pak merr. Gezohem edhe me pak.
Merzitem shume shpejt dhe me shume sepse shpesh bota behet shume e vogel
dhe e ngushte per mua qe te kaloj. A e dini pse nuk jam perfekte ?
Sepse ndoshta jo cdo veprim i imi tregon natyren time te vertete. Para
se te fal dike per diçka qe me ka bere e bej te ndihet shume keq, Por
kur fal dihet se nuk harroj kurr. Kam mesuar qe bota rrotullohet por
atehere kur ste behet me vone. Jam kokeforte, kam nje karakter te
veshtire dhe shume pak njerez arrijne te me kuptojne. Kam falur
gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te
pazevendesueshem dhe harruar persona te paharrueshem. Kam reaguar edhe keq, jam zhgenjyer nga persona qe nuk e prisja. Kam mbajtur dike ne
krahe per ta mbrojtur, jam bere shok deri ne perjetesi. Kam qeshur kur
nuk ka qene e nevojshme. Me donin dhe nuk kam mundur tia kthe me te
njejten monedhe. Kam bertitur e kam kercyer per shume gezime. Kam jetuar
me dashurine dhe kam bere premtime te perjetshme, por me eshte djegur
zemra shpesh here. Kam qare duke degjuar muzike ose duke pare nje foto.
Kam telefonuar vetem per te degjuar nje ze ♥♥♥ . Kam mesuar se lotet te
ndihmojne te rritesh, se kujtimet nuk fshihen kurre, qe fjalet e hedhura
ne ere te lendojne. Kam mesuar se dashuria e vertete nuk vdes kurr jan
personat qe dorezohen. Une jam serish e dashuruar per nje buzeqeshje.
Serish kam besuar se do vdes nga dashuria dhe kam pasur frike se mos humb dike qe gjithsesi e
kisha humbur, Por kam mbijetuar, Dhe jetoj akoma. Per njerez dikur do te
kisha dhene dhe jeten Por tani e kam kuptuar qe do kisha bere nje budallek!♥
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Një tregim I bukur dashurie

Gilli filloi të flasë dhe sytë e
Sofies u ndeshën me të tijat. Zëri joshes, shikimi më I ngultë (hutuar)
se zakonisht. Kjo ishte parathënia. Pas disa vite të lumtura, Sofia
thotë: “ Kur e takova atë, karroca nuk ekzistonte as për mua e as për
të. Një tregim dashurie është gjithmonë një tregim dashurie, pa marrë
parasyshë paaftësinë: ju nuk e veni re atë”. Sidoqoftë, kur ata u
takuan, njëri prej tyre ishte tetraplegjik si pasojë e dëmtimit të
palcës kurrizore. Të pasurit dëmtim të palcës kurrizore nuk është arsye
që të braktisni jetën tuaj seksuale. Si dëshmi e kësaj është se ka shumë
njerëz me dëmtim të palcës kurrizore të cilët formojnë çifte dhe të
cilët nga aspekti seksual janë të plotësuar edhe përkundrejt dëmtimit të
funksioneve të gjenitaleve të tyre. Sime çdo gjë tjetër që është pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore, edhe
kjo është një provë e rëndë nëpër të cilën duhet të kalohet. Ju keni
arsye të mirë të jeni në ankth. Keni përshtypjen se ju nuk ndieni më,
ose organet e juaja gjenitale nuk reagojnë më si më parë. Qani, të
lënduar thellë në qenien tuaj, duke ndjerë veten tuaj si të pavlerë dhe
të vetmuar. Mundohuni të ndani dhëmbjen tuaj me njerëz të tjerë të cilët
janë në gjendje t’ju kuptojnë. Heshtja kërëcnon t’ju heqë çdo shpresë
për të gjetur zgjidhje. Dhe kurrë mos harroni se kthimi i funksioneve të
organeve viscerale (të brendshme)- përfshirë këtu edhe organet
gjenitale- mund të ndodhë një vit pas dëmtimit të palcës kurrizore. Në
rastin e dëmtimeve jo të plota, disa njerëz kanë njoftuar për
përmirësime të cilat janë bërë të dukshme (qarta) madje dy ose tre vite
pas dëmtimit të palcës kurrizore. E rëndësishme është të përjetoni
emocionet tuaja : dhimbjes duhet t’i lejohet të dalë jashtë. “Lamtumirë,
Robert, çdo gjë mbaroi…” Janeti kujtoi si ajo kishte kuptuar se ishte tetraplegjike. Ajo kishte qenë e sigurtë se ai më nuk do ta donte atë. Por ai asnjëherë nuk pushoi së menduari se ajo
ishte e bukur (e këndëshme). “ Mu desh një kohë e gjatë që të mund ti
besoja kësaj”. Sa herë që flinim së bashku, unë qeshja dhe qaja në të
njëjtën kohë. Fatmirësisht ndjehesha e lirë për të qarë. Pastaj, ishim
në gjendje të vazhdonim të bënim dashuri. E rëndësishme është të
tejkaloni emocionet e juaja; dhimbja duhet të nxirret jashtë. Të
mbajturit sekret e asaj që na shqetëson ne, të shtirurit se ndjenja të
tilla nuk ekzistojnë, nuk është ndonjë zgjidhje. Ju duhet të vendosni
t’i braktisni ato.” Po, ju duhet të tejkaloni mungesën (dëshirën) që ju
ndieni, për të përjetuar seksualitetin tuaj brenda kufinjve të tinj.
Nëse ju veç jeni në çift bashkshortor, mos e flakni personin tjetër; ju
ende mund të jeni të dëshirueshëm. Jepni vetes suaj mundësinë të jeni të
lumtur. Nëse jeni të pamartuar, ekzistojnë shpirtëra të ngjajshëm të
cilët ju mund t’i njifni (takoni) dhe joshni. Ju duhet të njihni të
tjerët po aq sa edhe veten dhe trupin tuaj- këtë të huaj të cilin ju
duhet të mësoheni ta kuptoni përsëri. Mos haroni se bukuria është në sytë e shikuesit./freskirinore/
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

