! - !
Once upon a time...
Rreth 500 asteroidë kërcënojnë me shumë mundësi Tokën, por zgjidhjet për këtë kërcënim janë shqyrtuar nga ekspertët e Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), të mbledhur këtë javë në Frascati, afër Romës.
“Ne kemi rreth 500 objekte afër Tokës, të identifikuara brenda një periudhe prej 100 vjetësh që mund të prekin Tokën edhe pse probabiliteti është shumë i ulët, në disa raste një në një milion “, shpjegon Detlef Koschny, shef sektori në ESA. “Ne ndjekim trajektoret e tyre, përpiqemi të parashikojmë atë që ato mund të jenë dhe nëse mund të përfaqësojnë një rrezik”, shpjegon ai nga qendra e operacioneve të ESA-s.
“Në rast rreziku ne kemi dy zgjidhje të mundshme”, vazhdon eksperti. “E para është aksident trafiku kozmik”, thotë ai. “Imagjinoni një makinë, e cila është asteroid, më pas një tjetër makinë që është mjeti ynë, që e shtyn atë nga trajektorja e saj. Me një forcë që ta shtyjë ngadalë, me shumë mundësi arrijmë ta shmangim atë nga Toka”, thotë ai.
“Zgjidhja e dytë është të shkatërrosh asteroidin duke përdorur një shpërthim bërthamor”, shtoi Koschny.
Marrë nga: ATA