Hëna është formuar nga Toka!?

Love

βeℓℓe â๓e
Një teori e re e nxjerrë nga dy shkencëtare të Universitetit të Harvardit sugjeron se Hëna dikur ka qenë pjesë e Tokës dhe u shkëput prej saj pas përplasjes së fuqishme me një trup tjetër qiellor.

hena-eshte-formuar-nga-toka-320x199.jpg


Në një studim të botuar në revistën ‘Science’ dy studiueset, Sarah Stewart dhe Matija Cuk janë shprehur se teoria e tyre do të shpjegonte shumë mirë edhe faktin pse Hëna ka një përbërje aq të ngjashme kimike dhe gjeologjike me Tokën.

Sipas shkencëtareve, Toka rrotullohej shumë shpejt në kohën kur është formuar Hëna dhe një ditë zgjaste 2-3 orë. Si rezultat i shpejtësisë me të cilën ajo lëvizte, mund të jetë krijuar mundësia e depozitimit të madh të materialit prej saj, nga i cili është formuar gradualisht Hëna.

Në bazë të teorisë së tyre, dy shkencëtaret pretendojnë se me kalimin kohës, shpejtësia me të cilën rrotullohej Toka u zvogëlua gradualisht për të arritur shpejtësinë e sotme të rrotullimit, falë ndërveprimit të gravitetit mes orbitës së saj rreth Diellit dhe orbitës së Hënës rreth Tokës. Teoria e tyre është shumë e ndryshme nga ajo që ekziston deri më tani mes shkencëtareve, se Hëna u krijua nga materiali i një trupi gjigant qiellor që goditi Tokën.

Megjithatë, dy shkencëtaret që kanë hedhur teorinë në fjalë janë personalitete të rëndësishme dhe të përgatitur të fushës: Stewart është profesoreshë e shkencave planetare në Harvard, ndërsa Cuk është astronome e Instituti SETI, organizatë jofitimprurëse për kryerjen e projekteve hulumtuese dhe arsimore që kanë të bëjnë me jetën jashtëtokësore.
Burimi: g.shqip
 
Titulli: Hëna është formuar nga Toka!?

Ka shume teori rreth formimit te henes por ajo qe eshte me kryesorja qendron akoma. Perplasja e tokes me nje planet te madhesise se marsit dhe pastaj formimi i henes. Egziston dhe nje terori e cila thot se dikur kan qen dy hena dhe jane perplasur se bashku...
 
Pe: Hëna është formuar nga Toka!?

Shumë teori e pabazë.

Së pari, që një trup prap të merr formën e rrumbullakët,
ajo përplasje do të duhej të ketë ndodhur që në stadiumin
e parë, derisa trupat ishin në gjendje të shkrirët (llavë)
në mënyrë që të kishte kohë që ato të marrin
që kanë format e sotme.

Mirëpo, prap se prap duke pasur parasysh lirimin e madh
të energjisë gjatë pëplasjes, do të ishte shumë vështirë
se do të mbeteshin dy gurë bashkë.
Paramendone, çfarë do të ndodhte nëse vetëm
një meteor ca Km i madh do ta godiste Tokën!?

Sipas disa llogaritjeve, psh. nëse 1 kg hekur, me shpejtësi
të dritës do të binte në det, ajo do ta ngriste një pjesë të ujit
rreth 20 km lartë, 20 km të gjatë dhe 10 km të gjerë.

Pra, shumë vështirë të besohet se diçka do të mbijetojë
pasi të përplasen 2 trupa qiellorë.
 
Pe: Hëna është formuar nga Toka!?

Një teori e re e nxjerrë nga dy shkencëtare të Universitetit të Harvardit sugjeron se Hëna dikur ka qenë pjesë e Tokës dhe u shkëput prej saj pas përplasjes së fuqishme me një trup tjetër qiellor.

hena-eshte-formuar-nga-toka-320x199.jpg


Në një studim të botuar në revistën ‘Science’ dy studiueset, Sarah Stewart dhe Matija Cuk janë shprehur se teoria e tyre do të shpjegonte shumë mirë edhe faktin pse Hëna ka një përbërje aq të ngjashme kimike dhe gjeologjike me Tokën.

Sipas shkencëtareve, Toka rrotullohej shumë shpejt në kohën kur është formuar Hëna dhe një ditë zgjaste 2-3 orë. Si rezultat i shpejtësisë me të cilën ajo lëvizte, mund të jetë krijuar mundësia e depozitimit të madh të materialit prej saj, nga i cili është formuar gradualisht Hëna.


Në bazë të teorisë së tyre, dy shkencëtaret pretendojnë se me kalimin kohës, shpejtësia me të cilën rrotullohej Toka u zvogëlua gradualisht për të arritur shpejtësinë e sotme të rrotullimit, falë ndërveprimit të gravitetit mes orbitës së saj rreth Diellit dhe orbitës së Hënës rreth Tokës. Teoria e tyre është shumë e ndryshme nga ajo që ekziston deri më tani mes shkencëtareve, se Hëna u krijua nga materiali i një trupi gjigant qiellor që goditi Tokën.

Megjithatë, dy shkencëtaret që kanë hedhur teorinë në fjalë janë personalitete të rëndësishme dhe të përgatitur të fushës: Stewart është profesoreshë e shkencave planetare në Harvard, ndërsa Cuk është astronome e Instituti SETI, organizatë jofitimprurëse për kryerjen e projekteve hulumtuese dhe arsimore që kanë të bëjnë me jetën jashtëtokësore.
Burimi: g.shqip

Sa i përket përbërjes, është krejtësisht normale të ketë
ngjajshmëri pasi që janë krijuar prej të njëjtës materie.


Ndërsa, kjo teoria e dytë duket që është pakëz më bindëse,
pasi që trupat në fillim janë të gazët dhe me kohë duke u rritur
dendësia, qendra rrotullohet më shpejtë se skajet dhe kështu
që mund të jenë larguar.
Gjithashtu nuk duhet harruar faktin, nëse uji ka ardhur në Tokë
shumë më vonë, atëherë madhësia e Tokës nga Hëna
nuk është edhe aq e madhe. Këtë mund ta shohim nëse
nga Toka heqim 70 % të ujit. Në fakt, duken të kenë qenë
si 2 planete binjake.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top