Hë taniiii!!! Vendos! (beqarëve)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Hë taniiii!!! Vendos! (beqarëve)

02-5-678x381.jpg


Nga Iva Tiço

“Hë tani, ç‘pret? Pse nuk vendos?”, është fjalia që dëgjon më shumë nëse je e pamartuar. Mund të jesh njëzetepakë dhe tridhjetëeshumë. Pyetja është “Hë, ç‘pret më?”.

Mund të jesh e bukura e dheut por mund të jesh dhe në pikë të hallit nga pamja e jashtme e të mos të të interesojë fare ajo dhe të tjerët sërish: “Jepi, ça pret? Nuk i sheh shoqet e tua?”.

Mund të jesh ende në derën e prindërve, që mezi të japin atë dymijëlekëshin për të pirë makiaton me qumësht të ftohtë, por mund të jesh dhe me gjithë të mirat, me shtëpinë tënde në qendër të Tiranës, prapë do dëgjosh vetëm një fjali: “Hë tani, gjeje dhe ti një burrë. Nuk rrihet vetëm”.

E thonë të gjithë. E thotë mbi të gjitha fisi. Në çdo festë të Vitit të Ri, ditëlindje, Bajram, Pashkë dhe ditë hashureje. E thonë në dimër dhe në behar, kur janë në qejf dhe kur janë duke qarë: “Hajde tani, në dasmën tënde!”.

Nuk ke ç‘bën. Shtrëngon dhëmbët dhe buzëqesh me zor. Mos bëj gabim të rrish e të sqarohesh se nuk ka mbetur puna të vendosësh ti, se duhet të vendosë ai tjetri më parë, që as që e ka ndonjë mendje të tillë…

E imagjonon dot sikur ta thoshe??? Larg qoftë! Do nisnin një fjalim, që niste me fraza të tilla: “E pse, ç’je ti, që s’të merrka ai? E ç‘i duket atij vetja?”.

Për të përfunduar më keq akoma në orë të tëra morali: “Po kur të gjen ty ai, i lumtë!”. Ose edhe drama të tipit: “Po ç‘paskemi bërë në këtë jetë që të na turpërosh ti në këtë mënyrë!?”.

Ndaj mos nxirr nga goja të tilla justifikime. As me shaka, autoironi apo autosarkazëm. Pjesëtarët e fisit nuk e njohin këtë gjuhë. Thjesht buzëqesh me mirësjellje. Idealja është të thuash thjesht një “faleminderit” dhe kështu edhe quhesh gocë e mirë edhe siguron që të të lënë rehat deri në rastin tjetër, kur një tjetër sebep do t’i bëjë t’u dalë sërish nga zemra ajo fjalia “në dasëm”.

Pak më keq e ke me gjyshet. Ato nuk dorëzohen edhe para buzëqeshjes më të pafajshme. Nuk dorëzohen madje edhe nëse në vend të asaj “faleminderit!” të thatë ti të thoje një “rrofsh!” me gjithë shpirt. Sido që t’u përgjigjesh, ato do mbajnë një fjalim të gjatë, me nota dramatike, se si duan të rrojnë dhe pak, sa të të shohin ty nuse dhe pastaj mund të vdesin rehat…

Ndërkohë, që të mos ndihesh kriminelja që nuk po i jep as kaq pak gëzim asaj gjysheje në ditët e saj të fundit, duhet të kujtosh se si të njëjtën gjë ia thoshte dhe vajzës së xhaxhait nja pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe të jesh e bindur që nëse ti do ia bësh qejfin dhe do vishesh nuse, gjëja tjetër që ajo do kërkojë është të shohë nuse edhe stërmbesën…

Nejse, jetë të gjatë gjysheve, edhe pse ndonjëherë ta nxijnë! Siç i ndodhi një shoqes sime, që në një nga ato momentet kur i kishte ardhur në majë të hundës me një lidhje dhjetëvjeçare të tipit as-të-mban-as-të-lëshon e që ia dinte gjithë fisi, dëgjonte nëpër shtëpi fjalimin e gjyshes, që i thoshte: “اupë, do të të marrë ai ty, apo mbahu Muço me gajret?!”.

Janë pastaj dhe ajo pjesa tjetër e njerëzve, që të shohin si personazh negativ, vetëm se nuk je martuar, kurse fëmijët e tyre si personazhe pozitive, shembujt e të cilëve t’i përplasin në fytyrë që ti të bësh kthesë.

Këtyre ti do doje shumë, po shumë ama, t;u përplasje në fytyrë ca histori që kë dëgjuar për dhëndrin e vajzës apo thjesht t’u thoje që fati i vajzës së saj, që është mbyllur në shtëpi prej dhjetë vjetësh dhe ngjarjen më të shënuar në jetë, të denjë për ta pasqyruar në Facebook ka daljen në fotografi në hyrje të asaj qendrës tregtare me statuja mermeri, ty ta bën mishin kokërr…

Por, e qep. Sepse e para, ajo që ke përballë nuk do besonte që jeta jote dhe gjithë të mirat që ke arritur e të bëjnë krenare është vërtet e bukur dhe sepse, e dyta, dhe më e rëndësishmja, është se ajo menjëherë do të të kërkonte t’i gjeje një punë të mirë vajzës… Duke i ndërruar kështu rolet në sekondë e duke të kthyer në personazh pozitiv.

Nuk ia vlen pra t’i thuash asgjë kësaj tipeje. As asaj tjetrës që të thotë “Hajt me një fat të mirë dhe ty, se nuk i dihet”, nuk ia vlen t’i thuash: vërtet nuk i dihet! Nuk ka mbetur laraskë pa bisht, se ja, kur gjete burrë edhe ti, çdo gjë mund të ndodhë.

Nuk ia vlen, në fakt, të merresh fare. Në fund të fundit, ti u jep të gjithëve një argument për të bërë ca muhabet. Se me çfarë do merreshin ata nëse nuk do kishin në mes një beqare? Me borxhin publik apo me vrimën e ozonit? E shikon pra, që ti ua bën të larmishme bisedat?

Ndaj hë tani, ç‘pret? Pse nuk vendos? Vendos shpejt e shpejt, që pastaj ata të nxjerrin atë pyetjen tjetër që e kanë në majë të gjuhës: po një bebe kur do e bëni?(Tiranapost)
b.dritare.net
 
sa lex titullin ma mori mendja qe ishte iva :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top