***MIRE TE GJETSHA ENGJULL MBRETI I ZEMRES SIME***


E mllefosur po shkruaj larg teje por duke qen e tepert te perseris
se sa te dashuroj,duhet ber edhe perjashtime sepse shume dite i kalova
duke mallkuar prinderit,perendin dhe shume krijesa te tjera perse me krijuan
perse me anuluan lumturin e plot dhe me bezdisen duke me derguar ne kete bote pa drit.
Ne kete bote ku njerezimi vetem te mallkon.
Nuk dua te poetizohem e as te kritikoj por vendosa te distancohem
dhe pak a shume me ane te kesaj letre ti shuaj vuajtjet e mia shpirterore
ku zemres sime ti dhuroj lirin e plot.
Sa po qan kjo zemer e mjer,qan vajton per dashurin ku ne te sundojn vetem vargje
e kujtime,por edhe pse me rrembeve zemren dhe te dashuroj aq shume prap nga ti
nuk kerkoj lemosh por vetem drejtes isepse tani epshet e zemres sime fluturuan ne izikalitetin tend ku me je ber i vetmi sundimtar i zemres.
Nga pretendimet duke enderruar se po largohesh eshte shenderruar agimi ne muzg
e gezimi ne mjerim,ne qdo kend jam zhytur ne detin e kujtimeve duke lundruar drejt vdekjes.
Por mos u be i pameshirshem e me thuaj nese akoma me dashuron,mos u be vrases i zemres sime se nje dit me padyshim se do te pendohesh.
Nga njera ane te mallkoj ngase syt e mi te perlotur kerkojn shpetim por ne anen
tjeter jam edhe e kthyeshme sepse ti nuk ke faj fajtore jam une qe te dashurova aq shume.
Ditet me kalojn disi po qti bej nates ku syt e mi te mallengjyer te kerkojn ne erresiren e nates
ne mesin e yjeve qiellor ku si perbindesh me brejn shpirtin.E urrej kete qast qe po shkruaj ket leter ngase me ngacmohen plaget e zemres qe askush nuk
i din.Bot si duket perqeshet me mua Valle kaq shpejt nje djal te rrembeu zemren e une me
mburrje pergjigjem JO ngase edhe ai me dashuroj e mua me duket se e zhgenjej veten
ku ne ato momente lotet e mi rrjedhin faqeqve te mia te njoma duke me lagur edhe buzet tani
me te vyshkura.Te pakten kujtom ngase buzeqeshja treti ne erresiren e pafund buzeqeshjen
time urrejtja e plagosi.Ne keto momente me je vetem nje enderr me plot engjuj te nxir ku dialogu eshte i pa fund.
Te lutem mos tento te me rrefesh diqka ngase te urrej edhe ne enderr me dukesh
si nje bishe shkatrrimtare.Te shikoj e mllefosur i ndjej buzet tek me dridhen ku vetem ne vaj qmallem.Tani qdo gje eshte fundosur ka mbetur vetem shikimi yt i buzeqeshur
qe e mbaj mu si betimin ton. Provoja qe te lutem ngase buzet me jan tharte te therrisja
ty e ty heshtja te kishte kapluar.Syte me jan shterr lotet me jan ndal e me qka te ujis dhe
te ngjall dashurin tone
Ti........engjulli im pushon jo ne aromen e luleve po ne aromen e urrejtjeve.Pameshiresia
jote me beri te urrej qdo gje qe ekziston ne ket bote.Nuk e di kujt ti drejtohem per ndihme Perendia me duket se nuk me veren fare ngase fatekeqesisht nuk jam i vetmi engjell i Perendis.
Ne momentet e grindjese me ty me duket se kjo bot mban vetem njerez te ishujve te papar
ku jan te paisur me arme helmuese qe te brejn shpirtin e te largojn nga kjo jete zhgenjyese
Plaget e shkaktuara nga ti qdo her e me teper shtohen, kujtoj bisedat dhe provokimet e
pa numerta ne humneren e paharruar .
Te jap te kuptosh se zemren time e mbylle me nje dry dhe zingjir
ku nuk mund te dashuroj aske pas teje.Nuk mund ti shprehi askujt
dashurin , nuk mund te ja ngroh buzet dhe duart, e di se edhe ti do ndihesh keshtu sapo te dashurosh nje tjeter Nuk do te mund te thuash askujt se sa e dashuron sepse une dhe engjujt e mi do te te mallkojn perjetesisht.
Andaj te lutem kuptom dhe thuam

