Hillary Clinton merr përsipër fajin për vdekjen e amerikanëve në Libi

Love

βeℓℓe â๓e
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, thotë se është përgjegjësi e saj dështimi për sigurinë në konsullatën amerikane në Benghazi, ku u vra muajin e shkuar ambasadori amerikan në Libi.

clinton-300x168.jpg


Sipas BBC, Clinton tha se garantimi i sigurisë për stafin diplomatik amerikan nëpër botë është detyrë e saj, jo e Shtëpisë së Bardhë.

Deklaratat e saj vijnë përpara debatit të dytë mes presidentit Barack Obama dhe sfidantit republikan Mitt Romney.

Katër amerikanë vdiqën kur u sulmua konsullata amerikane në Benghazi.

“Ajo që bëjmë ne në Departamentin e Shtetit është që të fokusohemi jo tek ajo që ndodh, por te ajo që mund të ndodhë. Prandaj po punoj shumë, ditë e natë, për të siguruar njerëzit tanë. Kjo është përgjegjësia ime kryesore,” tha ajo.

Administrata Obama është përballur me kritika në lidhje me sulmet në konsullatën e Benghazi-t.

Republikanët fajësojnë vetë kreun e Shtëpisë së Bardhë për këtë çështje.

Sipas korrespondentit të BBC, Clinton duket se e pranonte se po përpiqej të mbronte presidentin.

Clinton tha se ishte fokusuar në gjurmimin e vrasësve të ambasadorit amerikan dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë.

Javën e shkuar një komision i Kongresit dëgjoi se si siguria amerikane në Libi ishte reduktuar përpara sulmit në konsullatë, edhe pse dhuna ishte përkeqësuar.
Burimi: tema
 
Back
Top