Hapja e Lojërave Olimpike në Londër ishte skenar i masonëve !

Lauri

Anunnak
Nëse keni ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër dhe keni pyetur veten se çfarë lidhje ka me sport një gjë e tillë, atëherë nuk jeni të vetmit, transmeton portali Shqipmedia.com shkrimin na research.com.

Shumë shpejt pas përfundimit të ceremonisë ka pasur reagime nga shumë shikues të habitur me faktin se çfarë kuptimi kishin shtratet spitalore, skenat shumë të errëta, krijesa të çuditshme dhe në të vërtet çfarë kërkojnë gjëra të tilla në një ngjarje të madhe sportive?!

Këto pyetje janë mjaft me vend, por shpjegim për ta nuk mund të japin komentues të ndryshëm sportiv në këtë çështje komentues më të mirë janë dijetarët e Biblës dhe simbolikave tjera të shoqërive dhe organizatave sekrete. Sipas teoricientëve ceremonia në Lojërat Olimpike në Londër ishte e organizuar nga lozhet masonike të illuminatit që me të duan të paraqesinë një botë të drejtë drejtpërdrejt nga selia e tyre kryesore që gjendet çuditërisht gjithashtu në Londër.

Mirëpo nëse dikush ka marrë një mendim të gabuar, jo liderët politik, jo fuqitë botërore të politikës por një gjë të tillë kanë organizuar ata individ që janë pas tyre, udhëheqësit e vërtet – pronarët e bankave më të mëdha dhe koorporatave. Sipas teoricientëve të konspiracionit këta individ e quajnë veten pasardhës të mbretërisë Europiane të linjës së gjakut dhe oligarkët bankar të Venecias.

Të kthehemi sërish në atë të cilët arriti audienca të shoh në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike. Gjithçka filloi të dukej e dyshimtë që nga pamja e Stadiumit Olimpik, gjegjësisht dritat në formën e një piramide me një kulm të theksuar që në simbolikën masonike quhet “syri që shef gjithçka” dhe faktikisht është një simbol kryesor i Masonerisë. Sipas teoricientëve të konspiracionet shenja të qarta tregojnë organizatorët e lojërave edhe jashtë vendit të ceremonisë. Për shembull fjala “Zion”, e cila sipas teorive të tyre nënkupton programin sekret politik për të krijuar Jeruzalemin e ri ose rendin e ri botëror dhe një qeveri të vetme botërore. Ku është e vendosur kjo fjalë? Mjafton të vështrohet logoja zyrtare e lojërave olimpike dhe do të bëhet e qartë. Më tej, fillimi zyrtar i Lojërave Olimpike u shënua nga një ton të lartë të që quhet zile 23 ton dhe sipas research.com një gjë e tillë paraqet fillimin e rendit të ri botëror. Më pas pasoi një skenë që u dominua nga druri në majë të një piramide, apo edhe zigurët që u shfaqën pas mbarimit të kompzimit “Nimrod” nga “Enigma e dallimit” nga Edwar Elgar. اfarë do të thotë? Ziguratët lidhen me Babiloninë vendlindjen e feve të rreme, të magjisë së zezë dhe paganizmit, të cilën e udhëhoqi Nimrodi, diktatori i parë në histori. Në të vërtet “Rendi Botëror” rrënjët e veta i ka në Babiloni për shkak të Nimrodit i cili ka sfiduar “Zotin” dhe ka kërkuar sundim mbi të gjitha kombet e botës. Më pas ai u dënua dhe u parandalua një tentativë që në atë kohë për një rend të ri në tokë. Kjo “histori” gjendet me siguri në Bibël. Shumë prej skenave në ceremoni, si vallja me kërcime të larta që në minutat e para të ceremonisë duke kënduar këngën “Jeruzalemi” nga kori i fëmijëve, duke lexuar vargjet nga “Stuhia” e Shekspirit etj. Gjithë këto elemente lidhen ngushtë me këto shoqëri sekrete, anëtarët e të cilëve besohet se janë njerëzit më të fuqishëm në botë.

Gjithashtu, ceremonia e hapjes së Lojërave është e bazuar kryesisht në historinë e zhvillimit të industrisë moderne, historinë e Britanisë që është transformuar përgjat revolucionit industrial. Sipas teorisë së kospiracionit mesazhi është ky: Emancipimi i grave, luftërat e shekullit të njëzet, zhvillimi i sistemit kombëtarë shëndetësor në kohën moderne, të gjitha këto u zhvilluan nën mbikqyrjen e “syrit që shef gjithçka” të vijës së gjakut të illuminatit, ata të cilët kontrollojnë forcën prapa zhvillimit të historisë sonë.
Skena më e cekur e ceremonisë është pikërisht faza për sistemin shëndetësor, i cili shumicës së shikuesve u shkaktoi të paktën siklet. Megjithatë do të mbetet vetëm pyetja që përfshin kokën e madhe të një fëmije por pa trup dhe skenën e madhe të errët të ceremonisë. Për më tepër skena në të cilën fëmijët u persekutuan në shtretër nga të vegjëlit të errët, gjithashtu përfaqëson pjesë të qëllimshme dhe domethënëse të ceremonisë. Sidomos nëse gjithë këto detaje janë të planifikuar nga Illuminati si rend i ardhshëm botëror, që nënkupton se ata parashikojnë që gjërat e tilla të ndodhin.

Përgaditi: K.Ameti

Dikush mund ta dije se c'do thote kjo?
http://shqipmedia.com/portal/wp-content/uploads/2012/08/6-oi-sta-je-ovo.jpg
 
Pe: Hapja e Lojërave Olimpike në Londër ishte skenar i masonëve !

Vepër e iluminatit. Kush është bektesh, e merr vesh shumë mirë mesazhin e dërguar.
Fatkeqësisht, këto shtretër të spitaleve një ditë mund të bëhen edhe realitet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top