Hashashi apo Alkoli,cili eshte me i demshem?

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 31547



Alkooli apo kanabisi? Shkenca më në fund ka arritur në një përfundim se cili prej dy substancave është më shumë i dëmshëm dhe rezultati nuk është aspak befasues.

Nëse ndonjëherë keni menduar se kush është më e keqe, pijet alkoolike apo hashashi, tani keni fjalën e shkencës.

Një studim i i kryer nga ekipi i “IFLSSicence” ka nxjerrë përfundimin që kanabisi në të vërtetë as që iu afrohet pasojave negative që shkakton alkooli.

Kanabisi është i dëmshëm, por jo aq sa alkooli dhe krijon shumë më pak varësi se pijet alkoolike.

Për shembull, në studim kanë marrë pjesë 8.000 amerikanë, prej të cilëve 15% pranuan se ishin të varur nga alkooli, ndërsa 9% ishin nga kanabisi dhe llojet e tij.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, pijet alkoolike shkaktojnë 3.3 milionë vdekje në mbarë globin çdo vit, e cila ndryshe mund të barazvlerësohet me 1 vdekje në çdo 10 sekonda.

Kur vjen puna tek komplikacionet shëndetësore, site thotë që gjerat ende nuk janë ndarë në mënyrë të qartë mes ndikimit të alkoolit dhe hashashit.

Por, njerëzit e alkoolizuar jetojnë më pak në krahasim me personat që konsumojnë hashash.

Kanabisi thonë ekspertët, ka disa benefite për shëndetin e njeriut, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për alkoolin.

Gjithsesi, mjekët e thonë me plotë gojë që “alkooli” nuk është fjala më e rrezikshme nëse e klasifikojmë tek drogërat. Megjithatë alkooli mbetet mjaft lart në renditje për pasojat e tij tek vetë konsumatori individualisht, tek familja e tij dhe rrethi shoqëror.

Lajme-javore.com
 
O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë,
fushat e gjera me hashash, që u kam ndër mend ditë e natë.

Ju bregore bukuroshe dhe ju lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinje, gërxhe me kanabis gjelbëruar

Ti Shqipëri, s’më jep nder, më jep emrin trafikant,
zemrën ma gatove plot poshtërsi e fëlliqësi për t’u bërë sot i keqi i vetes e turpi i botës!

Hipokrizia me flamur në dorë nuk na çon askund….
 
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, pijet alkoolike shkaktojnë 3.3 milionë vdekje në mbarë globin çdo vit, e cila ndryshe mund të barazvlerësohet me 1 vdekje në çdo 10 sekonda.


Sa keq!
E di cdo te thote te shkaterrosh jeten tende duke pire alkol apo narkotika.
njeriu duhet te jete i forte te luftoji veset qe shkaterrojne organizmin dhe mendjen e ti.
 
Kur bashkohen bashke jane te demshem, kshu vec e vec s'bejne deme lol
 
Ma kujton nje teme qe ishte teke religjionete;feja apo kombi!? por fatbardhsisht keto jan te dobishme teke besimtaret ,per dallim nga kto te dyjat .
 
Sic e thote edhe vete artikulli... Alkoli eshte me i demshem, por k'tu behet fjale per rastet kur varen nga raste te tilla, pra te egzagjeruara.

Kanabisi , te kenaq kockat & it eases the pain... 2 ne muaj , i think it's worth it.
 
Kur u thoja disava nuk me besonin. I kane mbet ne qafe kot barit gjithe keto vite.
 
Qe te dyja jane prodhime natyrale..... e prodhime shtepie, qe e kane shoqeruar njerezimin gjate tere kohes. Kshuqe rri i qete .. Shoku Doktor i shkencave. lool
 
Alkolin e kam provuar,kur kam qen ne nje fest dhe desh nxorra shpirtin.
Sa per hashashin sdi cte themse se kam provu ,por nuk esht mir te konsumohen.
Nuk jan zgjidhje per problemet :(.
 
Provohe pastaj konkludo....:P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top