Harresa kundra kujteses !

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Faktor i kundërt po njësoj i rëndësishëm në procesin e të kujtuarit është procesi i harresës. Do të ishte jo vetëm e mërzitshme, por edhe e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të harronim disa nga materialet pa rëndësi që hyjnë në kujtesën tonë çdo ditë. Harresa është humbja aparente e kujtesës.

Të mësuarit verbal dhe kujtesa
Studimi i të mësuarit verbal që u fillua nga Ebinghaus, u përqendrua në asosacionet e të mësuarit midis njësive-fjalë dhe kohës që duhet për t'i harruar asosacionet. Tri janë procedurat bazë që përdoren në studimin e të mësuarit verbal dhe të kujtesës: të mësuarit serial, riprodhimi i lirë dhe të mësuarit me çifte me asosacion.

Të mësuarit në seri. Në të mësuarit në seri stimujt jepen gjithnjë në të njëjtin rend dhe subjekti duhet t'i mësojë ata në shkronjat e alfabetit dhe muajt e vitit. Ebinghaus lexonte një listë me fjalë pa kuptim me një ritëm konstant (si p.sh. LOQ, BAJ, BUR, SEB dhe CIV).Kur ai mendonte se e kish mësuar të gjithë listën, u përpoq ta riprodhonte në të njëjtën renditje. Në qoftë se nuk e mbante mënd, ai e përsëriste procedurën deri sa të mund ta thoshte siç duhej.
ثshtë gjë e njohur që elementët në fillim dhe në fund të listës mbahen mënd më mirë se sa në mes, gjë që quhet efekti i vendosjes në seri. Të mbajturit mënd të elementëve në fillim të listës shkaktohet nga efekti i fillimit. Kurse efekti fundor përdoret për të shpjeguar të kujtuarit e gjërave që janë në fund të listës.

Riprodhimi i lirë. Në të riprodhuarit e lirë, rendi i paraqitjes së stimujve ndryshon me çdo provë dhe subjekti mund t'i mësojë apo t'i mbajë mend gjërat në çfarë rendi të dojë. Një shembull i një liste të tillë do të ishin emrat e njerëzve të ftuar në një mbrëmje. Të riprodhuarit e lirë përdorët shpesh për të studiuar se si njerëzit organizojnë kujtesën e tyre dhe çfarë strategjish përdorin për të tërhequr informacionin.

Të mësuarit me çifte me asosacion. Në këtë lloj të mësuarit, subjektit i jepet një seri me çifte elementesh (si p.sh., biçikleta e kuqe, vajzë-kalë, pemë-qen). Në provat e mëvonshme të japë elementin e dytë (përgjigja). Të mësuarit me çifte me asosacione mund të përdoret kur mësohet fjalori i një gjuhe të huaj.

Masat e matjes së informacionit në kujtesë
Pasi Ebinghausi mësoi listën me rrokje pa kuptim, ai la të priste njëfarë kohe dhe pastaj të bënte provën e të harruarit. Me qëllim që të gjejmë sasinë e të harruarit që ndodh, psikologët zakonisht përdorin tre masa për matjen e ruajtjes së informacionit: riprodhimin, njohjen, dhe ruajtjen.

Riprodhimi. Te riprodhimi (rindërtimi) subjektit i kërkohet të riprodhojë informacionin e mësuar nga kujtesa. Në riprodhimin e lirë, subjekti mund të mbajë mend informacionin në çfarëdo rendi, pa të dhëna kyçe. Në riprodhimin e orientuar subjekti ndihmohet nga disa të dhëna ndihmëse që të lehtësojnë të kujtuarit. Për shembull te riprodhimi në seri çdo element ndihmon në të mbajturit mend të tjetrit që vjen ngjitur. Studimet tregojnë se, ne kemi prirjen t'i organizojmë kujtimet tona dhe krijojmë të dhëna vetë edhe kur nuk jepet ndonjë. Në qoftë se na bëhet pyetja se, cila është shkronja e dhjetë e alfabetit, ka shumë mundësi që të fillojmë nga e para dhe të numërojmë shkronjat deri sa të arrijmë te g-ja. Kështu krijojmë lehtësirat që duhen për të marrë një përgjigje të saktë nga kujtesa jonë. Disa tipa shumë të përkrahur të testeve të riprodhimit në shkollë janë testet ese, testet me përgjigje të shkurtra dhe testet me mbushje të vendeve bosh.