TE DUA mos u mundo te zhdukesh nga jeta ime
si fluskat e sapunit se nuk do te arrish kurr,mos u be fantazme e trishtuar dashurie
edhe pse te mallkoj prap se prap pretendoj qe te mbetesh nen hijen e dashuris sime.
Me fal nese te lendova me fjalet e mia por ironia dhe fyerjet e tua me kan qrregulluar
tik taket e zemres dhe kam humbur orientimin njerezor
Mbes me shpres se do te me kuptosh ate qe dua te themSkllavo pronarja e zemres suaj
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Nate Erresir .Qdo gje rreth meje flinte mua me kishte kapluar vetmia
e cila do me shoqeroj gjer ne vdekje.Me shoqeronte edhe lutja e cila
tani me mu be e zakonshme,ndersa lutjes i bashkangjitej edhe dhimbja
qe ndjej ne shpirt.
Lotet me vershonin pa ndal ngase humba lumturin e cila me shoqeronte
per qdo dit,humba zerin e embel qe e degjoja neper telat e telefonit.Ai
ze qe me bente te harroj qdo problem timin dhe me jepte shpres ndersa
tani ndoshta ia qeteson zemren dikujt tjeter.
Humbja jote me beri te mallkoj qdo gje e sidomos Perendin perse i krijoi
ne bote dy gjini?
Ti ke te drejt te me urresh e te me mallkosh aq shume sa qe nje dit te bie
viktim e ndokujt.
E per ket mbeta duke u lutur,por jo ti mos i prano lutjet e mia,refuzo qdo
gje sepse pas humbjes tuaj ndoshta do te ket fatin dikush qe te me dashuroj
aq shume sa qe do kem frik se do ta humb pahir ashtu siq te humba ty.E di se per ne dielli i dashuris sone i cili u qendis me ngjyra vuajtjesh
perendoi dhe erdhen netet pa kalim ne drit.Te lutem harrom ,humb qdo
gje timen humb buzeqeshjen time qe te falja si shenje betimi te dashuris
sone se nuk do te harroj kurr.Ti do kesh fatin qe te dashurosh nje tjeter
ku do ta dashurosh aq shume sa qe do harrosh se ndonjeher ka egzistuar
nje vajz me emrin Gona.Ndoshta nje fat te till do te kem edhe une por jo
ngase ti je i pazavendesueshem ne zemren time.Une rri e tretem ne vetmi
duke kujtuar qastet me te bukura qe kaluam bashk dhe malli me djeg ne
shpirt por ta dish edhe pse vuaj ne nje menyr ndihem mire ngase vertet
eshte kenaqesi te vuash per ate qe do
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Dikur ishin dy te rinj qe e donin shum njeri-tjetrin;por me kalimin e kohes vajza nuk ndjen tnjejten gje per djalin edhe e tradhton me dike tjeter;edhe pse vajza e tradhton djali per hir te dashuri qe ndjente per te,beri tatuazh emrin e saj;mbas shum viteve kur ai shkon nplazh edhe isht martuar;e pyet vajza"O ba aq shum mdon ti mu saqe emrin tim e ke bo tatuazh"?
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Pashe lotet ne fytyren e saj te mplakur dhe per nje adoleshente te
coroditur si puna ime ne ate kohe lotet e nje plake per nje dashuri qe e
kishte jetuar reth 50 vjet me pare ishin nje cudi e madhe.Arrija ta
imagjinoja por nuk mund ta kuptoja plotesisht.Si mund te dashuroje
njeriu aq fort e te vuaje per aq shume kohe si te ishte dita e pare e
ndarjes.
Ja qe ndodh.Une e pashe ne fyturen e rudhur te asaj plake te dashur qe per mua kishte qene si gjyshe e vertete.
Kur ishte 16 vjec u dashurua ne nje nga fshatrat e jugut ne nje familje
me tradita te forta.Zakonisht e shikonte ate djale qe nga maja e
qershise ku ngjitej kembezbathur apo ne perroi ku gjithe qejf shkonte te
mbushte uje sepse e dinte qe ai do te ishte diku rrotull.Ai e
veshtronte dhe te dy pa fjale kuptonin njeri-tjetrin ne ato kohe kur
dashuria zakonisht vritej nga familja a shoqeria.
Kaloi pak kohe derisa u takuan.Diku te fshehur e plot frike per kete akt
krejt te ndaluar qe mund tu kushtonte shume.Ajo e donte,e donte shume.
Vetem e jema e kuptoi.Nuk e linte te dilte me po ajo mbetej maje
qershise.Te dy i digjte malli per njeri -tjeterin dhe zgjidhja e vetme
ishte fejesa.
Djali i tha te atit dhe ata shkuan dhe e kerkuan doren e vajzes.Ata u
fejuan.Fejesa ishte e lumtur.Takimet te zjarrta.Dashuria e
nxehte.Endrrat e medha.
Ishte periudha pas luftes.Ai kishte qene partizan dhe tashme ishte nje
komunist aktiv qe luftonte per ideale te medha.Asaj iu aratis xhaxhai
dhe
gjema ra ne shtepi.Fejesa u prish ndonse ajo s'kishte faj dhe ai u zhduk
pa lene gjurme.Askush nuk tregonte dhe ajo sa nuk cmendej.Me zorr e martuan me dike qe as nuk e donte as nuk e kuptonte.I kam ne veshe
fjalet e saj kur tergonte
-A e dini se cdo te thote te jesh ne shtrat me burrin tend e te shohesh
fytyren e dikujt tjeter?A e dini se cdo te thote te enderrosh cdo nate
nje enderr pa shprese?
Plaka 70 e kusur vjec qante si nje vajze dhe une kurre nuk do ta harroj.
Ai jetonte ne tirane.Punonte ne ministrine e brendshme.Kishte qene i
martuar po ishte ndare.Ajo e pa ne TV pas shume kohesh ne gjyqin e
Ramizit se doli deshmimtar.Burri me te cilin e martuan vdiq i ri dhe ajo tha se ishte me mire vetem,me mire ashtu ndonse me 4 femije.
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Sa e veshtire eshte jeta ti mendos se per nje cast ke cdo gje qe ke deshiruar por por.......
Nuk eshte e drejte perse kur ne arime nje gje qe per shume kohe e kemi kerkuar vjen nje moment dhe Zoti te mer gjithcka .
Ka shume te rinje te moshes time qe kane pesuar ndarje per gjera te
ndryshme dhe eshte dhimbje megjithese une e kam provuar ne nje tjeter
menyre dhimbjen por une mendoj qe nuk ka gje me te bukur se dashuria .Me
dashurine ti ndihesh ngrote dhe je si ai zogu i vogel qe kerkon nje
strehe dhe kur e gjen ate nuk do ta leshosh kurre nuk dop te ikesh kurre
nga ajo strehe .
Kam dashuruar vetem nje here ne jeten time dhe shpesh mendoj se nuk kam
per dashuruar me ,por nuk eshte e vertete une mund te dashuroj por jo si
me pare .Shpesh njerez thone se dashuria e pare nuk reziston une nuk mendoj ashtu nuk e di nese te gjithe ju mendoni si une pra po e ke si pyetje
