Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Arfenilla

Themelues i Forumit
59fbja.JPG
Gjuha dhe format e të folurit, me të cilat të rinjtë e Kosovës komunikojnë në rrjetet sociale, janë krejtësisht jashtë të të folurit apo të shkruarit të shqipes standarde dhe kjo i dëmton të rinjtë në zbatimin e kësaj të fundit, vlerësojnë disa të rinj kosovarë. Në rubrikën e Radio Evropës së Lirë, VOX, ata thonë se format e të folurit, të cilat përdoren në rrjetet sociale, madje, janë bërë si një zhargon trendi edhe në komunikimin e përditshëm jashtë këtyre rrjeteve. Blerton Ademi, nxënës i shkollës së mesme, thotë se gjuha me të cilën komunikojnë të rinjtë në rrjete sociale, përfshin mjaft shprehje nga gjuhët e huaja. Të njëjtat shprehje, sipas tij, janë bërë rutinë edhe në komunikimin e përditshëm, jashtë kufijve virtualë.“Gjuha në rrjetet sociale kryesisht po përzihet me anglishten ose edhe me gjuhë tjera. Po përdoren zhargone. Zakonisht, ato fjalë, ne të rinjtë po i përdorim edhe në jetën normale. Ndoshta është keq për gjuhën tonë, por ne përsëri e bëjmë këtë në përditshmëri. Për shembull ‘hi ose hello’... këto të gjitha kanë ardhur nga anglishtja. ‘Like’, ‘comment’, e të gjitha këto kanë ardhur nga rrjetet sociale që i përdorim, ‘Facebook’-u, “Twitter’, etj”.Por, Sead Vuniqi shpreh mendimin se gjuha, e cila përdoret nga të rinjtë gjatë komunikimit në rrjetet sociale, është gjuhë e mbushur me shprehje “të rrugës”. Kjo, sipas tij, është një lloj shkëmbimi, sepse, siç thotë, gjuha e rrugës futet fillimisht në rrjetet sociale dhe nga këto të fundit kthehet përsëri në rrugë tek ata të rinj, të cilët më parë nuk e kishin përdorur. “Thënë drejt, ajo gjuhë duket paksa si e rrugëve. Po përdoret në rrjetet sociale, si në ‘Facebook’ dhe të tjera. Ka nisur kjo edhe nëpër familje, sepse po mësohen zakonisht rrugëve dhe me shoqërinë. Shumica e shprehjeve janë shkurtesa”. Sipas të rinjve, gjuha e komunikimit në rrjetet sociale është e mbushur me barbarizma, shkurtesa ose akronime, të cilat, për ata që nuk janë pjesë e këtyre rrjeteve, janë të pakuptueshme. Për shembull, sipas tyre, në shumë raste, ata nuk e thërrasin dikë në emër, por përdorin shprehjet “o tip” ose “o njeri”.Pastaj, bëjnë komplimente në formën “po dokesh nice njeri” në vend të shprehjes “dukesh bukur zotëri’. Edhe shprehjet emocionale, ata i shpërfaqin në formën “jam happy” në vend të shprehjes “jam i lumtur” dhe të ngjashme. Kristina Gjokaj thotë se, jo rrallë, kjo formë e komunikimit, e cila është bartur edhe në përditshmërinë reale, u është hakmarrur të rinjve, sidomos në institucionet arsimore. “Ato shprehje që po i përdorin në rrjetet sociale, ato po i përdorin edhe në jetën e përditshme. Unë mendoj se kjo ndikon shumë keq. Përderisa ne e kemi gjuhën shqipe, atëherë ne duhet të flasim shqip. Unë edhe vetë e përdor. E devijojmë pak dhe nuk e flasim ashtu si në gjuhën letrare, ashtu siç edhe e lexojmë. Përdorim fjalë të huaja, gjysmë-fjalë. Për shembull, i bën një nder dikujt dhe ai nuk të thotë ‘faleminderit’, por vetëm ‘flm’. Janë këto shkurtesa, saqë harrojmë edhe kur hyjmë në teste (në