Higgs-Englert, Nobel për fizikën

Love

βeℓℓe â๓e
Cmimi Nobel në Fizikë i shkon britanikut 84-vjeçar Peter Higs dhe belgut 80-vjeçar Fransua Englert. I pari zbuloi në vitin 1964 grimcën atomike që mban emrin e tij, e njohur ndryshe edhe si “thërrmija e Zotit”, ndërsa shkencëtari belg kishte folur për të përmes një artikulli.

higgs-englert.jpg


Mekanizmi parashikon një grimcë, e njohur si thërrmija e Higsit, e cila u zbulua së fundmi në vitin 2012 në “Përplasësin e madh të Hadronëve”, në CERN të Zvicrës. Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi shkruan se “çmimi këtë vit ka të bëjë me diçka shumë të vogël, por që bën dallimin e madh”.

Cmimi u shkon Higs dhe Englert “për zbulimin teorik të mekanizmit që kontribuon në kuptimin tonë të origjinës së masës së grimcave nenatomike, që së fundi është konfirmuar përmes zbulimit të pjesëzave thelbësore të parashikuara nga eksperimentet Atlas dhe CMS, në Përplasësin e madh të Hadroneve në Cern”.

Fransua Eglert, nga Universiteti Librë i Brukselit, u shpreh shumë i lumtur për çmimin, ndërsa Higs i Universitetit të Edinburgut u shpreh i tronditur. Dy shkencëtarët do të ndajnë çmimin prej 1.25 milionë dollarësh së bashku.
Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top