Tuana
Nada é por acaso!
Kerkuesi i paranormales Matt Schulz, nje drejtor arti qe banon ne San Diego ne kohen qe nuk eshte duke eksploruar shtepi te vjetra, hotele apo anije, ka bere nje deklarate te cuditshme ne lidhje me kontaktin me fantazmat.
"Jeni duke u munduar te kontaktoni me nje fantazem? Celesi ne arritjen e tyre mund te jete nje byrek, ose te pakten nje pyetje ne lidhje me te."
"Duket e cuditshme, por nje pyetje si: 'Cfare lloj byreku te pelqen me molle apo me qershi?' duket sikur merr pergjigje nga shpirtrat." - u tha Schulz nje grupi aspirantesh per tu bere kerkues te paranormales gjate nje ekspedite ne mes te nates tek Star of India, ne anije 149 vjecare.
Kjo eshte nje teknike qe vete Schulz e ka mesuar vite me pare nga nje hetues tjeter.
"Pyetje te tilla ne lidhje me byrekun, apo nese pelqen limonet apo portokallet, apo te tjera, duken te parrezikshme." - tha ai per Huffington Post disa dite pas ekspedites.
"Nuk e di se pse por fantazmat i pergjigjen pyetjeve te tilla., Nje here ne po hetonim nje shtepi dhe po mundoheshim te kontaktonim me fantazmen e nje vajze. Ne e pyetem ate nese i pelqente me shume cokollata apo vanilja dhe ajo u pergjigj ne menyre te qarte, sikur te ishte ne dhome, 'vanilje'."
Ne lidhje me fantazmat eshte organizuar edhe nje konference kohet e fundit. Organizuesi i konferences, David Hanson shpjegoi gjate konferences qe lidhja ndermjet fantazmave dhe anijeve mund te mos jete vetem ajo lidhja klasike qe eshte menduar me pare.
"Ka nje teori ne lidhje me ujin dhe aktivitetet paranormale," - tha Hanson. "Teoria eshte qe uji qe kalon nen trupin e anijes ndihmon ne shkembimin e ione apo ndonje forme energjie qe mundeson me shume energji per shpirtrat qe te manifestohen apo te bejne gjerat qe ata deshirojne."
Por megjithate cdo gje e lidhur me paranormalen eshte vetem nje teori e pavertetueshme sipas D.J. Grothe, president i james Randi Educational Foundation, nje organizate jo fitimrurese qe i jep publikur informacione te besueshme ne lidhje me deklaratat paranormale.
Schulz, thekson qe edhe pse ai vete ka patur eksperienca qe e bejne ate te mendoje qe ka edhe nje bote shpirtrash dhe qe fantazmat ekzistojne, ne fakt nuk ka te dhena shkencore qe te vertetojne qe ekzistojne vertet.
"Duhet te them qe nuk ka prova ne lidhje me paranormalen." - tha ai.
"Nuk ka patur ndonjehere dhe ndoshta nuk do te kete asnjehere. Ne jemi duke u munduar me keto hetime qe po bejem, duke shpresuar qe nje prej tyre te na beje te kemi edhe prova per t'i treguar botes."
Ne lidhje me ekspeditat Schulz theksoi qe fakti qe nje anije eshte me fantazma, nuk do te thote qe ata do te jene aktive gjate nje ekspedite.
"Une them shpesh qe e vetmja gje konsistente e paranormales eshte inkonsistenca e saj." - tha ai/info.a/