Himn per shenjterine e gjinise femerore(Nag Hammadi)

Ne kodiket e Nag Hammadit qe jane shkruar perafersisht mbi 2000 vjet me pare perveç te tjerave eshte gjetur edhe nje papir me nje himn kushtuar Femres, femerores, shenjterise se saj, Perendeshes.

Mendohet se ky doreshkrim i eshte dedikuar Isis, perendeshes por si perfaqesuese e gjinise femerore akoma me shume se Perendeshe ne vetvete.


Ne shume pak rreshta pershkruhet bota e femres , fjale qe tingellojne edhe sot shume aktuale per mesazhin qe percjellin.


Perendeshes se mrekullueshme, Zjarrit te plotfuqishem femeror!

Ave o Isis!



Une jam e PARA dhe e FUNDIT,
Jam e adhuruara dhe e perbuzura,
Jam e perdala dhe e shenjta,
Jam e martuara dhe e virgjera,
Jam nena, jam dhe e bija!
(*)

Jam shterpe e prapeseprape kam shume femije!
(*)
Respektomeni gjithmone,
Sepse jam 'e shemtuara' dhe e mrekullueshmja,
Une jam heshtja, e mistershmja,
Jam idea pertej harreses,
Jam e skalitur ne mendje.
Perse ju qe me urreni, me 'doni'?
Dhe urreni ata qe me duan,
Ju qe me mohoni, me njihni
Ndersa ju qe me njihni, me mohoni!

Ju qe 'te verteten' thoni per mua,
Ju genjeni,
Ndersa ju qe keni 'genjyer'
Keni thene TE VERTETEN!

(*)

Une jam dituria dhe injoranca,
Jam e egra por jam edhe e ndrojtura,
Une jam forca, jam edhe frika,
Une jam lufta, jam edhe paqja.

Kushtomeni vemendje,
Jam e perdhosura , jam E MADHJA,
Jam e urryera ne çdo vend,
Jam me e dashura gjithandej!

(*)
Jam ajo qe quajne JETA,
E qe ju e quani vdekje.

(*)
Une jam e paster, e shenjte,
Dhe rrenja e 'mekatit' buron nga une.
(*)
Sepse une jam ajo qe mund TE EKZISTOJ EDHE E VETME!



Perkthyer dhe pershtatur nga une per Fv.al.



 
?
 
Super!

Faleminderit qe e perktheve dhe e solle ketu ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top