Aren
Anëtar i Respektuar
Të zhgënjyer nga një histori dashurie? Sduhet të humbisni mundësinë për të vizituar Muzeun e zemrave të thyera. Ky muze i çuditshëm, ekziston dhe ndodhet në Paris, pikërisht në Qendrën Internacionale Kulturore 104.
Nga 19 dhjetori në 20 janar do të ekspozohen këtu objekte simbolike për fundin e çdo histori dashurie. Në ekspozite mund të marrin pjesë të gjithë duke sjellë suvenire nga historitë e tyre.
Pjesëmarrja është e lehtë, thjesht regjistrohuni online dhe dërgoni objektin e dashurisë tuaj të humbur në muze. اdo artikull duhet të shoqërohet nga një tekst që shkurtimisht tregon raportin me objektin.
Një kuriozitet: Ekspozita u organizua nga dy kroat: Olinka Vistica dhe Drazhen Grubishiç, pas përfundimit të historisë të tyre, nuk dinin se çfarë të bënin me të gjitha sendet e blera së bashku, dhe kështu nisi hapja e muzeut të zemrave të thyera.planib.com