Hillary Klinton shpalos prioritetet

alfonci

Veri investigatio
Senatorja amerikane, Hillary Klinton, ka parashtruar objektivat e politikës së jashtme të administratës së re amerikane që do të marrë pushtetin pas një jave.

Duke folur në një sesion të komisionit të senatit për politikën e jashtme për konfirmimin e saj si sekretare e shtetit, e zgjedhur nga Barak Obama, zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ishin 'një fuqi e zgjuar' ku diplomacia duhet të ishte në krye, ndërsa forca ushtarake të përdorej vetëm si mjet i fundit.

Senatorja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i zgjidhnin vetëm problemet më të mprehta, por edhe bota nuk mund t'i zgjidhte ato pa Amerikën.

Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota vazhdonin të përballeshin me sfidat e luftës në Irak dhe Afganistan, si dhe me rrezikun e terrorizmit.

Duke iu referuar Iranit, ajo tha se administrata e zotit Obama do të kishte një qasje të re.

Në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës, senatorja Klinton tha se administrata e re amerikane do të bënte të gjitha përpjekjet për të mbështetur izraelitët dhe palestinezët që dëshironin një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

//bbc//
 
Titulli: Hillary Klinton shpalos prioritetet

Zonja Klinton eshte vertet nje zonje e vertete amerikane....Me pelqen shume menyra e saj e te berit politike dhe sesi perkrah te shoqin....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top