Hetuesi nga Shkodra: Kam zbuluar misterin e Stonehedge

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburyt
Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik.

Siç deklaron ai vetë për gazetën "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tërhequr prej vitesh dhe i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç'kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.

Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: "... Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç'kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor.

Pra, t'ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash" - thotë ai.

Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. "Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë.

Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne" - shton Nazmi Selimi.


Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç'koduar Stonehedge dhe ku e mbështesni këtë?

Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.

Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve.

Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj.

Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.

Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehedge dhe pretendoni se e keni ç'koduar... Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge. Si e shpjegoni këtë?

As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.

Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin "baronët e shkencës", që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.
stonehenge.jpg

Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.

Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta.
Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.

Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?

Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.

Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet.

Për ç'kodimin e Stonehedge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.

اFARث ثSHTث STONEHEDGE?

Kompleksi megalitik i Stonehenge është ndërtuar në Salisbury të Britanisë së Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, në kohën kur u ngritën dhe piramidat e mëdha të Egjiptit. Përbëhet nga unaza të mëdha guri dhe ka një mori vrimash në terren në formë rrethore.
Nuk është ende e qartë për çfarë ka shërbyer dhe është po kaq e paqartë se si janë zhvendosur dhe pozicionuar gurë me peshë dhe madhësi të atillë të jashtëzakonshme.

Një pjesë e studiuesve mendojnë që është ndërtuar nga banorë antikë si një vend kulti, një pjesë tjetër si një kalendar gjigant për të mbajtur "shënim" ecjen e muajve, stinëve, viteve, të tjerë debatojnë rreth faktit nëse ishte një observator gjigant astronomik.

Termi Stonehedge nga anglishtja përkthehet fjalë për fjalë "gur i varur". Sot ky vend është shndërruar në një vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi për ndjekës të feve të reja neopagane.
shekulli
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top