Hipnoza

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hipnoza (nga greq "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndergjejgjes së ndryshuar, në të cilën njeriu i hipnotizuar nga një person që zotëron aftësinë e hipnotizimit, është zakonisht më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme sesa në gjëndjen e tij normale, pra zgjuar.
Me ndikime kuptohet një mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që nxjerr një përgjigje të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të larta kritike.
Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa njerëz përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.
Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është "pre" e ndikimeve të jashtme dhe ndryshon mënyrën e të sjellurit,vepruarit,shijuarit,ndijuarit dhe menduarit.
 
A eshte e mundur qe dikujt me ane te hipnozes ti futen ne mendje gjera,kujtime qe si ka bere apo perjetuar ndonjehere?
 
Hipnoza

Fjala hipnozë vjen nga greqishtja "hypnos", që do të thotë "gjumë" - një emërtim çorientues, pasi hipnoza është një gjendje e të qenët i mprehtë, tepër i përqendruar e zgjuar.
90 përqind e njerëzve janë të hipnotizueshëm, 20 përqind e tyre vlejnë si "tepër të hipnotizueshëm". Vendimtare është se sa shumë njeriu i lejon përbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: اdo hipnotizim është në fund të fundit një "vetëhipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).

Hipnoza mund të vihet në përdorim të shumanshëm; Përveç se në "shfaqjet hipnotizuese" që kanë marrë pak si nam të keq hipnoza mund të përdoret për luftimin e dhimbjeve, si për shembull për të shkulur një dhëmballë të pjekurisë, ose në rastin e dhimbjeve kronike të kurrizit. Edhe psikoterapistët punojnë me "hipnoterapi", në mënyrë që për shembull të bëjnë dikë të vetëdijshëm mbi ndonjë traumatë që vjen që nga koha kur ka qenë shumë i vogël dhe për ta shëruar prej saj. Sepse gjatë hipnozës aftësia për të kujtuar është kaq e madhe saqë njeriu mund të kujtojë edhe përjetime nga vitet më të para të jetës.

korja e përparme rripore
Korja e përparme rripore në të kaltër - kliko këtu për ta parë të zmadhuar (fig. Harvard University)
Ndërkohë mjekët përdorin gjendjen "trance" në shumë fusha: Para së gjithash dentistët e përdorin hipnozën për ndërhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kanë zbuluar se si hipnoza mënjanon dhimbjen.

Me ndihmë shëmbëllimesh rezonance magnetike ata kanë gjetur dy rajone të trurit të cilat vendosin se sa të pakëndshme e ndjejmë dhimbjen: Së pari një rajon me emrin "korja e përparme rripore" (ACC). Ajo përpunon ndjenjat dhe sjell si pasojë atë që ne e ndjejmë dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytë, i ashtuquajturi "bërthamë bajameje" (shkc. amygdala), prodhon frikën nga dhimbja.
bërthamë bajameje
Bërthama e bajames (fig. Wikipedia Anglisht)
Nën hipnozë ndjenjat e këqija dhe frika mënjanohen së tepërmi, ne ndjejmë përsëri diçka, por nuk e çajmë shumë kokën për të.

Një seancë hipnoze kalon përmes tre hapash:

1. Hapja
Hipnotizuesit e shfaqjeve parapëlqejnë të flasin pikësëpari në mënyrë urdhëruese ("Unë do të numëroj tani deri më tre: Sytë e tu po rëndohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistët parapëlqejnë të punojnë pikësëpari ëmbëlsisht në mënyrë shtendosëse ("Ti ndjen frymën tënde, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecën përmes një peizazhi të bukur sa s''''ka"). Të dyja metodat shërbejnë për të mënjanuar kritikën, për t''''i folur nënvetëdijes dhe për ta bërë dikë të ndikohet lehtë nga sugjerimet e mëtejshme.

