E spikatur në laburatorin klinik, dhe e vendosur në një enë të qelqtë, kështu me është paraqitur kjo tablo per kaq vite me radhë, derisa, vendosa të bëj retrospektive mbi mendjet njerëzore, por mbi të gjitha mendjen time.
Që në fëmijëri jemi njohur me fjalën higjenë, ndaj pastërtisë së trupit në tërësi, sesi të kujdeseshim për pamjen dhe veshjen tonë. Por a keni menduar sesi të kuroheni edhe brenda shpirtit dhe mendjes ? Pasi nëse nuk gërmojmë nuk kemi pastruar gjë. Mbi të gjitha arsyet individuale që ka individi, të përpiqet të mos humbasë reflektimin mbi veten, si dhe me influencën që përcillet nga të tjerët.
Nevoja për të pasur gjithçka nën kontroll, na bën vulnerabël ndaj asaj që është më e rëndësishmë se edhe vetë uni ynë pra për mëndjen. Shpesh na ndodh të përballemi me situata ankthioze, derisa mund të humbasim kontrollin e të qënurit të vetëdijshëm. Por ja që na ndodhin skena të tilla. Si zgjedhim ne për të qetësuar, bëjmë një dush ? Jo vetëm kaq, të pastrojmë në mendjen tonë mendimet negative që na marrin energjinë pozitive (produktivitetin), t’a ushqejmë me kreativitet për t’ia dalë telasheve, jo për t’i shpëtuar, pasi ju siguroj, problemi jo i trajtuar rikthehet. Me një mendje të pastër, me ide të qarta në kokën tonë, ndotja minimizohet. Me një mendje të hapur, ajo kurrë nuk ngushtohet.
Me një higjenë të mendjes jo domosdoshmërisht përfshihen persona intelektualë, por ata me shpirt inkurajues, të devotshëm, ata që praktikojnë higjenën e trupit, praktikisht mund të kujdesen për higjenën e mendjes.
Me higjenë të mendjes kuptojmë gjithashtu shëndetin mendor të cilën ne si qënie egoiste që jemi kemi për detyrë ta ruajmë dhe kurojmë, sa herë që vihemi përballë rrethanave apo ndodhive jetësore. Ka po kaq rëndësi koha e kushtuar për tu marrë me veten dhe për tu bërë protoganist i skenarit që ndërtojmë dita ditës. Nëse do të më pyesnit cila do të ishte pika kyce e njeriut- do të thoja një mendje e shëndoshë, në një trup të shëndoshë.
Ja disa ushtrime jo fizike, për një higjenë të mendjes.
Furçë Dhëmbësh - > Me një furcë dhëmbësh, por nuk jemi në orarin për të larë dhëmbet, përfytyroni trurin në pëllëmbën tuaj dhe pastrojeni nga ndodhitë e ditës së sotme, kështu në këtë rast zbardhim edhe zonën gri që kemi.
ثmbëlsoni dialogun së brëndshmi - > Një zakon i ynë i shpeshtë është që dialogojmë ashpër me veten dhe gabimet e tjetrit t’i lartësojmë, nuk funksionon kështu. Duhet të jemi ne ata që të kujdesimi për veten të ruajmë parametrat jetësor, të ndërmjetesojmë ekuilibrat e jashtëm dhe të mos gjykojmë veten, përse jemi kaq naiv, se edhe të kundërtën e saj nuk do ta donim.
Një Ditar për ty mendja ime - > Edhe ky është një ritual monologu, por e shkruar në letër gjë që të ndihmon t’i shkruash ndodhitë me detaje, dhe këtu vëmë re,sesi analizojmë ne sipas perceptimit tonë. Gjithashtu na ndihmon të jemi të drejtë me veten dhe të tjerët. Mendja në këtë rast vihet në punë jo vetëm mekanikisht por sugjestionohet në një mënyrë që ndihmon zhvillimin e një vet-imazhi pozitiv, në një botë imazherike.
Dizenjimi i saj - > Në spektrin e shkencës së neurologjisë higjena e mendjes, nuk është gjë tjeter introspektimi dhe trajtimi nëpërmjet manipulimeve qoftë kjo në forma testimi neuroteknologjike apo e radikaleve të lira. Rëndësia tjetër për të kuptuar janë dhe forma e saj pra truri, pjeset dhe ndarja sipas lobeve.
Nëse do të shikonim trurin me një system aparaturash gjithë kohës, më besoni do të dhimbseshit ndaj gjithë atyre fijeve trunore që pulsojnë në kokën tonë dhe do të ruanim më shumë qetësinë nga frika se mos ç'poheshin ato enë të mbushura plot me gjak. Mendja ruan enën që të mbajë higjenën.
Nga Manjola Baci.
HERMESNEWS.