fakultet) dhe i përdorim ato... ndonjëherë ndodh edhe të biem nga provimet”.Megjithatë, Faton Osmani nuk e sheh si diçka tragjike përdorimin e zhargonit në rrjetet sociale, por, sipas tij, nën këtë ndikim nuk duhet rënë fëmijët. “Kur hyn në ‘Facebook’ apo, pa marrë parasysh në cilin rrjet, kjo përdoret. Në Kosovë shumë është duke u përdorur. Por, nuk është tragjike. ثshtë mbase tragjike për të vegjlit, fëmijët tanë, sepse po mësojnë gjëra të këqija”. Visar Krasniqi thotë se gjuha që përdoret në rrjete sociale nga të rinjtë, është po ajo gjuhë me të cilën ata komunikojnë edhe në jetën e përditshme, jashtë rrjeteve. Kjo, sipas tij, në njëfarë mënyre, është edhe një pasqyrë e kulturës gjuhësore te të rinjtë. "Unë mendoj se gjuha, të cilën ne e përdorim nëpër rrjetet sociale, është gjuha e njëjtë, të cilën ne e përdorim në përditshmëri. Në njëfarë mënyre, gjuha në rrjetet sociale tregon se çfarë kulture ne kemi. Praktikisht, është një gjuhë e rrugëve dhe e kafeneve, por të cilën një pjesë e mirë e njerëzve e hedhin në ‘slengun’ e rrugës dhe një pjesë e transportojnë në gjuhën standarde. Nëse i dëgjojmë njerëzit në kafene dhe në rrjete sociale, është biseda e njëjtë”. Donjeta Tullari thotë se në komunikimin ndërmjet të rinjve në rrjetet sociale janë tepër të pranishme shprehjet nga gjuhët e huaja, kryesisht nga ajo angleze, por edhe shkurtesat për shprehje të ndryshme. “Ka shumë fjalë që përdoren dhe janë të gjuhës angleze, por ne i ‘kthejmë’ në gjuhën tonë shqipe dhe i përdorim edhe nëpër rrugë, por edhe në jetën e përditshme. Këto janë shkurtesa. Për shembull: ‘flm’ është për ‘faleminderit’, ose ‘sps’ është për ‘s’ka përse’. Nuk them se këtë e bëjmë edhe në familje, sepse janë prindërit që nuk na lejojnë ta përdorim këtë komunikim, por ne të rinjtë, mes vete, e përdorim shumë”. Vigan Ademi nuk mendon se gjuha e komunikimit në rrjetet sociale tolerohet edhe në shkolla. “Gjuha e njëjtë ndërmjet shokëve mund të flitet edhe në internet, por jo edhe nëpër shkolla. Kur kemi ndonjë fjalim më formal, është më ndryshe. Por, neve na është bërë shprehi që të flasim ashtu sikur në rrjetet sociale. Ne i ndryshojmë shumë fjalë dhe nuk i themi ashtu siç do të duhej. Përdorim edhe fjalë nga anglishtja e kështu me radhë”. Ndërkaq, për gjithë këtë situatë, Rina Beqiraj, shpreh mendimin e saj: “Në shumë raste janë shkurtesat e fjalëve. Do të thotë, ka edhe fjalë që kthehen në formën e mbrapshtë, si për shembull: ‘op’ në vend të pohimit ‘po’... Pastaj ‘flm’, ‘sps’... janë shkurtesa që përdoren. Zakonisht përdoret një gjuhë, që në jetën e përditshme më të moshuarit nuk e përdorin. Pra, është një gjuhë ‘trendy’, nëse mund të them kështu ose gjuhë në modë, siç e vlerësojnë të rinjtë sot. Mendoj se nuk është korrekte që ta flasim atë gjuhë, sepse ne kemi gjuhën standarde tonën. Ndoshta edhe mund të flasim gegërisht ose toskërisht në disa vende, por jo gjuhën ‘trnedy’ siç e përdorin të rinjtë sot. Mendoj se nuk është mirë K,D
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Ndihmojne per te kursyer kohen qe kalon para kompjuterit, shkruan me shpejt me perkushtime:P