2. Gjendja trance
Përkundër pikëpamjes së përhapur ne nuk flemë gjatë hipnozës, por jemi të zgjuar dhe të përqendruar. Nëse maten rrymat e trurit (EEG) gjatë gjendjes trance atëherë do të vërehen valë alfa të përforcuara - një shenjë për përqendrim të madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur këto të ishin realiteti. Për të verifikuar që kemi të bëjmë me një gjendje trance futet në punë testi i ngritjes në ajër: dora ngrihet në mënyrë të pavullnetshme. Përveç kësaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymëmarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Në trance vihet tek dukuria e "shkëputjes": Ndarja e vetëdijes nga trupi. Njeriu si të thuash lëshon trupin dhe kundron vetveten nga sipër. Meqenëse njeriu nuk e njëjtëson më veten me trupin dhe ndjenjat atëherë ai nuk ndjen më as dhimbje.

3. Kthimi në gjendjen fillestare
Tani i hipnotizuari do të merret sërish mbrapa në realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me çokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadalë dhe me fjalë të matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shumë gjatë gjendjes trance saqë shpesh ka nevojë për minuta të tëra për t''''u normalizuar sërish.

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja Welt der Wunder / Hypnose - Ablauf einer Hypnosesitzung / 09.04.2006
 
HIPNOZA, cfare eshte dhe perse perdoret...

...HIPNOZA, cfare eshte dhe perse perdoret.....


HIPNOZA

Termi që njohim sot, “hipnozë”, u përzgjodh nga një mjek, skocezi James Braid, në 1800, por vetëm në fund të shekullit të XVIII, një neurofiziolog francez, Jean Charcot, studioi teknikën për ta bërë hipnozën të praktikueshme edhe nga mjekët.



ثshtë marrë me të edhe Sigmund Freud, babai i psikoanalizës. Pikërisht duke studiuar këtë shkencë të alteruar, ai arriti të përpunonte teoritë e tij të para, edhe pse më vonë, e braktisi atë.

Sot hipnoza, përtej përdorimit spektakolar që bëjnë disa prestigjatorë, praktikohet si një instrument kure prej psikiatërve dhe psikoterapeutëve.

Efektet mbi pacientët janë të shumëfishta. Hipnoza ndihmon për të kontrolluar emocionet emotive, lejon zhvillimin e potencialiteteve të pashprehura, përmirëson funksionalitetin fizik dhe mund të shërojë gjendjet e ankthit, fobitë, shqetësimet psikologjike.

Mirëpo ajo nuk është në gjendje të bëjë mrekullira: nëse një person nuk di të pikturojë, përshembull, me anë të hipnozës mundet vetëm të përmirësojë kapacitetet e tij deri aty sa të jetë e mundëshme, por ai nuk do të bëhet kurrë një artist.

اfarë efektesh ka në trurin tonë hipnoza, kjo teknikë e njohur edhe nga egjiptianët e lashtë? E mbi të gjitha, a funksionon ajo tek të gjithë në të njejtën mënyrë?

Fjala greke “hypnos” do të thotë “gjumë”. Mirëpo në gjendjen e hipnozës ne jemi të zgjuar.

Të gjithëve mund të na ndodhë të eksperimentojmë një gjendje “autohipnoze”. Për shembull, kur jemi tepër të dhënë pas leximit të një romani, aq sa nuk dëgjojmë zilen e shtëpisë apo të telefonit. Por çfarë ndodh në mendjen tonë?
196877_177502108969370_144185782301003_506105_6627179_n.jpg

Një hipotezë e neurofiziologëve është ajo sipas së cilës hipnoza ve përkohësisht në gjendje qetësie hemisferën e majtë të trurit tonë, që i korespondon aktivitetit logjik, për t’iu drejtuar hemisferës së djathtë e cila është e lidhur me emocionet.

Kjo “ndarje mendore”, favorizon memorizimin e frazave të shkurtra të cilat nëpërmjet fjalëve dërgojnë imazhe tepër të sakta që përthithen menjëherë nga “truri i fantazisë”.

Duke superuar barrierat e racionalitetit, bëhet e mundur modifikimi i zakoneve të gabuara. Hipnoza, në fakt është një metodë e shpejtë për këtë qëllim.