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Nuk Doja te qaja ma fshihu lotin qe zbriste lere,mazuri gojen te mos
flisja ,Mos me tha ne serisht do te takohemi,qesh dhe une buzeqesha .
E shikoja tek largohej dhe me pershendeste me dore une nuk kisha force ta pershendesja .
Zemra ulerinte dhe thoshte ,
-mos e ler te iki ai po iken mos e ler.
Bisedoj me henen po ajo eshte larg dhe vallezon me me misterin e valeve te detit .
Ike ne nje bote ku askush nuk e di a egziston .
Ike duke me thene se serisht do te takoheshim .
Ike dhe buzet nuk mi dhe per te fundit here .
Por une do te vi te te puth dhe te te them Gezuar ditelindjen .
Eh c'rruge e gjate deri tek buzet e tua,por une do vi le te derdhen muzgjet e mia neper valixhe kujtimesh le ti hipin nderimit te harimit une do te vi.
Cigarja digjet e bashke me te digjet cirili i gjakut te buzes se kafshuar.
Si do te jete jeta ime tani pa ty ?
Pres nje pergjigje por jasht vetem shi .
Dhe gjithmone ne momentet me delikate te jetes time bie shi edhe ti ne
nje moment te tille hyre ne jeten time dhe solle ne te dashuri lumturi
Gezim shi dhe hidherim njekohesisht ai nuk me ndahet me eshte bete
sinonim i jetes time .
JAm vetem nje 22 vjecare ,nje 22 vjecare e pa fat qe pyet se si do te
jete jeta e saje .Por asnjeri nuk kthen pergjigje as ti vete sepse ti
nuk mund te degjosh me nuk mund te qeshesh me nuk mund te qash me ti nuk
mund te besh me asnjegje .Edhe funeralin tend e perjetova si e hutuar Ne momentin kur trupi yt u ul une isha me ty aty brenda .
Shpirti im ngeli aty te te bente shoqeri se mos ndjeje vetmine e nates se pare .
Shpirti im ngeli aty u varos me ty e me ne u varos dashuria endrat rinia dhe gjithcka .
Sa frike kisha naten e pare isha e vetmuar .Mbeshteta koken mbi jastekun
e bute dhe qava ,qava derisa qepallat si gjethe te kalbura rane ne
qellin e nxete te syve te mi .
E ndjeva se me rembeu nje gjume i rende .Nje dege e thare u perplas mbi xhamin e dritares time dhe nata ma trembi .Mu duk sikur nata do te shtndrohej nje dore perbindeshe dhe do te me rembente .
Mbi tavolin ndriconte maja e thikes e rrembeva dhe e mbeshteta ne cepin e
buzes ishte e mprete e ftote majen e saje e reshqita ne mjeker e pastaj
ne qafe .
pikat e gjakut zbriten ne gjoks dhe maja e hiken ndalij ne cepin e dores .
Rahjet ishin te dobta dhe ai gjak qe capitej neper ato damare dukej sikur lypte meshire .
Mos mos mos e prek .e shtrengova thikenjo jo nuk mund ta vrisja veten
.Gjithmone ti me kishe thene qe jeta te ka falur nje shanc te bukur per
te jetuar te cilen nuk ta dha ty zemer.Te lash te ikesh por une do te vi nje dite dhe perjetesisht me ty do te ri.
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Nje vajz dhe nje djal qe jetonin qe te dy vetem ne Itali. Nje dite keta
te dy takohen dhe fillojn te dalin bashk, mbas disa kohesh vendosin te
martohen dhe kethen ne shqiperi per te bere dasmen. Mbas disa ditesh ne
shqiperi e vjerra fillon ti tregoj fotografit e familjes dhe te birit
kur ishte i vogel. Por vajza ndalet tek nje fotografi ne vecanti, ne ate
fotografi ishin nje burre dhe nje grua me nje vajz te vogel ne krah.
Mbas disa minutash ajo pyet te vjerren:
po keta kush jan?
vjerra i pergjigjet:
ky eshte vellai ime me nusen dhe vajzen e tyr por keta te dy kan vdekur ne nje aksident dhe vajza e tyre jeton ne itali. Ne ate moment vajza fillon te qaj dhe e vjerra e pyet cfare ke pse po qan?
ajo i pergjigjet sepse keta te dy jan prindrit e mij.........
Vajza
mer valigjet dhe kethet ne itali pa e tkuar me cunin duke i len vetem
nje letere ku i shkruan se nuk mund te jen me bashk kurr
Ai fillon ta kerkoj si i cmendur por e jema e ndal dhe i thote se ne te vertet ata te dy jan kushurinje........
Eshte nje histori e vertet
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Një djalë dashuronte marrëzisht një vajzë. Meqe vajza nuk ja kthente
dashurinë ai i thotë që do qëndroj poshtë dritares tënde për plot
njëqind ditë, derisa ajo të thoshte po. Me kalimin e ditëve vajzës
filloi t'i bënte përshtypje ky gjest por nuk e jepte veten. Në diten e
nëntedhjetë e nëntë ai nuk ishte më aty. Vajza qau me dënesë kur pa
mungesen e djalit. Ajo s'duhet të kishte pritur diten e njëqindtë, apo
jo ?
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Jeta jem !
Dashuria fillon qe nga mosha 15 vjeqare kur une isha ne klas te 10 dhe nidiqja mesimet kur para disa vitev isha njoftuar me heret me nje vajz e cila ishte e dashuruar me nje person tieter dhe un i ndimoja per gjithqka qe mundeja qe ate te beja te lumtur gjithmon veten e futesha ne rrezik per ti ndimuar gjithqka kur pas ndarjes me at djalin qe kishte dashur , une ende e kisha tashtme shoqe te ngushte dhe e doja si moter timen besoja ne te shum per kohen qe kalonim per gjerat qe mi tregonte , dhe me kalimin e kohes fillova te dashurohesha krejtsisht ndryshe ne te por nuk mund te ja shprehesha dashurin qe kisha ndaj saj , kur nje koh flisim , bisedonim , rrinim bashk , ku dhe ajo vinte te me vizitonte shpesh me nje net ku punoja , ku mendoja qe asgje nuk do te na ndante ket shoqeri qe kishim , ajo nje dit erdhi ne net dhe filluam te bisedonim per disa gjera pse ajo nuk mesonte kishte filluar te leshonte mesimin dhe nuk ishte me ajo vajza qe kishte qen me heret ajo me tregoji per krejt gjerat qe at e benin qe te mos mesonte ku nje nga to ishte edhe qe me donte , poashtu edhe une i tregova qe e doja qe ti letsoja dhembiet qe i kishte, nga aj moment kishte filluar dashurija jone ku nje koh te gjat ne kaluam se bashku dhe mendoja qe askush nuk do te ishte pengesa qe te mund te na ndante dashurim qe kishim njeri ndaj tjetrit , ku krejtsisht une isha ndar nga shoqnia dhe kisha len me nja an te gjitha gjerat duke menduar se kjo do te ishte e fundit per mua ne jeten time , nje koh te gjat kaluam se bashku me gjdo te mira ku i ndanim dhimbjet bashk gjithqka qka na bente te lumtur e qka na bente te vuanim, ku pas nje kohe personi qe vajze kishte dashur me kerkont te kontaktonte me mua , ku pas disa dite une lidha kontakte me te dhe bisedova me te , ku aj me tregoi disa gjera qe une kisha pytur vajzen ajo me kishte treguar krejtsisht ndryshe , dhe ku tashtme kishte filluar grindja mes nesh , per keto gjera dhe ku pas disa dite une zbulova krejtsisht gjera te tjera dhe sdija si te ja falija keto gjera qe mua me vritnin ne thellsin e zemres , ajo me kerkonte falje per gjdo qe qe me nuk do te ndodhte por une tashme isha i vdekur dhe i larguar nga kjo jet smund ti je falja asgje , me vinte keq un doja te beja per te diqka qe per ti ndihmuar i premtova qe une me te do te jem perseri shok siq kishim qen me heret , dhe une me besimin ne vetevete ja fala ket gabim qe kishte ber , koha fillonte dhe ecte ne filluam tju drejtoheshim 1 vjetorit ku kishte filluar dashuria jone , poashtu une kisha oferta dhe isha i lidhur me nje vajz tieter kur me te nuk kisha asgje me shum se shoqe , une nuk doja te tradhtoja por mendoja qe mos ta lendoja at , nje nat biseduam dhe u grindem pse une flisja me te dhe kshtut pas disa marrweshjes u detyrova qe te mos flisja me me te dhe une rash dakord me ket dhe i nderpreva kontaktet ku " e lendova shum at vajz " , me kalimin e kohes grindje mes nesh nuk ndaleshin une nuk dija qka te beja e ndaloja per shum gjera por nuk me degjonte , kur per nje koh duke ndenjur me te na takoi vllau i saj dhe kshtut fillova te bisedoja me vllaun e saj dhe ti tregoja per gjerat qe kisha me te , nga frika se mos do ndodhte diqka keq per te une i shpreha dhe i thash " ne jemi vetem shok motra juaj me don dhe e dua , neqofse eshte koha per tu bashkuar per gjith jeten do flas me prindin e saj dhe do vazhdojm " keshtut at nat u ndava nga vellau i saj me disa gjera te kqija dhe keshtut nuk ndodhi asgje kur pas nje koha e vreja se vajzen qe e doja ajo ndjente diqka , e pyesja gjdo dite se qfar i ka ndodhur por nuk me tregonte kur nje nat filluam te bisedonim krejt gjerat , ajo me tregoi se ne kohen kur une isha duke kaluar me te ajo kishte kaluar edhe me nje person tieter kjo me beri mua qe lotet e mi mos te ndaleshin , sepse une gjat gjith kohes e vreja se si ajo behej nerwoz dhe i qiste krejt senet ne mua dhe keshtut une at nat si i larguar nga jeta , u largova nga ajo ku at nat gjat gjith kohes mendohesha per ket qe kishte ndodhur nuk besoja qe kjo ishte realitet , mendoja qe isha ne nje enderr te zhytyr fell , por jo kjo ishte nje realitet qe ishte gjithqka me vetdije dhe pas ndarjes gjith nata me shkoji duke qar dhe duke menduar se pse ishim ndar kur nuk arritem te festonim 1 vjetorin te cilin 3 dit na ndanin per te festuar , dhe pa as nje pik gjum ne sy un qaja dhe i vuaja te gjitha gjerat , tashmte e vetmja gje qe me ben te qfryem eshte lapsi dhe fleta ku i shprehi ndjenjat e mia ... nLkt.
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Pas nje viti te shkruaj kete leter... Shume kohe kam menduar e asnjehere skam guxuar. Jam ndier egoist vec per veten time, por tani jam shume larg i mbytur ne kujtime...Ishe pjesa me e mire qe ne jete me ka ndodhur... Nje FEMER ideale diku larg me eshte zhdukur... Sa here te kam genjyer dhe gjithmone me ke besuar...sa here ti mi ke falur ato qe te kam kerkuar... E di ke mbyllur syte dhe pranove te ishe e dyte...Ke pritur ne ankth gjithmone edhe nje shns, per te ma dhene mua, njeriut qe tradhetonte... largohet...shkaterronte tek ty perfundonte... STOP !!! E ndez dhe nje cigare...i mbytur ne tym kujtoj castin e ndarjes... Ngadale serisht i kthehem ne leter... E di ndoshta je larg me nje tjeter qe arriti te vleresonte gjithe butesine qe ke...te te doje me pasion ashtu si e meriton...se une s'pata guxim te te shihja ne fundimitet...te te thosha ME FAL se vertete isha ne faj... por te lutem per dicka dua te me besosh...Qe cdo shkronje e fjali nuk eshte hipokrizi...cdo eshk ka dhimbje, pendim pa kufij...Per nje jete qe humba... JETA IME ISHE TI !!!
Rruges eci dhe ndjej shume mall... Te ndjej une ty e ti cdo fjale... TE DUA ndaj me fal ... Nje shpirt qe te kerkon me prane...nje lutje qe s'mbaron...nje lodhje, heshtje pa kufij... Kujtimi yt nuk me mjafton... SHPIRT ME KA MARRE MALLI... Lexoje posten...te kam shkruar nje leter...te kam derguar nje buzeqeshje bashke me gjithcka tjeter... oren e takimit gjithmone e harroja...ti merziteshe pafund por une cuditerisht se kuptoja... Ke nje trendafil sa here te kam genjyer...merre dhe nje tjeter sa here vone jam kthyer... merre dhe nje tjeter per heret qe ke qare...pranoje dhe kete te fundit sa here une te kam vrare... U be nje kopsht i madh me gabimet e mia, por te lutem kujdesu ... thjesht nga nostalgjia...E di qe eshte vone per te dhene nje mundesi...per te shpjeguar gjithcka sepse kohe me nuk ka...Gabim kam qene i gjithi ne cdo hap me ty por lexoje kete leter se tani JAM NJE TJETER ...E jo nuk pretendoj te te kem perseri...per ty jam e shkuara...nje kujtim e kaluara...Se JETA NUK ESHTE ROMANCE GJITHMONE SI NE PERRALLA... Nje film i bukur ku ata jetojne te lumtur...E ndjej qe PO VUAJ se tani jam shkaterruar...Mund te kem cdo femer por TY SKAM PER TE TE HARRUAR... Per te gjitha JAM PENDUAR...S'arrita te te njoh, por ta dish e dashur se eshte rrefim i hapur... Mund te shkruaj gjithcka por ne fund te them ME FAL
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Sa shumë mallë.. sa dëshpërim....sa vuajtje.. sa shumë dashuri ndjej për ty sonte.. në këtë natë i dashuri im... Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj.Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë!

Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.


Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë.

Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë...

Vallë ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE Tث MA MARRثSH KثTث SHPIRT Qث Tث MOS VUAJ Mث? ا'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! ا'ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë!

ا'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. Tث DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo rrespekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty....!!!
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Nuk e di akoma se cfare me mundon ne vetvete...
Ndoshta eshte nje plage e krijuar ne thellesine e shpirtit tim ate dite qe kam lindur dhe qe me kalimin e kohes eshte thelluar aq teper saqe zemra ime sot i ngjan nje humnere te thelle ku ne te cilen edhe njeriu me i forte po te binte ne fundin e saj nuk do te kishte mundesi shpetimi!
Dhe nuk e di pse gjithmone kam besuar,qe nje dite,ne brendesine e ketij tuneli te erret dhe te thelle....nje dite,nje shprese,nje drite do te shfaqet ose ose nje shkemb i larte tek i cili do te doja te mbahesha,diten kur vete qenia ime te kishte deshiren e rrezimit te percmuar dhe vdekjeprures....
Nuk e kam kuptuar kurre pse me sollen ne rradhen e atyre qe jetojne ne kete toke?
Mos ndoshta per tu bere hije tokesoreve?
Apo mos ndoshta per ti thene vuajtjes dhe brenges qe nje ushtar i sapolindur ka hyre ne listen e gjate dhe te pafund te mjerimit......
Cila eshte kjo mani e jetes e cila si pa gje te keqe te jep lotet dhe dhimbjen,kur ne nje kohe te jep dhe jeten?
Nuk e kam kuptuar kurre pse!
Perse ekziston vuajtja?!
Dhe aq me teper perse jeta ime ka marre nje drejtim te pakuptuar si nje labirint ku ne te cilin ka vetem kthesa te cuditshme!
Kthesa ku ne te cilat edhe po ece pa shpejtesi ke mundesi perplasjeje.
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Nje nate te qete, shendriste hena si diell
nje yll me terheqi vemendjen atje lart ne qiell
Ishte i vetmuar ne nje kend dhe ishte ndare nga yjet tjere
e pershendeta me ngrohtesi edhe kesaj here
Mu duk sikur edhe ai po me pershendet
Mu duk sikur me tha "sdo te harroj kurr ne jete"
Mirpo shume shpejt u shua dhe humbi perjete
e kerkova ane e mbane, por jo...smunda më me e gjet
اeshte e verteta ai nuk ishte shuar kesaj here
nuk ishte shuar si yjet tjere
Kishte zbritur ne toke shume vite me pare
jo më si yll, por ne formen e nje vajze te papare
Syte e saj si yje i kishte
fytyra e saj si hene shendriste
Emri i saj "....." ishte
o sikur ta shijhe sa e bukur qe ishte
ishte kthyer te me pershendete mua
dhe me tha se "kurr ne jete skam per te harruar"gjithmone kudo qe jesh kam per te shoqeruar
Isha mbet pa koment dhe pa asnje fjale
dy pika lot me rridhnin ngadal
ylli me i bukur i botes me shoqeronte mua
Megjithate isha shume i lumtur edhe pse se dita.......
qe ylli me i bukur i qiellit ishte "......"
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

