Higuain mposht Korenë Jugore

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Gonzalo Higuain ka shënuar hat-trick derisa kombëtarja e Argjentinës ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të grupit B për të mposhtur kombëtaren e Koresë së Jugut me rezultat të thellë 4-1 dhe për të marrë kreun grupit.

Të zgjedhurit e trajnerit Diego Maradona e panë veten në avantazh pas 16 minutash lojë. Pas një goditje të Messi nga gjuajtja e lirë dhe një humbje të Martin Demichelis, topi godet Park Chu-Young dhe përfundon në rrjetën e Koresë.

Pas më se gjysmë ore lojë, argjentinasit dyfishuan rezultatin, kësaj here me anë të një goli me kokë të Gonzalo Higuain (33’). Edhe pse patën iniciativën vazhdimisht, argjentinasit nuk arritën të shënojnë golin e tretë që anën tjetër u kushtoi, me Korenë që ngushtoi disavantazhin. Në kohën shtesë të pjesës së parë, pas një gabimi në mbrojtje të Demichelis, Lee Chung-Yong dërgoi topin në rrjetën e Sergio Romero.

Pjesa e dytë në fillimet e saja ishte ca më e qetë, por u nxeh në pjesën e fundit me inkuadrimin në lojë të Sergio Aguerro. Sulmuesi i Atletico Madrid së bashku me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, ishin pjesëmarrës edhe në dy golat tjerë, të dyja të shënuara nga Higuain (77' dhe 80').

Me tre pikët e reja, Argjentina mbledh gjashtë dhe merr kreun e grupit. Më vonë zhvillohet edhe takimi tjetër i grupit B, ai mes Greqisë dhe Nigerisë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top