Por ce do kur te rinjte shkruajne ne kete menyre e ne shkolle, e ne provimet e shtetit?!
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Un sdo e dramatizoj si shum ket qeshtje sepse cdo njeri deshiron te kaloj ne rruge me te afer sa i thua dikujt faliminderit nuk e prish gjuhen ti thuash flm pra me inicjale .pastaj gjuha angeleze eshte gjuhe e dyt pak shqip pak anglisht del diqka :hmm:

ps ahu profesrove ju intereson ta mbajn ate ore kaq.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Rinia ato shkurtime i thot me kte kuptim jo me ate qe dini ju !!!
MHB ==> Më hahet buk !

FLM ==> Fli me mua !
SPS ==> Sjam për sonte !
KLM ==> Ke lujt mendsh !
TDSH ==> Të dalt shpirti !
VK==> Vërtet këndshëm !
VL==> Vap e leht !
Tkshxh==> Tarzani kalon
shumë xhungla !
Pz ==> Pa zgjidhje !
Tkz ==> Të kafshoft Zagari !
TFS==> Te fala sateme.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Kohet e fundit po i perdorin shume shpesh fjalet e <shkurtuara>:
Sipas meje kam bo men me ndryshu fjalorin shqiptar :)
 
Pe: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Nje nga gjerat qe me bezdisin me shume eshte kjo e te folurit shkurt.Para 3 muajsh mora pjese ne nje konference nderkombetare mbi kete tematike.Nuk eshte vetem nje problem yni por europian e mbareboteror.Fatkeqesisht duket sikur e folura me shkurtime nuk ka te ndalur.Gjuha eshte bere per tu folur e per tu perdorur ne tere larmine e saj.Une personalisht as ne sms nuk perdor gjuhe te shkurtuar.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

qekur ka dalur shkronja w shkronja u ka dal npencion, me grricin nervat kur hkruajn me w ose ben nje te qeshur huwahuwahuwahuwahuwahuwahuwha :( :(
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Ehh eshte gjuha e internetit, do sdo perfshihet ne gjuhen e perditshme, kishte dhe nje video e perpiluar nga nje universitet anglez qe po flisnin per evoluimin e gjuhes angleze dhe si permes virtualitetit, ma merr mendja ata qe luanin loja te paret heheh, u arriten tere keto shkurtesa qe u perfshine ne fjalorin e gjuhes se folur :)

Nese dikush do te qeshe ja:
https://m.youtube.com/watch?v=H3r9bOkYW9s
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

op, op ishmi - po m'thon :liber:
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Hi seshte shkurtim i gjuhes Shqipe,eshte Anglisht dhe jo e shkurtuar..

Kshu shkurtime perdornim e me pare,disa fjale kyce si pershembull (psh),domethene (dmth),ska perse (sps),sidoqofte (sdq) etj etj...nderkohe qe ne kohen e sotme keto jane shtuar dmth ne cdo nje fjale gjen e nje fjale te shkurtuar...Pergjithesisht ne te shkruar nuk me pelqen e nuk perdor shkurtime,me ngjan si gjuhe e bastarduar,leqe mezi arrij te kuptoj fjalet mes rreshtave...!
 
Tema thote "gjuha moderne e te rinjve", pa percaktuar nenshtesi. Ku e pe aludimin se "Hi" eshte shqip?
Hi eshte shkurtim i hello,

Per temen ...shume bastardime jemi duke i bere shqipes me shkurtime.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Une jo vetem e shkurtoj por dhe flas gjys shqip gjys anglisht. cte me kujtohet, Lol. kur isha ne shqiperi o Zot sa her kam ndjere siklet kur rrija minuta mendohesha per fjalen :(.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Ja te na tregoj Soul meqe e flet , ''hi'' del nga hello?

Si eshte te flasesh me shkurtime!?

Mua po me duken keq ne te lexuar keto komentet me shkurtime jo me ta degjoj ndonje do i them analfabet fare ahaha :P
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Ja te na tregoj Soul meqe e flet , ''hi'' del nga hello?

Pse moj vetem Soli di anglisht e? :p
Degjo me sakte lexo ketu. Ka te drejt Monique ndaj rri urt. Apo ke qejf te zihesh ti ee :p
Hi vjen nga hello. Mjafton te mendosh qe anglishtja qe flitet ne Amerik eshte rrjedhoj e shkurtimeve. Do te degjosh nje anglishte te paster shko ne Angli.
Sot e kesaj dite ky fenomeni i shkurtimeve sa vin dhe
keqesohet, jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend. Rinia nuk e mendon shume dhe as u intereson shume te flasin e te shkruajn gjuhen letrare. Mjafton te jene aty te lidhur neper rrjete sociale pa se sa lesh e bejn gjuhen pune e madhe.
 