"Malli Per Ty""
Mbrëm me mori malli per ty vajta ne dhomen time aty ku veten e qetsoj,fika driten hapa dritaren shikoja yjet si shendrisnin ma mahniten disa yje se si ishin formuar nuk e dija se qka do te thot,u ndala i shikova me vëmendje ishte shkronja e emrit tand,filluna te me lotonin e kuptove qe me te vertet po me mungon i thash lotit boll lotove pse po loton por nuk munda ta ndaloj dot ata lot lotonin per ty o shpirti im nga malli qe kam per ty pa pritur ni zë ndegjova u ndala e ndegjova qka esht ishte kenga qe kur isha me ty e ndegjoja shumm kujtime me solli ajo kang oh pse o Zot na ndodhi egjitha koj a thua wall ku gabuma qe Zoti nuk na bashkoj pse nuk na lejn te qet pse po na ndodh e gjitha koj.Por une ni gje e di o shpirt se une gjithmon te dua edhe gjithmon do te dua,edhe pse nuk mundem me ty te konimikoj vetem nga Zemra dy fjal ti dergoj 'Te Dua Dhe Kurr Nuk Do Te Harroj'
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Ne kete nate te ftohte dimri mendja me con ne kujtimet me te fshehta te zemres time.......e midis tyre me shfaqetimazhi i njeriut qe kam dashur me shume ne jeten time,e atij personi qe dikur mke mesoi kuptimin e dashurise se pare ndersa tani dhimbjen qe nuk e kam me prane...Asgje sme ka mbetur,vec atyre kujtimeve dhe nje album fotografish te cilit i rikthehem her pas here me shpresen se mos e gjej midis tyre e zemra me rreh fort nga emocioni...
shiu troket lehte mbi parvazin e dritares e bashke me te qajne syte e mi.Dhembja qe me la ai djale me mundon shume e une nuk di cte bej,nuk di si ta shkul nga zemra ime kete kujtim qe eshte bere i paprekshem.Drita e ndricuesit te rruges lehte ndricon nje ditar te lene pergjys,nje histori qe mgjs e mbaruar dora nuk ka gucim te shkruaj fjalen FUND pasi ndjenja ende nuk eshte shuar...
Nuk di ne nje dite do te mundem ta harroj shijen e puthjes se pare,rrahjen e zemres ne degjimin e fjales 'te dua',nuk di ne do te mundem ta harroj ate njeri qe ka pushtuar zemren e nuk le shteg per dashuri te tjera...
Megjithate jam dorzuar para faktit se asnjeher nuk do ta kem me prane e lotet me rrjedhin papushim,ato lote qe cdo cdo dite mbushin me dhimbje me te madhe shpirtin tim...
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Kur nena...mungon!

Ajo qe me ngacmoi,ka qene nje emision zhvilluara diku nga java e pare e shkurtit.Historia me te vertet eshte prekese .Nje djal 20-vjec,i perplasur nga jeta ne dhimbje.Nena ka pak kohe qe i ka vdekur si pasoj e nje semundje te pa sherueshme.Edhe pasi njohim dhimbjen e humbjes se nenes,deri ketu mund te themi qejemi brenda normales.Ajo cka e ben kete djale te vecante,eshte dashuria qe ka per motren dhe vellezrit e tij me te vegjel,me i vogli 3-vjec.Kjo dashuri e ben ate te mos jetoje moshene e tij.Te jete nene me perkujdesjet e tij.Te jete ai qe ngrihet ne mengjes per te pergatitur femijet drejt shkolles,te jete ai qe lane dhe hekuros teshat,gatuan,d.m.th.t'ia dale mbane me detyrimet e rendomta te dites.Jo vetem kaq.Ky djalosh me emrin Vasil,perpiqet qe te mos mungoje asgje ne edukimin e femijeve,perpiqet qe jeta e tyre pare ne aspektin emocional te kete dite te ngrohta.Por gjithsecili nga ne e di se sa e veshtire eshte sot per prinder,nene e baba,te rrisin femije.Sot kur cilesia e jetes dhe kerkesat ne rritje shkojne ne proporcion te zhdrejte me mundesite e perfitimit ekonomik.Sot ,kur qindra te punesuar jane kethyer ne te papune.A nuk eshte pergjeruese qe ky djalosh mbart cdo dite mbi supe peshen e nje pergjegjesie te larte?Behet me i pergjegjshem se sa babai i tij i cili eshte gjalle por s'behet i gjalle.Ky njeri i pavlere ,ky shperndares i kotesise.Edhe njehere,natyra,kjo mjeshtre e kontrasteve na cudit me kontrastivitetin e saj.Ky djalosh eshte akoma ne procesin e rritjes.Ai duhet te shkonte ne shkolle,te shijoj kenaqesin e kohes se lire te kaluar me shoqerin duke pare nje film etj...Ne fund te fundit duke jetuar jeten e nje te riu me gabimet ose mos gabimet e saj.Nuk na ndodh shpesh te takojme persona te tille,te cilet ne nje menyre ose ne nje tjeter na perlasen perballe duke na shkaktuar gjendjen emocionale te tipit:'shkundu'.Dhe ne natyrisht shkundemi nga rutina,nga e perditshmja qe na shnderruar ne statuja te akullta levizese,pa emocione,te gatshme per te shpuar teje per tej.Mallengjehemi dhe kuptojme se sa e rendesishme ,se sa pozitive eshte te jeshe NJERI.
Pas paraqitjes me mjeshteri profesionale te nje jete njerezore,sensibilizimi vjen.Vasili,pervecse nje djale me zemer te madhe ,eshte nje djal i talentuar ,ai eshte nje kengetar i talentuar.Kjo eshte varka e ti e shpetimit ne kete oqean te madh ku dallget nuk mungojne.Manaxhuesit te nje buzuku ne Selanik i afruan ati pune .Ai tashme ,kendon mbremjeve duke gjetur keshtu nje shteg shpetimi per te paguar kredite e prapambetur te shtepise,qe nena e semure la pas.Duke ju dhene femijeve te tij(motres dhe vellezrve),kushte normale jetese ,duke i dhen jetes se tij oksigjen dhe drite!
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

