Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

ida angel

:)
V.I.P
Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Përvijësimi është i mundshëm të shihet edhe me sy të lirë, por pa dyshim është më mirë të keni një teleskop

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në këto ditë, Hëna, Venusi dhe Jupiteri janë duke na dhuruar për çdo mbrëmje një spektakël simpatik. Sateliti tokësor dhe dy planetet po shfaqen në të njëjtën vijë në qiell, në mënyrë thuajse perfekte (vetëm pak gradë ndarjeje mes trupave qiellorë), siç ndodh tepër rrallë. Ekspertët e konsiderojnë këtë event të fundit të marsit, si bashkimin më të mirë e unik të Venus-Jupiter, për shumë vite të ardhshme.

Përvijësimi është i mundshëm të shihet edhe me sy të lirë, por pa dyshim është më mirë të keni një teleskop. Natën e kaluar, Hëna u errësua thuajse plotësisht nga planeti i madh i gaztë që është Jupiteri. Ndërsa më larg, në distancë nga drejtimi ideal që kalon zemrën e satelitit dhe të planetit, ishte i shikueshëm Venusi shkëlqyes.


Evenimenti, që është rast special për astrofilët, apo vëzhguesit e thjeshtë të qiellit, përsëritet rregullisht që prej 4 javësh, por në këto mbrëmje, kur po ndodh kalimi nga dimri në pranverë, po arrin kulmin e spektaklit. Madje sonte pritet që të jetë i dukshëm veçanërisht Venusi.

Ekspertët tregojnë se më 13 mars, Jupiteri e Venusi dukeshin aq afër sa mund të shkëmbenin shumë me njëri-tjetrin. Shikueshmëria më e mirë është kur errësira e rënies së natës, nuk fsheh akoma kontrastin midis trupave qiellorë të shndërritshëm.

Ky nuk është fenomeni i vetëm i vitit 2012, që do të na bëjë të ngrejmë vështrimin drejt qiellit. Më 5 qershorin e ardhshëm, të pasionuarit pas yjeve mund të jenë dëshmitarë të përvijëzimin Venus-Diell, fenomen që parashikohet të përsëritet sërish vetëm në vitin 2117.(Giornale)
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Qenka dalldis ky Venusi kete pranvere e po shkelqen si shume :syze:
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Po dal ti shikoj por po spash gja ske pse mpret ktu ti Ida .
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Po dal ti shikoj por po spash gja ske pse mpret ktu ti Ida .

Mos m'thuj se Jupiteri i ka hi n'midis Hanes dhe Venusit :P A pis i madh o kan gjithmon :syze::P
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Po dal ti shikoj por po spash gja ske pse mpret ktu ti Ida .

Hartini besoj eshte e dukshme kudo ne bote, mjafton te shikohet ne nje ambjent ku nuk ka shume ndriçime nga dritat e qytetit.
Madje Hena Jupiteri dhe Venusi po bejne nje muaj qe krijojne nje spektakel ne qiell duke qen se jane shume afer nj tj kte periudhe.
Ja psh kjo eshte nje smile e krijuar nga kjo trio ne 25 shkurt :

Shiko fotografinë 1808440

Ne te majt eshte Venusi,ne te djathte Jupiteri dhe pastaj Hena
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Sonte dukej bukur,po sdukeshin ne te njejten vije
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Sonte dukej bukur,po sdukeshin ne te njejten vije

Evi ne cilin krah jane? Ballkoni im eshte nga lindja por nuk po i shikoj.
Nejse materiali thot qe me pak grad ndarje jane.
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Evi ne cilin krah jane? Ballkoni im eshte nga lindja por nuk po i shikoj.
Nejse materiali thot qe me pak grad ndarje jane.

Ne perendim,une tani erdha e atje ishin deri sa te ven me tutje e te vij drita e diellit qe mos te duken fare
 
Pe: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Sa inat qe sonte qenka koha e vrejtur :S
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

I shikova dhe i vrojtova dhe une dhe vertet dukeshin bukur .
Ne momentin kur i pash une , me sa kuptova Venusi ishte siper dhe jupiteri posht kurse hene ne mes e spostuar pak nga e djathta
dhe formonin nje trekendesh me nje kend diku rrreth 120 grade hene venus e hene jupiter dhe diku rreth 35 grade venus hene e hene jupiter
dhe 25 grade jupiter hene e jupiter venus .
Do kisha pas deshire ti shihhja me nje teleskop hd por çe do ku ta marr , veç ta marr kete lupen time .
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Ja nje foto nga cel nga sonte
duket qarte Hena dhe Jupiteri
ndersa Venusi pothuajse sduket fare ne foto por me sy te lire duket
gjithsesi pozicionet jane si ato te shkrimit

Shiko fotografinë 1808454
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

Evi po mbreme ne kte pozicion ishin? Mesa lexova mbreme Jupiteri ishte me siper dhe Hena mes Jupiterit dhe Venusit .
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

I kam pare 2-3 here, mendoja se ylli polar ishte perbese lol.
 
Titulli: Hena-Jupiteri-Venusi, trio unike e spektaklit ne qiell

081202-venus-jupiter-photo_big.jpg

(The heavens smile) Buzeqeshja e Parajses se Henes Jupiterit dhe Venusit 2 Dhjetor 2008

081125-venus-jupiter-conjunction_big.jpg

Pasadena, California, 12 Shkurt 2008.

Shiko fotografinë 1808632
E merkure ,03 Dhjetor 2008 11.27

venus-jupiter-conjunction.jpg


Shiko fotografinë 1808633
Duket qarte dhe Marsi e Merkuri 2012 *500mm Sigma APO telephoto Canon 5D,0.5 secs f8 ISO 1600 ora 20.55

Shiko fotografinë 1808634
Fotua me lart e zmadhuar
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top