Vetëm 15 përqind e personave arrijnë lehtësisht një gjendje transi të thellë, të tjerët duhet të kënaqen me gjendje të ndërmjetme. Një seancë kushton nga 100-150 dollarë dhe mund të zgjasë nga 20 minuta deri në 1 orë.



Kohëzgjatja e trajtimit mund të shkojë sipas shqetësimeve që janë për t’u eleminuar. Për shembull:



• për t’u përballur me provimet shkollore: duhen 2 deri në 3 seanca;

• kundër varësisë së duhanit: duhen 2 deri në 5 seanca;

• për të përballuar një ndërhyrje kirurgjikale: nga 2 deri në 5 seanca;

• për të superuar një garë sportive: nga 2 deri në 5 seanca;

• për ankthe dhe fobi: 10 seanca;

• kundër shqetësimeve psikosomatike: nga 8 deri në 10 seanca;

• për përgatitjet e lindjes së një fëmije: 2 apo 3 muaj, me takime dyjavore.



Janë të ndryshme fushat në të cilat hipnoza mund të përdoret me rezultate të shkëlqyera: mjafton të kontaktohet me një profesionist.



Trajtimi i një shtatëzanie mund të nisë në trimestrin e parë të saj. “Mos ki frikë dhe kështu nuk do të ndjesh as dhimbje, kontrollo trupin tënd, ji e heshtur dhe e qetë”, përsërit vazhdimisht hipnotisti.

Por, mbi të gjitha nëna e ardhshme stërvitet të dëgjojë trupin e saj, të kontrollojë ritmin e frymëmarrjes dhe tonin e muskujve të saj, për të zvogëluar çdo lloj dhimbje.

Pas disa seancash me hipnotistin, bëhet e mundur edhe autohipnoza: pacienti mund të përsërisë vetë sigjestionet me të

cilat është trajtuar.

Në pak kohë pacientit do t’i mjaftojë vetëm një fjalë...



-Për të eleminuar dhimbjet

Nuk bëhet fjalë për një efekt të hamendësueshëm, por për një mundësi reale për të kontrolluar organizmin tënd. Hipnoza është e duhur për të eleminuar dobësitë fizike që lindin në psikikë apo për të neutralizuar dhimbjen organike pa përdorur ilaçe.

Hipnotisti do të provojë fillimisht për të vënë në gjumë një pjesë të trupit, për shembull një dorë. “Dora jote është e mbështjellë nga një mbulesë e cila do të bëjë të mundur të verë në gjumë sensibilitetin ndaj dhimbjes”.

Më pas hipnotisti do të mbledhë dorën për të parë nëse sugjestioni ka bërë efekt.

Mirëpo, nëse problemi është një dhimbje në qafë, imazhi i servirur do t’i shërbejë kësaj pjese të trupit, e cila do të shërbejë për të eleminuar çdo lloj tensioni.



-Për të kuruar alergjitë

Në pak kohësh, në Shtetet e Bashkuara, një kërkim i Universitetit të 0akland, në Califomia, evidencoi që hipnoza aktivizon dialogun mendje-trup.

Duke egzaminuar rastin e një pacienti të shëruar nga një formë alergjie të lëkurës, u vu re që në gjakun e tij, pas trajtimit, ishte shtuar sasia e antikorpëve në qarkullim.

Një eksperiment tjetër u përsërit me një tjetër pacient që përgjatë dhjetë seancave kishte parë t’i zhdukej një pullë e madhe alergjike mbi dorë.

Bëhej fjalë për një shqetësim viral, shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Por hipnoza e kishte ndihmuar personin që të intensifikonte në mënyrë të pavullnetëshme mbrojtjet e tij natyrore, dhe për ti përqëndruar ato për të dobësuar “trupin e huaj”.



-Kundër duhanit dhe obezitetit

“Sa herë që të vesh në gojë një cigare, do të ndjesh një shije aq të keqe saqë do ta fikësh menjëherë atë”. “Duke parë një ëmbëlsirë do të ndjesh vetëm vuajtje”.

