Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hëna e re, si ndikon në shenjën e horoskopit

hena-634x445.jpg

Në kërkim të një lidhje të re sentimentale, një pune të re apo një aventure, ky është momenti i duhur për të shprehur dëshirat që keni, pasi mund të bëhen realitet.

Fillimi i muajit Korrik shënon shfaqjen e Hënës së re.

Dihet që pozicioni i diellit mund të ndikojë në humorin tuaj dhe në zgjedhjet që bëni, por a e dinit se Hena ka një impakt të thellë në sjelljet dhe veprimet tuaja gjithashtu?

Sipas astrologëve, ajo që dëshironi gjatë gjatë periudhës kur Hëna është e re, ka shumë gjasa që të bëhet realitet përgjatë muajit.

Nga ana tjetër, Hëna e re ka ndikim të ndryshëm në çdo shenjë të horoskopit. Ajo ka ndikim më të madh tek një shenjë në muaj të ndryshëm.

Dashi – Hëna e re në këtë shenjë, (Mars), do të sjellë një energji tepër pozitive. Kjo energji do të ndikojë drejtpërdrejt në planet që keni dhe do të bëjë që të jeni të vendosur në atë dëshironi të arrini.

Demi – Hëna e re (Prill) do të ketë ndikim tepër pozitiv sa i përket financave.

Binjakët (Maj) – Një moment i mirë për t’u bërë bashkë me familjen apo me njerëz që kohët e fundit nuk keni patur marrëdhënie fort të mira.

Gaforrja – Ky është muaji juaj, pasi Hëna ka aktualisht ndikimin më të madh në shenjën e gaforres. Energjia do të jetë e fokusuar tek familja, ndaj dëshironi gjëra që lidhen me këtë të fundit.

Luani (Gusht) – Hëna e re në shenjën e Luanit do të sjellë një humor tepër pozitiv dhe përbushje në aspektin sentimental.

Virgjëresha – Hëna e re (në Shtator) do të sjellë një ndjenjë freskie dhe rigjallërimi, ndaj mos kini frikë të dëshironi gjëra të ndryshme.

Peshorja – Hëna e re në muajin Tetor, mund të jetë periudha më e mirë për t’u marë me çështje që lidhen me marrëdhëniet sentimentale, pasi do të sjellë ndryshime të rëndësishme.

Akrepi – Hëna e re do të jetë në këtë shenjë në fund të Tetorit dhe do të sjellë një energji disi të trazuar, që do t’ju bëjë të ndiheni xhelozë dhe posesivë.

Shigjetari – Fokusi do të jetë tek udhëtimet dhe planet për të ardhmen. Hëna e re do të ketë ndikim më të madh në shenjë në Nëntor.

Bricjapi – Periudha më e mirë për t’u marrë me çeshtje që lidhen me karrierën do të jetë në Dhjetor, kur Hëna e re të vijë në shenjën ambicioze të bricjapit.

Ujori – Hëna e re e 2017 – ës do të ketë ndikimin më të madh tek Ujori. Kjo do të jetë një periudhë tepër e mirë për ide dhe zgjidhje të reja. Do të jetë gjithashtu një moment i mirë për të bërë plane për të ardhmen.

Peshqit – Muaji Shkurt, kur Hëna e re do të ketë ndikimin më të madh në shenjën e peshqve, është edhe momenti i duhur për të ëndërruar, pasi shumë gjëra mund të bëhen realitet./tvklan.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back