Heq dorë nga martesa dhe dënohet 15.000 euro

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
f1103112401580m1gg5.jpg


Një i ri nga Spanja, i cili ka vendosur të heq dorë nga fejesa vetëm tri javë para martesës së caktuar, do të duhet që ish të fejuarës t’i paguajë dëmshpërblimin prej 15.000 eurosh.

اifti është dashur të kurorëzohet në kishën e qytetit Mursia, por 20 ditë para se të shkoj para altarit Josefi i ka thënë të dashurës se megjithatë nuk është i gatshëm për martesë dhe se dëshiron të shkëpusë lidhjen e tyre.

Ajo ka vendosur ta padis dhe të kërkojë dëmshpërblim, duke pohuar se për përgatitjen e dasmës dhe mobilimin e banesës në të cilën është dashur të banojnë kishte shpenzuar gati 20.000 euro.

Gjykatësi ka vendosur që kërkesa e saj është e arsyeshme dhe ka gjykuar se Josefi duhet t’i paguajë asaj 15.000 euro, sepse pa arsyetim e ka lënë të fejuarën e tij.

"Josefi e ka lënë të dashurën pa ndonjë sqarim. I ka premtuar asaj jetë të përbashkët, e është kujtuar për ndarje vetëm atëherë kur përgatitjet për dasmën kanë qenë të kryera. Mu për këtë përcaktoj se ai duhet t’i paguaj asaj 15.000 dëmshpërblim”, ka njoftuar gjykatësi./telegrafi/
 
uuuuaaaa sikur te ndodhte ketu, sa mire do ishte, se ndoshta mund te ishin ndergjegjesuar ndopak populli , qe nuk luhet me tjetrin.
 
Mire ia kane bere qe te veje mend.Nuk luhet me te dashuren!!!
 
me mire te paguash 15000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000 euro se sa te martohesh me personin e gabuar....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top