Harron 10.000 euro në tualet publik

Erblinaa

Anëtar i ri
Harron 10.000 euro në tualet publik
Një biznesmen gjerman ka humbur mbi 10.000 euro duke i lënë ato në një qese plastike në tualet publik, kanë njoftuar autoritetet gjermane.
Policia në krahinën gjermane Hesse ka thënë se mashkulli shumën pesë-shifrore e kishte marrë me vete në një tualet publik në autostradën afër qytetit Haiger në perëndim të Gjermanisë. Megjithatë, ka vozitur tutje, duke harruar tërësisht për qesen, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Zëdhënësi i policisë gjithashtu ka thënë se është e paqartë se si gjermani është kujtuar për paratë vetëm pas gjysmë ore që, natyrisht, ka qenë tepër vonë. Kur është kthyer paratë nuk ishin më në tualet.
 
Titulli: Harron 10.000 euro në tualet publik

Masenej thone nuk bjen diedhi ne qenef,per ate qe ka hy mas atij ka ra dhe rreze e madhe bile
 
Titulli: Harron 10.000 euro në tualet publik

ha haha kesaj i them un te jesh i vemendshem,un sdo e beja nje gje te tille asnjeher,sidomos per nje shume te konsiderueshme.mir thot populli kur te vijne mentë s'ti hane as qente
 
Titulli: Harron 10.000 euro në tualet publik

Ky tipi mban lart flamurin e harraqeve :D
 
Titulli: Harron 10.000 euro në tualet publik

shprehja qe sbjen rrufeja ne hale hidhet poshte rrufeja bika dhe ne hale .
 
Titulli: Harron 10.000 euro në tualet publik

Te isha une polic atje do e kisha arrestuar. S'eshte normale qe nje person te shetisi me 10 mije euro me vete, aq me teper ne qese. Drogaqis! :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top