Love
βeℓℓe â๓e
Britania është vendi më tolerant sa i përket racave të ndryshme në të gjithë planetin. Kështu është zbuluar nga një sondazh i shtrirë në 80 vende.
Studimi statistikor ka zbuluar se 3 vendet perëndimore mbajnë qëndrim më tolerant ndaj racave të tjera, ndërsa shtetet në zhvillim si, Bangladeshi, India, Jordania janë më pak tolerante. Pas Britanisë së Madhe vjen Kanadaja dhe Australia. Franca renditet tek vendet më raciste të perëndimit. Ajo është përkrah Bullgarisë, Marokut, Malit etj.
/The Washington Post/
Shtetet më pak tolerante/ njerëzit nuk duan të kenë në lagje një person të një race tjetër:
40% -India, Jordania, Bangladeshi, Hong Kongu;
30 - 39.9% -Egjipti, Arabia Saudite, Irani, Vietnami, Indonezia, Koreja e Veriut;
20 - 39.9% -Franca, Turqia, Bullgaria, Algjeria, Maroku, Mali, Zambia, Tajlanda, Malajzia dhe Filipinet;
Shtetet me tolerancë më të madhe:
0 to 4.9% - Britania, SHBA-të, Kanadaja, Brazili, Argjentina, Kolumbia, Guatemala, Suedia, Norvegjia, Letonia, Australia, Zelanda e Re;
5 - 9.9% - Kili, Peru, Meksika, Spanja, Gjermania, Belgjika, Bjellorusia, Kroacia, Japonia, Pakistani, Afrika e Veriut;
10 - 14.9% - Finlanda, Polonia, Ukraina, Italia, Greqia, Republika اeke, Sllovakia;
15 - 19.9% -Venezuela, Hungaria, Serbia, Rumania, Maqedonia, Etiopia, Uganda, Tanzania, Zimbabve, Rusia, Kina;
Shekulli