Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Love

βeℓℓe â๓e
Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalur nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.
Harta e publikuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerrë në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesë të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj, informon agjencia e lajmeve INA.

56733.jpg


Në këtë hartë, Maqedonia mbetet me një pjesë të tkurrur të kufijve të saj, pa një pjesë të territorit të Maqedonisë Perëndimore. Harta nuk pasqyron tkurrje të kufirit jugor, lindor dhe verior.

Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbignew Brzezinski, Samuel Huntington, etj.

Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë - Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Ndarjet e reja do të trondisin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanik, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t'i japë shtysë për bashkimin e Irlandës.
Burimi: ballkanweb
 
Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Po Italise cfare i paska ndodhe???
 
Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Une them te marrim dhe Malin e zi ka shume plazhe te bukura
 
Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Nje gje e tille do te ndodh vetem ne rast se do filloj lufta e 3t boterore.
 
Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Kush do ta lejoj qe te bashkohet Shqiperia me keto pjeset e shteteve te tjera?
Sdin cte nxjerin dhe keta..
 
Pe: Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Nje gje e tille do te ndodh vetem ne rast se do filloj lufta e 3t boterore.


Pse kaq te forte i di shqiptaret ti sa te marrin trojet e tyre te humbura?Te luftojne edhe iher??E para ska me trima si dikur,sot e nderrojne emrin,shtetesine,atdheun e cdo gje per nje kafshate buke me te madhe...E dyta me ca do dalin te luftojne,me barkun bosh??Aman...

Keta bejne enderra ne beze...
 
Titulli: Pe: Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Pse kaq te forte i di shqiptaret ti sa te marrin trojet e tyre te humbura?Te luftojne edhe iher??E para ska me trima si dikur,sot e nderrojne emrin,shtetesine,atdheun e cdo gje per nje kafshate buke me te madhe...E dyta me ca do dalin te luftojne,me barkun bosh??Aman...

Keta bejne enderra ne beze...

Nuk thash qe kan me luftu shqiptaret , por thash mu bo lufta e 3t boterore e atye luftojn gjithkush me gjethkon , pra luftojn shum vende e ne fund fiton ai qe fiton e ne rast qe fiton aleanca ku do ishin rreshtuar shqiptaret do ishte e mundur.
 
'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

timthumb.php


Ekspertët e shërbimit special rus GRU, mbi bazën e disa dokumenteve të fshehta të CIA-s, kanë krijuar hartën e Evropës të vitit 2035. Sipas parashikimit të tyre Kosova do të jetë pjesë e Shqipërisë, e cila gjithashtu do të ketë brenda territorit të saj edhe një pjesë të asaj që sot quhet Maqedoni.

Lajmi mbi këtë raport ka bërë jehonë në mediet maqedonase, bullgare dhe ato ruse.

Ndryshimi tjetër në Ballkan do të jetë ndarja e Bosnje Hercegovinës mes Serbisë dhe Kroacisë.

Ndryshme të tjera që do të ndodhin në Evropë janë ndarja e Skocisë nga Britania e Madhe ndërsa Polonia mund të humbasë pjesë të territorit të saj pas bisedimeve Gjermani-Rusi. Në Spanjë baskët dhe Katalunja do të shpallin pavarësinë kurse në Francë do të krijohet një shtet mysliman.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 
Titulli: 'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

Ekspertët e shërbimit special rus GRU, mbi bazën e disa dokumenteve të fshehta të CIA-s, kanë krijuar hartën e Evropës të vitit 2035. Sipas parashikimit të tyre Kosova do të jetë pjesë e Shqipërisë, e cila gjithashtu do të ketë brenda territorit të saj edhe një pjesë të asaj që sot quhet Maqedoni

Kosova cdo her ishte pjese e shqiperis le te thon me mir do i bashkangjitet teritorit te vet se e ndan me shekuj.
 
Titulli: 'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

Në Spanjë baskët-boll?:PP
Perralla po he deri atehere asnje vend sdo donte te rrinte me ne...
 
Titulli: 'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

Kush pranon se esht nje frikacak,,ka guxim!
 
Pe: 'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

C'eshte kjo "SHQIPERIA E MADHE" aman??! U japim te drejte te huajve kur na akuzojne se kerkojme dicka te huaj per nje Shqiperi te madhe dhe e vetmja qe kerkojme eshte bashkimi i trojeve tona,ato qe jane na perkasin nuk u kerkojme toke te huaj...SHQIPERIA ETNIKE shpresojme!!!
 
Titulli: Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

Une do luftoja si Shote Galica per ti bashkuar trojet Shqiptare. Si ju kom partizanesha? lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top