LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Një botim i një një shoqate lezbike ka trazuar publikun në Hungari. Qeveria e detyron shtëpinë botuese ta shoqërojë tekstin me sqarimin përkatës. Një politikane e djathtë e gris atë në sy të kamerave. Nuk mund ti rrisim fëmijët me këto modele.
Një Hirushe lezbike, një Borëbardhë ngjyrë çokollate dhe një princ homoseksual. Kjo është bota e librit për fëmijë “Përralla për të gjithë”. Ndryshe nga përrallat tradicionale, ky libër synon të përshkruajë edhe pakicat dhe grupet e margjinalizuara shoqërore. Por qeveria e djathtë nacionaliste Orbán e ka halë në sy këtë libër dhe synon që ai të shoqërohet me një etiketë paralajmëruese.
Prandaj selia e qeverisë e detyroi botuesen e librit, shoqatën lesbike Labrisz, që t’i pajisë të gjitha kopjet e librit “Përralla për të gjithë” me paralajmërimin përkatës. Shoqata Labrisz e quajti dekretin si “diskriminues” dhe “antikushtetues” dhe deklaroi se do ta kundërshtojë vendimin në gjykatë.
Që kur doli në fund të shtatorit të vitit të kaluar në treg, libri “Përralla për të gjithë” bëri bujë. Nënkryetarja e partisë radikale të djathtë “Mi Hazánk”, Dóra Dúró, e grisi copa-copa një kopje të tij para kamerave.
Ashtu si Dúró, edhe ministri i Kancelarisë Gergely Gulyás e quajti librin si “propagandë homoseksuale” dhe deklaroi se do të merrte masa ligjore kundër institucioneve që e përdorin librin për qëllime mësimore. Vetë kryeministri Viktor Orban mori pjesë në debat. Ai deklaroi se Hungaria e toleron homoseksualitetin, por megjithatë kërkoi: “Lërini rehat fëmijët”.
Stilizimi i LGBTQ si armiq
Ndryshe nga Polonia, ku komuniteti LGBTQ stilizuar prej kohësh si armik, qeveria hungareze rrallë është marrë me këtë çështje. Kjo duket se po ndryshon tani.
Në maj të vitit të kaluar transgjinorëve ju ndalua ligjërisht të ndryshonin gjininë e tyre të lindjes. Në dhjetor qeveria Orbán rishikoi kushtetutën duke deklaruar se “nëna duhet të jetë një grua dhe babai duhet të jetë një burrë”. Në të njëjtën kohë u kufizua e drejta e birësimit për çiftet e të njëjtit seks. Qysh në vitin 2019 zëdhënësi i Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Këvér, i quante pedofilë çiftet homoseksuale që duan të birësojnë fëmijë.
Vëzhguesit politikë presin që qeveria e Orbánit t’i kufizojë muajt e ardhshëm edhe më tej të drejtat e LGBTQ-ve.
Mapo.al