Po ne shkrim perdoren o wow se ne te folur asnji nuk i shkurton ...se nuk bejne sens lol
Se do behej si ai skeci i fadil hases ..shkurt shkurt dhe vetem bashketingellore leshonin lol

Ja psh lol eshte shkurtim i laughing out loud ...besoj kur qeshim nuk qeshim duke thene lol por ja shkrepim nje te qeshme qe e merr vesh dynjoja.

Gjithsesi per shkurtimet pyet ke te duket ty i besueshem...nuk merzitem une :)
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Pse moj vetem Soli di anglisht e? :p
Degjo me sakte lexo ketu. Ka te drejt Monique ndaj rri urt. Apo ke qejf te zihesh ti ee :p
Hi vjen nga hello. Mjafton te mendosh qe anglishtja qe flitet ne Amerik eshte rrjedhoj e shkurtimeve. Do te degjosh nje anglishte te paster shko ne Angli.
Sot e kesaj dite ky fenomeni i shkurtimeve sa vin dhe
keqesohet, jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend. Rinia nuk e mendon shume dhe as u intereson shume te flasin e te shkruajn gjuhen letrare. Mjafton te jene aty te lidhur neper rrjete sociale pa se sa lesh e bejn gjuhen pune e madhe.

Kisha nje shef qe kish bere kolegjin ne angli dhe kish punuar ca vite aty. Sa here benim mbledhje une isha gati ta rregjistroja se neper shume fjale humbisja...sidomos per shkak te aksentit.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Kjo qe thone Moni e Didi eshte posh english, ata qw flasin gjuhen letrare dmth, ndersa si te rinjte e mos flasim shume krahina e qytete ne Angli kane dialektet e tyre qe ndonjehere mezi merren vesh, e kane perfshire shume shkurtesa poashtu.
WOW ne e mesonim ne shkolle fillore qe Hi eshte menyra jozyrtare e fjales Hello, nese do tr sigurohesh kontrollo Meriam-Webster Dictionary. Ok kaq jdsh :P
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Përdorimi i fjalëve të huaja në vend të fjalëve shqipe, vjen nga mungesa e përkthimeve të duhura dhe për faktin se gjuhëtaret nuk kanë punuar në këtë drejtim. Zhvillimi teknologjik në botë, nuk është përcjell me një evoluim të gjuhës sonë. E ky është faji kryesor që ne përdorim sot fjalë të huaja për terma të tillë të rrjeteve sociale ose edhe të vet kompjuterit.
Sa i përket çështjes së përdorimit të shkurtesave, konsideroj se nuk paraqet problem deri në masën se ku përdoret. Nëse përdoret vetëm në një komunikim të përditshëm kjo edhe nuk mund të paraqes problem, por përdorimi i saj në shkollë dhe në studime do ishte problem në vete.
E fundit fare, po i bëjmë naze vetës kur po e krahasojmë me gjuhen angleze e cila ka mbi një milion fjalë, e që çdo ditë ka fjalë të reja. Deri sa gjuha jonë, edhe pse e mirë e e dëlirë ka pak më shumë se 60 mijë fjalë, këtu pak paraqet problem dhe padrejtësia që i është bërë gegërishtes.
 
Ok e ke parasysh qe dhe fjala angleze ka pervetesuar shume fjale latine e tjera ne gjuhen e saj? Sa per shqipen nuk eshte nje fenomen vetem bashkekohor, ne kemi plot fjale nga turqishtja per te cilat nuk kemi fjale ne shqip, nuk eshte problemi tek pershtatja e fjaleve te huaja, por tek deformimi i ketyre fjaleve, qe prap nga ana tjeter jane si rrjedhim i kohes.
 
