Hetim i ri per vdekjen e poetiti Pablo Neruda

Vdekja e poetit të famshëm Pablo Neruda në vitin 1973 do të rihetohet. Lajmi është bërë I ditur nga autoritetet kiliane dhe sipas zëdhënësit të qeverisë Francisco Ugas , ka të dhëna se poeti mund të jetë helmuar.
Analizat e bëra në 2013 pas zhvarrosjes së trupit të tij nuk treguan gjurmë helmi, por tashmë është vendosur të kryen teste më të specifikuara. Certifikata e tij e vdekjes thotë se Neruda vdiq nga kanceri i prostatës. Poeti kilian vdiq 12 ditë pas grushtit ushtarak që solli gjeneralin Augusto Pinochet në pushtet. Edhe pse ishte i njohur mirë për poezinë e tij, Neruda ishte anëtar i përjetshëm i Partisë Komuniste të Kilit, deputet dhe ish-ambasador në Francë.
Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në 1971. Zyrtarët kilianë deklaruan se testet e reja të mjekësisë ligjore mbi eshtrat e Nerudës do të kërkojnë për metale inorganike, në përpjekje për të përcaktuar shkakun e drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të vdekjes të tij.
Hetimi do të fokusohet në zbulimin nëse përbërës kimikë kanë shkaktuar ndonjë dëm qelizor ose të proteinave në trupin e nerudës. Kurse analizat e kryera në 2013 u përqendruan vetëm në gjurmët e helmit.
Trupi Nerudës u zhvarros në prill të 2013 për të kuptuar nëse ai u nda nga jeta nga helmimi, pasi shoferi i tij Manuel Araya dhe të tjerë kishin dyshime për vdekjen e tij. Araya tha se e kishte dërguar 69 vjecarin në spitalin e Santiagos, pasi kishte problem me stomakun.
Tashmë besohet se Nerudën e helmuan pasi ishte mbështetës i patundur i presidentit të rrëzuar Salvador Allende dhe mendohej se ai do të bëhej lider i opozitës ndaj diktaturës.
ora news
pablo-neruda-655x356.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top