Njohja. Një masë tjetër për matjen e ruajtjes së informacionit në kujtesë është njohja. Gjatë njohjes, subjektit i kërkohet të identifikojë elementët e mësuar më parë dhe të mos i kushtojë vëmendje atyre që janë vënë thjesht për të ngatërruar. Testet me përgjigje"i vërtetë i gabuar" apo me shumë zgjedhje janë shembuj të mirë të testeve të njohjes. Testet e njohjes kërkojnë nga ne të bëjmë vetëm një gjë, të identifikojmë elementin e saktë. Testet e riprodhimit kërkojnë dy gjëra-së pari, elementi duhet nxjerrë nga kujtesa dhe pastaj duhet identifikuar nëse është elementi që kërkohet. Njerëzit angazhohen në detyra të njohjes çdo ditë. Për shembull njohja përdoret kur zgjedh një xhaketë në mes të të tjerave që janë në varëse apo kur njihni një shok.
Ndryshimi midis riprodhimit dhe njohjes ilustrohet shumë mirë në një studim nga Bahrick, Bahrick dhe Whittlinger,të cilët testuan kujtesën e nxënësve që kishin mbaruar shkollën e mesme, për emrat dhe fytyrat e shokëve të tyre të klasës që nga 3 muaj deri në 48 vjet më parë. Subjektet që e kishin mbaruar shkollën 48 vjet më parë, ishin në gjendje të riprodhonin vetëm 20% të emrave të shokëve të klasës, por mundën të njihnin pothuaj 80% të fytyrave të tyre.

Ruajtja. Një masë e tretë e matjes së ruajtjes së informacionit është ruajtja (rimësimi) në të cilën subjekti së pari mëson diçka dhe i kërkohet ta rimësojë atë më vonë. Ebinghaus përdori teknikën e ruajtjes në studimin e përshkruar në fillim të kapitullit. Numri i provave apo sasia e kohës që duhet për të rimësuar materialin e hequr nga numri i herëve apo, sasia e kohës që duhet për ta mësuar atë herën e parë, pjesëtohet me rezultatin e herës së parë, për të na dhënë një rezultat në përqindje të asaj që është ruajtur. Për shembull, dikujt mund t'i duhet 18 herë për të mësuar një listë fjalësh herën e parë, por vetëm 12 herë për ta rimësuar atë 12 javë më vonë. Ky është një kursim prej 33 1/3%(18-12=6;6:18=0,333 ose 33 1/3%). Një pjesë e madhe e asaj që mësojmë na duket se e harrojmë, por shpesh shohim se është relativisht e lehtë ta rimësosh, gjë që tregon se një pjesë e saj na ka mbetur në kujtesë. Një rrjedhojë e rëndësishme e kësaj është se shumë gjëra që i mësoni në shkollë do ti harroni; por po i mësuat njëherë do ta keni më të lehtë t'i rimësoni në të ardhmen.

Teoritë e harresës
Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur veçse dje. A janë kujtimet të përhershme apo kanë prirjen të zbehen me kalimin e kohës? Dhe në qoftë se kujtimet janë të përhershme, pse nuk mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur ne duam? Harresa ka te bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për harresën përfshire këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represioni).

Prishja(dekompozimi). Sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lenë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mos përdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga shumë njerëz. Por ka shumë pak dëshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona në kujtesën afatgjatë. Ne tashmë e dimë se kemi prirje që gjërat ti harrojmë me kalimin e kohës, por jo të gjitha kujtimet zbehen si fotografitë e gazetave të vjetra apo si shtigjet e paharruar të një pylli. Ndonjëherë ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anë të hipnozës ose stimulit elektrik të trurit, mund të kujtojmë ngjarje nga e kaluara që nuk jemi në gjendje t'i kujtojmë, kur jemi plotësisht të ndërgjegjshëm. Prishja mund të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë. Na duhet një teori tjetër për të na ndihmuar të shpjegojmë, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatë.

Interferenca (ndërhyrja). Shumica e psikologëve sot besojnë se kur informacioni kodohet ashtu siç duhet edhe kur depozitohet në kujtesën afatgjatë, atëherë ai bëhet pak a shumë i përhershëm. Arsyeja se pse ne nuk mund të riprodhojmë informacionin jo njëherë por njëherë tjetër është për shkak të ndërhyrjes së informacioneve të tjera që kemi përvetësuar. Ndërhyrja mund të shkaktohet nga informacione të përvetësuara më parë (ndërhyrje proaktive) ose më pas (ndërhyrje retroaktive) informacionit, për të cilin bëhet fjalë. Ndërsa dekompozimi duket se është një problem depozitimi, ndërhyrja është problem i lidhur me riprodhimin.
Në ndërhyrjen proaktive, informacioni i mësuar më përpara ndërhyn në riprodhimin e informacionit që është mësuar më vonë. Në qoftë se, p.sh., di të flasësh frëngjish, kur fillon të mësosh spanjishten, mbase do ta keni të vështirë të mbani mënd fjalët që sapo i keni mësuar në spanjisht sepse njohuritë që keni për frëngjishten ndërhyjnë në të kujtuarit e fjalës korresponduese spanjolle.