Pranimi i këtyre fjalëve të deformuara dhe përdorimi i shpeshtë i tyre në fjalorin e përditshëm mund të sjell dhe përdorimin e tyre dhe trajtimin e tyre si diçka normale edhe në nivelin tjetër të komunikimit (atë akademik).
Madje unë për shaka shpesh pyes se çfarë bëjnë njerëzit me kohen e fituar nga perdorimi i Klm, flm ... në vend të Kalo mirë, faleminderit..., ose në të vërtet të paret që filluan janë nga Gjakova e Gjirokastra e janë mësuar të kursejnë ahah.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Kisha nje shef qe kish bere kolegjin ne angli dhe kish punuar ca vite aty. Sa here benim mbledhje une isha gati ta rregjistroja se neper shume fjale humbisja...sidomos per shkak te aksentit.

Jane te tmerrshem por ja vlen te degjosh dike qe vjen nga Anglia. Mesuesja ime e anglishtes ne universitet, ishte angleze (nuk e mbaj mend nga cili qytet)
leksioni i pare me te na e hoqi trurin. U prezantua dhe vetem "Hello" morem vesh ne. Fliste me nje shpejtesi marramendese, ne nje fjali e perbere nga 10 fjale
vetem 5 prej tyre do theksoheshin. Imagjino cfare terri. lol Pavarsisht ketyre ja vlejti.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Haha sa debat eshte bere ketej per nje ''hi'' loool ,Didi e morem vesh qe di e ti Anglisht :P

Rrofsh e qofsh o Moni sa me ke bere me qesh, lol te folmen e Kisha me Soul ne fakt se kshu skam degjuar njeri te flas me shkurtesa dhe ne fakt te them te verteten kur hyra ketu (ne virtualitet) lexoja Shqiptare te Kosoves ter shkurtime ne fjalor,me pas i ndoqem e ne ..sidomos ate fjalen ''tung'' apo ''klb'' bera gati nje vit te kuptoja ca domth,ca te tjera si kam kuptuar akoma si fjala ''rryp'' (kjo ndoshta seshte shkurtese) :P Une nje rryp di ate te pantallonave lol
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Përdorimi i fjalëve të huaja në vend të fjalëve shqipe, vjen nga mungesa e përkthimeve të duhura dhe për faktin se gjuhëtaret nuk kanë punuar në këtë drejtim. .

Dhe jo vetem, sot ke "intelektual" qe dhe per fjalet ku e kemi per bukuri ne gjuhen shqipe marrin e shpiqerojne fjalen shabllon nga gjuha e huaj se mendojne se duken se coc thane dicka te madhe :P. Psh: zgjidhet - solucionohet (nga fjala solution) haha.

O goca se po shoh qe pasket bere debat: Soli flet keshtu plot gabime ama shkrimet akademike une i qaj. :P.
Ndersa fakti qe shpesh me duhet te mendohem per ndonje fjale ne te folur vjen si rrjedhoje e te folurit plot 10 vjet anglisht vetem. Shqip flas vetem muhabete shtepie:P

Sa per jo anglez jo amerikan, s'keni degjuar irlandez e australian ju, haha, pale kinez.. haha.. pupu

Ikni tani me leni tshkruj sic fol se me ngjit me mir :P
p.s. Hi nuk esht shkurtim i Hello, thjesht eshte pershendetje jo zyrtare, por mund te jet dhe shkurtim i "How are u": psh sic kemi: pershendetje dhe c'kemi ne shqip. ka dhe version hiyoo.. njejta gje esht dmth. por ketu po flitet per fjalet si thnx, omg,Lol, asap,etc.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Ketej kemi perdorimin e fjaleve - Slang- , zakonisht ne shumicen e rasteve i perdorin zezaket ose Ato Anglezet e pashkolluar ... ne rracat e tjera eshte i minimizuar perdorimi i tyre... ndonje , ndonjehere tek - tuk.

Nuk e shikoj si nje prb te madh perdorimin e tyre, mes nje bisede te mbyllur pra ne shoqeri ... prb behet kur e perdor jashte shoqerise apo neper bankat ambientet e shkollave, ose ne pune- ne dicka zyrtare dmth .