Duket e pabesueshme, por janë pikërisht këto fjalë sugjestionuese nën hipnozë të cilat bëjnë që të ikë dëshira për të pirë duhan apo për të ngrënë shumë.

Më pas personat binden se vërtet nuk e durojnë dot tymin e cigares apo se sallatërat janë më të mira se patatinat e skuqura, dhe më pas të bëjnë reagimin e nevojshëm.

Sa më e sinqertë të jetë dëshira për t’i ndryshuar këto zakone, aq më i shpejtë është edhe trajtimi.

Hipnoza mund të përdoret edhe për të forcuar vullnetin në mënyrë që t’i rezistojmë tensioneve të shumta të jetës së përditshme.



-Kur nuk është e këshillueshme

Hipnoza është e vyer për aq kohë sa përdoret nga një psikolog apo nga një mjek. Rreziku prej saj mund të vijë vetëm atëherë kur ajo bie në duar të “improvizuesve të rrezikshëm”.

Në fakt, një mjek apo një psikolog e di se kur hipnoza duhet apo nuk duhet përdorur.

Për shembull, ajo është mjaft e nevojshme në rastet e depresioneve e gjata, të cilat kanë nevojë për një psikoterapi më të thellë, ndërsa është absolutisht e papranueshme të përdoret tek ata njerëz që vuajnë nga patologji mendore, si skizofrenia.

Ndër të tjera, nën hipnozë, mund të shpërthejnë emocione shumë të forta.

ثshtë e nevojshme të bëhet shumë kujdes dhe të mos bëhet e mundur të shkojnë në nivelet e koshiencës konfliktet psikologjike shumë traumatike, sidomos tek personat kardiopatikë.

اdo trajtim duhet të paraprihet nga një bashkëbisedim i gjatë, në mënyrë që mjeku të njohë kuadrin klinik të pacientit.

burimi: explorerunivers.com
 
Hipnoza


Hipnoza

0221-hipnoza.jpg

Hipnoza eshte nje gjendje e ndryshuar e ndergjegjjes qe karakterizohet nga nje sugjestionshmeri te larte. Hipnoza ka te beje me krijimin e nje gjendje enderrore te njerezit nepermjet perdorimit te sugjestionit gojor. Hipnoza dikur mendohej se qe nje forme e fjetejes. Hipnoza ka nje histori shume te gjate, per here te pare si fjale ajo eshte perdorur qe ne periudhen antike, ne Greqine dhe ne Egjyptin e lashte, por ne periudhen moderne per here te pare ajo eshte perdorur ne 1700 nga nje doktorr Vienez Frans Anton Mesmer i cili demostroi nje teknike te quajtur magnetizmi trupor.

Mesmer perdori kete teknike i pari, ai ne nje vasake uji me shufra te magnetizuara prodhonin nje rryme elektrike qe jepte goditje krize te pacientet. Mesmerizmi me vone u be i njohur si hipnotizem meqe theksi u kalua te krijimi i nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes nepermjet sugjestionimit gojor. Me vone ne mjeku francez Charchot i cili mendonte se hipnoza ishte nje menyre per te ndihmuar njerezit te shtendoseshin. Zigmund Frojdi ishte pasardhsi tjeter i hipnozes si nje menyre per te analizuar mendjen e pandergjegjeshme.

A shkaktohet hipnoza gjithmone ? JO. Se pari mjedisi duhet te jete i tille qe te qe te ctendose njeriun dhe te elimnoje cdo lloj frike. Zakonisht ka dicka ne te cilen njeriu perqendron vemendjen. Ajo mund te jete nje objekt nje tingull i cili perseritet ne menyre konstante. Hipnotisti siguron qe personi te ndjehet rehat i shtendosur dhe mbi te gjitha te hyje i qete ne gjendjen e hipnozes. Ekzistojne ndryshime te medha ne ndjeshmerine e individeve ndaj hipnotizimit dhe psikologet nuk kane identifikuar ende nje personalitet te qarte te hipnotizueshem. Por mendohet se personat me te pershtatshem per hipnoze jane ata qe kane imagjinate te mire dhe aftesine per te fantazuar.