Harresa e motivuar. Teoria e fundit që do të trajtojmë thotë se, ndonjëherë harresa e vonuar (represioni) është një term i përdorur nga psikologët frojdianë për procesin e të harruarit të diçkaje që na sjell ankth. Megjithëse represioni është një problem personaliteti që mund të çojë edhe në humbje të kujtesës. P.sh., le të themi që sot mbasdite keni një takim me dentistin. Megjithëse dentisti juaj është gjithnjë i kujdesshëm mbushja e dhëmbëve jep një farë dhembjeje, gjë që ju shkakton ankthin. Psikologu frojdian mund të sugjerojë se, ju mund të angazhoheni kaq shumë në gjëra të tjera saqë harroni të shkoni te dentisti. Në këtë situatë, mund të jeni të motivuar për të harruar orarin e vizitës. Psikologët nuk bien dakord me asnjë teori të harresës. Megjithatë, kërkimet e fundit mbi kujtesën dhe proceset e saj, premtojnë të hedhin më shumë dritë mbi kujtesën dhe harresën...

Ky material është marrë nga Psikologjia një hyrje koncize i autorit Terry F.Pettijohn.
Hysni Baliu nga Suedia

C'eshte harresa ?

Kush prej kujtimeve tona jane te destinuara te zhduken ?

A munden njerezit te harrojne me vullnet te lire ?

Sa prej kujtimeve tona ringjallen befas te lidhura me aromat, ngjashmerite, spontanitetin ?

Thone qe peshqit jane krijesat me me fat sepse kane kujtesen me te shkurter. Eshte ver8 harresa sekreti i lumturise ?
 
Harresa eshte deshira per te harruar ,por qe nuk realizohet kurre,te duket sikur ke harruar dicka, por qe heret a vone do te te kujtohet.

Pse zhduken kujtimet???Ato te keqijat jo e jo,po perse duhet te triumfojne te keqiat kundrejt kujtimeve te bukura???
Nuk mendoj qe ndonje prej kujtimeve zhduket pergjithmone ,vetem perkohesisht.
Hmm vullneti .......jo nuk harron dot me vullnet te lire,Nuk mund te imponosh veten drejt harrimit te dickaje.
Te gjitha kujtimet ringjallen nga aromat,ngjashmerite,spontaniteti jo ndoshta ....
Harresa sekreti i lumturise.....hmm :konfuz:
Super teme :dong:
 
harresa eshte miku dhe armiku me i madh i njeriut si dhe nena e perseritjes se gabimeve!

zakonisht jane te prirura per tu harruar ato lloj kujtimesh qe kane ndikuar shume pak ne jeten tone ose ato kujtime qe nuk na kane sjell ndonje ndryshim ne jete!

ne harres nuk ndikon vullneti i njeriut por eshte koha ajo qe ndikon tek harresa

harresa sekreti i lumturis??? vetem per kujtimet e kqija
 
Njeriu kujtohet nese do,harron nese mundet.
 


C'eshte harresa ?--Harresa eshte reagim natyral i trurit te njeriut dhe shume i domosdoshem per mendimin tim..Imagjinoni sikur njeriu te mbante mend cdo gje qe i ndodh, qe sheh, degjon, meson, apo shikon gjate jetes se tij..
Ndonjehere harresa mund te duket apo mund te jete e keqe, ama dhe nje jete pa harrese do ishte e mbushur plot me probleme.

Nese harresa nuk do ekzistonte nuk do ekzistonte as falja, as besimi dhe as guximi.


Kush prej kujtimeve tona jane te destinuara te zhduken ?Mendoj se gjerat qe nuk kane shume rendesi per ne apo ato qe na bejne te ndihemi keq jane me te destinuara te harrohen, edhe pse kjo mund te marre kohe..

A munden njerezit te harrojne me vullnet te lire ?E vetmja menyre per te harruar eshte te mos mendosh per ate qe do te harrosh dhe pjesen tjeter tia lesh kohes..:)

Sa prej kujtimeve tona ringjallen befas te lidhura me aromat, ngjashmerite, spontanitetin ?
Thone qe peshqit jane krijesat me me fat sepse kane kujtesen me te shkurter. Eshte ver8 harresa sekreti i lumturise ?
[/COLOR]
Sekreti i lumturise nuk do thoja absolutisht, sepse edhe te harrosh cdo gje ka te keqijat e saj, ama harresa ndihmon ne te ndjerit me mire..

Njeriu eshte qenie shume perfekte edhe ne kete ane, sepse mund te harroje ato qe i bejne keq, (harron dhimbjen, vuajtjen) por ama nuk harron shkakun( e vuajtjes apo dhimbjes ..etj)..

Pra ne njefare menyre harresa eshte nje menyre mbrojtjeje e pavullnetshme e njeriut.

PS: Nuk behet fjale per harresen si semundje..:)
 
Nietzche shkruante : Disa njerez nuk behen dot kurre mendimtare te mire, pikerisht nga kujtesa e tyre e forte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top