Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hapet nje universitet ne Lushnje

Qeveria vendosi dje hapjen, në qytetin e Lushnjës, të filialeve të Fakultetit të Ekonomisë e të Agrobiznesit dhe të Fakultetit të Bujqësisë e të Mjedisit, si njësi përbërëse të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas vendimit të Qeverisë, çelen programet e studimit të ciklit të parë, “Drejtimi i fermave dhe i agrobiznesit” dhe “Financë-kontabilitet”, në filialin e Fakultetit të Ekonomisë dhe të Agrobiznesit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në përfundim të këtyre programeve të studimit përfitohen, përkatësisht, diplomë e nivelit të parë, DNP, për “Drejtim të fermave dhe agrobiznesit”, dhe diplomë e nivelit të parë, DNP, në “Financë-kontabilitet”. U vendos gjithashtu edhe hapja e programit të studimit, të ciklit të parë, “Hortikulturë”, në filialin e Fakultetit të Bujqësisë e të Mjedisit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në përfundim të këtij programi studimi do të jepet diplomë e nivelit të parë, DNP, në “Hortikulturë”. Këto programe studimi realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Numri i kuotave të pranimeve, në secilin nga këto programe studimi, me kohë të plotë, për vitin akademik 2008-2009, është 25. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që regjistrohen në vitin e parë, në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, është 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.

Ballkan
 
Ne fakt kane bere mire qe kane hapur nje universitet te tille ne Lushnje, pasi mendoj se zona e Myzeqese eshte shume e pjellshme per prodhimin e ushqimeve bujqesore.
Do ishte mire sikur te incentivohej perdorimi i tokave shqiptare per rritjen e prodhimit te brendshem te mallrave.
Une po te kisha pasuri, do ta investoja ne fshatrat e Shqiperise, te cilet kane nje natyre dhe pasuri te papare.
 
Shyqyr qe e hapen se ngelen tu na ardh kenj neper durres :P
 
jo vetem ne lushnje por ne gjithe shqiperine duhet te hapen universtitete te reja pasi te gjithe qytetet kane nevoje .
 
shume mire ,edhe lushnjaret e kan te drejten te diplomohen :)
 
vetem struktura si ne durres................
 
shum mir kane bere,sa me teper aq me mire!!!!!!!!!
 
po me vika shume mire......sinqerisht!
 
pse shapin ne cdo qytet nga nje universitet dhe keshtu behemi shteti me dendesine me te madhe te universitettev per metere katror( ne fakt jemi qe tani), me numrin me te madht euniversiteteve ne bote.
dhe direkt 3 milione shqiptare te behen te gjiteh me universitet, biles une do ti them dhe gjyshes sime, se sksithe universitet ne ate kohe qe qe ajo e re, do ti them dhe asaj te veje e te beje 4 vite, ne fudn merr diplome. cool.
kot qe kot me rri gjyshja ne shtepi, qejf ka ajo te mesoje e te lexoje, e te merret me dicka.
vetem nje gje sme korrelon mua, sa me shuem universitete hapen, aq me shume shtoehn analfabetet, sa me shume universitete hapen, aq me shume shtohen te paftet qe dalin nga keto universitete qe shpesh here as emrin e vet sdine ta thone tamam.
cudi cudi.
i shef sot 24 vjecare dhe t ethote ai: aaa kam bo master une( 1 vit, pas 3 viteve fakultet sipas sistemit te bolonjes), jam ne doktoreature tani.
po mire o vella si behet kjo, si zgjidhet kjo, ku ta bej une kete, ca mendimi ke ti per kete.
aaaa sdi gjo une, me letra jam ne rregull une, kam master.
 
Ne vend qe te rregullojne keto qe kane,kerkojne ti hedhin hi ne sy njerezve me demek bene investime keto...Pfffffff
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back