Ekzistojne disa teori per hipnozen ku perfshihen teoria e gjendjes enderrore ,teoria e rolit sociologjik dhe teoria e motivimit. Sipas teorise se gjendjes enderrore, hipnoza lidhet me nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes ne te cilen personi eshte ne gjendje te lartesuar sugjestionshmerie. Hilgard pohonte ne teorine e tij se ndergjegja mund te ndahet ne disa rrjedha te mendimit qe jane pjeserisht te pavaruara nga njera – tjetra.
Personi i hipnotizuar nuk eshte i vetedijshem per te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne secilin nga nivelet e ndergjegjes. Ndersa Coe pohon se personat e hipnotizuar jane ne gjendje normale te ndergjegjes dhe perpiqen te arrijne objektivin qe u eshte vendosur nga hipnotizuesi.

Autosugjestionimi ose hipnoza e vetes eshte hipnoza qe nje person arrin ti beje vetes pa ndihmen dhe sherbimin e nje hipnotizuesi. Autosugjetionomi perdoret si hipnoterapi ne progamet vetndihmuese. Zakonisht perdoret per te mbajtur nje djet te qendrueshme si ne harrimin e disa zakoneve si psh pirja e cigares, droges etje ose ne rritjen e vetestimes.

Hipnoza eshte perdorur per nje sumellojshmeri qellimesh si jane kontrolli i dhimbjeve , ndryshimi i sjelljes , permirsimi i kujteses dhe modfikimi i perceptimit. Mendohet se hopnoza e lejon individin ta ndaje ndergjegjen ne 2 nivele dhe se ne hipnoze dhimbja nuk perjetohet ne nje nivel te ndergjegjshem te vetedijes. Hipnoza eshte perdorur gjithashtu per et ndihmuar individet qe te kujtojne ngjarjet e shkuara.

Pra hipnoza ka ne histori shume te gjate ka pasur nje ndikim te madh dhe ka qene nje faktor determinues per shume kohe, por ne ditet tona roli i saj eshte minimizuar dhe reduktuar shume pasi nuk vazhdon te kete te njejtin efektivitet. Pra sic duket kane dale metoda me efikase dhe hipnoza ka qene hyjnizuar mr teper se duhej. Ne sherbimet psikologjike gjithashu nuk perdoret me pasi nuk lejon krijmin e mardhenies psikolog – klient. Ndonse ky perdorim i hopnozes nuk jep gjithmone efekte pozitive, Kjo gjendje e ndryshuar e ndergjegjes vazhdon te zgjoje intetesin e psikologeve.


E. Stermasi
 
Pe: Hipnoza

E kam si lende ne provim,dhe pse perfshin me shume pjese praktike e ska shume teori...
Mund te them qe per mua eshte pjesa me e veshtire qe kam bere ne mesim deri me sot ne gjithe keta vite...Nuk me pelqen,eshte dicka qe sme le shije te mire dhe e di dhe vete sdo ndahem mire ne provim me kete gje...Eshte nje menyre qe futesh ne pjeset me te erreta te njeriut dhe e ben ate te shfaqe,ato mendime,emocione qe ne gjendjen e tij normale sdo kishte kurajo ti shfaqte...Kam patur praktike ne nje seance hipnoze dhe sme ka pelqyer,me duket sikur e detyron tjetrin te tregoje apo te reagoje pa deshiren e tij...Dhe pse personat qe pranojne ti ushtrohen hipnozes jane plotesisht te ndergjegjshem,dhe jane plotesisht te bindur qe duan ta bejne...Ne fakt personat qe kane nje te kaluar te hidhur,qe kane probleme psikologjike(jo psikiatrike sepse ka ndryshim),personat qe vuajne nga depresioni,apo ndonje shqetesim tjeter emocional,hipnoza i ndihmon te shfryjne perjashta ate qe i mundon...Ne kete menyre ata ndihen te lehtesuar edhe pse jane ne gjendje tjeter...Kur kam pare ne praktike disa njerez qe shfaqin shenja qajne,reagojne sikur dicka jua merr frymen etj etj sme ka pelqyer...Duket sikur po i ben keq dhe pse ne vetvete eshte ndihme per ta...Gjithsesi eshte kjo pjese e gjitha qe sme pelqen e besoj se ketu dua cik pune e praktike me shume,pasi pamja dhe shija e keqe qe te le ne ato momente,te pret hovin e studimit...
 