VAJZA& DJALI DHE DROGA


Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte,
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka,
dhe djali e donte, po vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret,
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine,
por djali tek droga gjente qetesine.
Sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar,
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej, keqesohej gjithmone e me.por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar,
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe te dua perjete"

Vajza me lot ne sy nga djali u largua,
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.
"-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashur te them vec nje fjale..."

…vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte… "-Kujdes-bertiti djali -kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi, nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

‘Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur... te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kaloshkam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.
"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me ler se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle? Nje cope mishi me dy sy.Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.

Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo qe pa dashurine mua me la.
Ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo qe me hoqi nje dhimbje.
Por une s'te le vetem, tek ty do te vij,
te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi." Te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:

"TE VDESESH PER DASHURINE ESHTE DICKA E RRALLE"

Ja -thoshte dikush- ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!...
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Dashuria e nenes !

Një djalë i vogël erdhi te nëna e tij në kuzhinë një mbrëmje derisa ajo
ishte duke përgatitur darkën, dhe mbante një copë letër në dorë të cilën
e kishte shkruar ai. Pasi që nëna e tij fshiu duart në përparëse, e
lexoi atë, dhe kjo ishte çfarë thuhej në të:

Për prerjen e barit: $5.00

Për pastrimin e dhomës time këtë javë: $1.00

Për shkuarjen në dyqan për ty: $0.50

Kujdesi ndaj vëllait tim të vogël derisa ti ishe duke bërë pazar: $0.25

Largimin e mbeturinave: $1.00Për marrjen e librezës me nota të mira: $5.00

Për pastrimin dhe rregullimin e oborrit: $2.00

Total më ke borxh: $14.75



Epo,
e shikoi atë duke qëndruar aty, dhe djali kuptoi se ajo po i kalonte
kujtimet nëpër mendjen e saj. E mori lapsin, e ktheu letrën në anën
tjetër, dhe shkroi kështu:për nëntë muaj që të mbajta derisa ti rriteshe brenda meje:

Pa Pagesë

Për të gjitha netët që jam ngritur me ty, të kam mjekuar dhe jam lutur për ty:

Pa Pagesë

Për të gjitha përpjekjet, dhe të gjitha lotët qe me ke shkaktuar ndër vite:

Pa PagesëPër të gjitha netët që ishin mbushur me frikë, dhe për të gjitha brengat të cilat i përjetoja:

Pa Pagesë

Për lodrat, ushqimin, rrobat, madje edhe fshirjen e hundës:

Pa Pagesë

Bir, kur ti të shtosh përsëri, çmimi i dashurisë sime është:pa PagesëKur
djali përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar nëna e tij, në sytë e
tij kishte shumë lot të mëdhenj, pastaj shikoi drejt nënës së tij dhe
tha, “Nënë, unë sigurisht të dua ty.” Pastaj ai mori lapsin dhe me
shkronja të mëdha shkroi: “PAGUAR PLOTثSISHT”.

Mësimet:

Kurrë nuk do të dish se sa kanë vlerë prindërit e tu derisa ti të bëhesh prind.

Behu dhurues e jo kërkues, veçanërisht me prindërit e tu. Ka shumëçka për të dhënë përveç parave.Këshillë:
Nëse nëna jote është gjallë dhe afër teje, jepi asaj një puthje të
madhe dhe kërkoi falje. Nëse ajo është shumë larg, telefonoi asaj. Nëse
ajo ka vdekur lutu për të
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Perfundimisht kjo dashuria shkakton probleme serjoze, kshu qe duhet me i nejt larg.
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Perfundimisht kjo dashuria shkakton probleme serjoze, kshu qe duhet me i nejt larg.

Duam te dime si arrite ne kete perfundim... Mos valle i lexove te gjitha kto historite siper?!
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Duam te dime si arrite ne kete perfundim... Mos valle i lexove te gjitha kto historite siper?!

Me mjaftoi kaq ne postimin e pare !

Vetëvritet pranë të dashurit të porsavarrosur

Vetevritet prane te dashurit te porsavarrosur
E Marte, 26 Prill 2005
Tragjedi
shekspiriane ne Tirane. Anxhelina Cerpja, shkoi dje pasdite ne varrin e
sapombyllur te te fejuarit te saj Altin Koci dhe gelltiti disa kokrra
helm duke iu bashkuar ne ate bote, njeriut te zemres.
 
Titulli: Histori Dashurie .......... [ Te Verteta ]

Eshte e kote te flasesh per dashuri ,

sepse

Dashuria ka zerin e saj dhe flet vet !

P . Coelho .
 
A`ti shkruajme dhe ca histori jo te verteta. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top