Ps....Shqiptaret nuk kane arsye shkurtimesh, sepse nje fjale zakonisht percakton nje kuptim te vetem ... ndryshe nga Aglishtja ku nje fjale varet ne perdorimin e saj, mund te kete shume kuptime e perdorim te ndryshem....Nejse mo, edhe k'to do kopjojne diku - Albanian's The Nigga's . loool
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Kjo qe thone Moni e Didi eshte posh english, ata qw flasin gjuhen letrare dmth, ndersa si te rinjte e mos flasim shume krahina e qytete ne Angli kane dialektet e tyre qe ndonjehere mezi merren vesh, e kane perfshire shume shkurtesa poashtu.
WOW ne e mesonim ne shkolle fillore qe Hi eshte menyra jozyrtare e fjales Hello, nese do tr sigurohesh kontrollo Meriam-Webster Dictionary. Ok kaq jdsh :P

Gjuha letrare pra perdorimi i saj nuk te ben posh, sepse nuk besoj qe ka gjuhe letrare - POSH. Gjuha Posh, varet nga sjellja & ( and) ndarja e aristrokacive/klasave ( rich- poor...upper class -middle-lower class) ..pra shkon dhe ndahet pas ketij kuptimi.

Ndersa fjala Hi vs Hello - eshte sikur themi ne pshm... Miremengjes-Gjes , kane te njentin kuptim/domethenie .

- Nejse, nuk jam dakort kur perdoren fjalet e huaja ne Albania ...sepse k'tu nuk degjon gjuhe te huaj mes Anglishtes pshm ( flas per Anglezet jo refugjatet ) .. sepse edhe ne pshm ju kemi mesuar shoqerise apo ne pune- fjale shqip tek-tuk.. por nuk i marrin ato qe ti perdorin me shoqerine e tyre.

- Une shkoj ne Shqiperi, qe te flas Shqip ... ato me flasin prsh ne English-Italisht .. ne raste te tilla eshte dhe ngelet Hipokrizi, vjen si pasoje e injorances.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

Askush askujt nuk ia mohon njohjen dhe perdorimin e gjuheve te huaja, por poashtu askujt nuk I lejohet shkelja dhe keqperdorimi I gjuhes shqipe, letrare apo jo per mua ka pak rendesi. Me duket shpesh qe eshte shprehje e mendjemadhesise kur dikush qe ka jetuar 20-30 vjet ne Shqiperi apo Kosove apo ne trojet shqiptare dhe tash per 3 muaj te kaluara ne Gjermani (psh.) kthehet e me flet gjermanisht. Njekohesisht per ata femije qe kane lindur jash trojeve shqiptare, por se paku me njerin prind shqiptare, eshte marri te mos e flasin, kuptojne dhe shkruajn gjuhen shqipe.
 
Titulli: Hi, flm, sps..." - gjuha "moderne" e të rinjve

p.s. Hi nuk esht shkurtim i Hello, thjesht eshte pershendetje jo zyrtare, por mund te jet dhe shkurtim i "How are u": psh sic kemi: pershendetje dhe c'kemi ne shqip. ka dhe version hiyoo.. njejta gje esht dmth. por ketu po flitet per fjalet si thnx, omg,Lol, asap,etc.

Tani une ne shkolle e mbaj mend si abbreviation - shkurtim i fjales Hello...
por tani u futa edhe ne net dhe gjeta kete me poshte

The Meaning of HI
HI means "Hello"

So now you know - HI means "Hello" - don't thank us. YW!

What does HI mean? HI is an acronym, abbreviation or slang word that is explained above where the HI definition is given.

Ky eshte shkurtim por edhe mund ta shohesh si nje forme jozyrtare te pyeturi .
por sic e dime shkurtimet uk do te thote te kene nje kuptim....psh

ILY - Im leaving you ose I Love You
etj etj ...se po pertoj tashi :P
 
Pse moj vetem Soli di anglisht e? :p
Degjo me sakte lexo ketu. Ka te drejt Monique ndaj rri urt. Apo ke qejf te zihesh ti ee :p
Hi vjen nga hello. Mjafton te mendosh qe anglishtja qe flitet ne Amerik eshte rrjedhoj e shkurtimeve. Do te degjosh nje anglishte te paster shko ne Angli.
Sot e kesaj dite ky fenomeni i shkurtimeve sa vin dhe
keqesohet, jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend. Rinia nuk e mendon shume dhe as u intereson shume te flasin e te shkruajn gjuhen letrare. Mjafton te jene aty te lidhur neper rrjete sociale pa se sa lesh e bejn gjuhen pune e madhe.

Pune e madhe per gjuhen..me rendesi eshte qe mes veti merren vesh :P
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top