"Heretiku" Dante Aligeri mërr "pafajësinë"

Lauri

Anunnak
"Heretiku" Dante Aligeri mërr "pafajësinë" nga Papa Benedikti XV

"...Bota ndoshta kurrë nuk ka njohur një figurë kaq të lartë, siç është Dante Aligeri, dhe sot, jo vetëm Italia, e cila me të drejtë ndjehet krenare që e ka lindur, por të gjitha kombet janë duke u përgatitur për të festuar kujtimin e tij sepse e tërë bota mund të paguajë nderimin për këtë figurë fisnike; krenaria dhe lavdia e njerëzimit .... Sa më shumë fitim ju nxirrni nga studimi i tij aq më e lartë do të jetë kultura juaj, rrezatuar nga shkëlqimet e së vërtetës..."
Janë këto fjalët që tha sot 94 vite më parë, më 30 prill 1921 Papa Benedikti XV, i cili boton enciklikën për Dante Aligerin. Viti 1921 ishte shpallur viti i Dantes. Dante Aligeri kishte qenë kundërshtari i ashpër i Kishës, përkrahës i fortë i "skizmës", ndarjes së saj nga shteti, kritikues i rreptë i korrupsionit papal dhe Kisha e kishte përndjekur. Por kohët kishin ndryshuar dhe bashkë me të dhe qëndrimi, duke i lënë vendin një epoke iluminimi, manifestimit dhe promovimit të vlerave dhe kontributeve.

albert9_zpszyikv6v2.jpg

Shekujt janë qartazi përcaktes, të drejtë, rreptësisht të drejtë, sikundër dhe të pamëshirshëm deri në hakërrinë e harresës. Hedhin tej në të shkuarën dhe e mbulojnë me tis dhe mjegull anateme çdo gjë që vjetrohet, gjithseçka që koha e përjashton nga shtati i saj si një çiban lëndues. Përkundër, është ajo që ruan si ama foshnjën, si diçka të patëdytë, të çmuar tançka ndryn në vetvete rininë e përjetshme. Gjithseçka që ka veshur mantelin e përjetësisë dhe predikon jetën e pasosun. E kurrçka tjetër që rrok këtë shenjtëri nuk asht veç kryeveprave si "Komedia Hyjnore". E kur citojmë këtë rrokakohohë të pamatë, natyrshëm që nënkuptojmë atë vullnesë eterne që e përjetësoi në vargje këtë titan të letërsisë botërore. Kur përmendim "Komedia Hyjnori", gjithherë qasemi të rrokim hapsinën e pamatë të atij shpirti kumtues dhe atij vullneti shpërthyes.
albert10_zpstxvjt09v.jpg

Tash kur kanë kaluar kaq vite nga brakisja e të gjallët e tij, munet me xanun vend si gjumtyrë e thyeme nga shtatorja e një statuje, ajo që i madhi Bogaço shkroi për Danten: "Emni i tij sa më shumë do të lëmohet nga koha, aq më i qartë e më i ndritshëm ka për t'u ba". Kurrqysh ma bukur nuk i përkojnë se më këtë sentencë emri, vepra dhe koha që limoi Danten, duke e kthyer atë në një shkrepëtim zjarmtare rrufeje për tan ata shpirtra që velen në çastet e fundit të jetës, e të tjerëve që vetë jeta i përball orë e çast me cakun e mbram.
/ Albert Vataj.
 
Titulli: "Heretiku" Dante Aligeri mërr "pafajësinë"

mos gaboj eshte edhe etiketuar si teolog ne vargje..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top