Titulli: Pe: Hipnoza

E kam si lende ne provim,dhe pse perfshin me shume pjese praktike e ska shume teori...
Mund te them qe per mua eshte pjesa me e veshtire qe kam bere ne mesim deri me sot ne gjithe keta vite...Nuk me pelqen,eshte dicka qe sme le shije te mire dhe e di dhe vete sdo ndahem mire ne provim me kete gje...Eshte nje menyre qe futesh ne pjeset me te erreta te njeriut dhe e ben ate te shfaqe,ato mendime,emocione qe ne gjendjen e tij normale sdo kishte kurajo ti shfaqte...Kam patur praktike ne nje seance hipnoze dhe sme ka pelqyer,me duket sikur e detyron tjetrin te tregoje apo te reagoje pa deshiren e tij...Dhe pse personat qe pranojne ti ushtrohen hipnozes jane plotesisht te ndergjegjshem,dhe jane plotesisht te bindur qe duan ta bejne...Ne fakt personat qe kane nje te kaluar te hidhur,qe kane probleme psikologjike(jo psikiatrike sepse ka ndryshim),personat qe vuajne nga depresioni,apo ndonje shqetesim tjeter emocional,hipnoza i ndihmon te shfryjne perjashta ate qe i mundon...Ne kete menyre ata ndihen te lehtesuar edhe pse jane ne gjendje tjeter...Kur kam pare ne praktike disa njerez qe shfaqin shenja qajne,reagojne sikur dicka jua merr frymen etj etj sme ka pelqyer...Duket sikur po i ben keq dhe pse ne vetvete eshte ndihme per ta...Gjithsesi eshte kjo pjese e gjitha qe sme pelqen e besoj se ketu dua cik pune e praktike me shume,pasi pamja dhe shija e keqe qe te le ne ato momente,te pret hovin e studimit...
Duhet te mendosh qe "demi" ( fakti qe ata perjetojne prap situaten qe i ka lene shenje ne jete, qe qajne ose ndjenje merzitje...) eshte me i vogel se sa dobia e hipnozes.
Njeriu, aq me shume ai qe ka probleme, mbyllet ne vetevete. S'eshte kollaj te flasesh per c'eshtje negative qe te kane ndodhur ne te kaluaren e me njerzit me te afrueshem. Nqs vazhdon e mbledh vetem ndjenja negative, keto te gryejne nga brenda, sa qe nuk ben me dot ball. Nuk mund te vazhdosh nje jete normale, duke qen se jeta jote ndalon ne ate pike ( kur ka ndodhur evenimenti).
Hipnoza, eshte rruga me e lehte per ta "zhveshur" njeriun nga turpi i fjales te lire, te jete vetevetja, mos mendoj se ca do thone te tjeret po e moren vesh, se si do e gjykojne e keshtu me radhe.
Gjithsesi, hipnoza duhet mos keqperdoret dhe duhet te respektoj perhere intimitetin dhe te drejten e te semurit.

ps: sukses ne provim:)
 
Pe: Hipnoza

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Hipnoza

NDIKIMI I HIPNOZثS



Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: të thatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.

Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ. Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë. Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër seanca (shfaqje) të ndryshme publike.

Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.

Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës).

Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.

Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia.

Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen. ثshtë i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mënjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.

Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.

Kërkimet e pareshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZث.

B .. psikologjia me Rita Mery.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hipnoza

Jam sh kurioze ta provoj njeher, por sme ka rastisur. Dentisti Rasim Vrioni ne Tirane punon nepermjet hipnozes nqs pacientet ja kerkojne, por dhe njeher qe shkova per vizit atje, nderrova mendje dhe me sherbeu nje stomatologe...
 
Back
Top