Hashim Thaci shpall te vdekur planin gjasht pikesh.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Thaçi e shpall të vdekur 6-pikëshin


Nga Express më 19.03.2009 në ora 16:37

Kryeministri Hashim Thaçi u rekomandoi të enjten gazetarëve kosovarë që ta mënjanojnë nga fjalori i tyre 6-pikëshin e harmonizuar ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe qeverisë së Beogradit, sepse ai është i vdekur dhe sipas tij, nuk do të zbatohet kurrë.

Sikur transmeton KosovaLive, shefi kosovar i ekzekutivit e dha këtë deklaratë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, në të cilën u miratuan tri projektligje si dhe u diskutuan disa çështje të tjera aktuale në politikë dhe ekonomi.

“Gjashtëpikëshi ekziston vetëm në pyetjet tuaja, madje as në pyetjet që parashtrohen në Beograd nuk ekziston”, tha Thaçi, i nevrikosur.

Ai shtoi se nuk heziton t’iu përgjigjet gazetarëve sa herë që kërkojnë pyetje, por kërkoi nga vetë gazetarët që të lirohen nga diçka që është irreale. “Ai 6 pikësh është i vdekur për institucionet e Kosovës dhe nuk do të jetë kurrë në tavolinën tonë, as në atë ndërkombëtare. Pra, është projekt i tejkaluar si ide e Beogradit që u refuzua nga Prishtina dhe nuk do të diskutohet kurrë”, deklaroi Thaçi.

Qeveria e Serbisë po bën përpjekje të vazhdueshme në politikën ndërkombëtare, veçanërisht në OKB, për zbatimin e 6 pikave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit. Numri një i OKB-së, sekretari Ban Ki-moon, në marrëveshje me Beogradin, ka hartuar një plan 6-pikësh për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.
Plani u jep përgjegjësi sovrane serbëve kosovarë, ndërsa EULEX-i nga misioni asistues në funksionimin e shtetit të Kosovës do të shndërrohej në mision neutral-arbitër..

Këto pika bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe planin e Ahtisaarit, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë të çështjeve të Ballkanit, kanë tërhequr vërejtjen se pranimi i këtyre 6-pikave, legjitimon ndarjen nacionale të Kosovës.

Raporti i sekretarit të OKB-së, përfill kërkesat e Serbisë që policia, doganat, sistemi gjyqësor, kontrolli i kufijve, transporti, ruajtja e trashëgimisë kulturore etj, nëpër vendbanimet serbe të jenë jashtë sistemit kushtetues të Kosovës. Madje ky plan parasheh që përgjegjësitë kryesore në vendbanimet serbe t'i ketë sërish UNMIK-u.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top