Handball

XhK24

Antar Aktiv
Pse a Ekziston loja e Hendbollit ne Shqiperi ?? A ka Lojtare ne Shqiperi ? Po hap nje teme te re qe mesa shikoj nuk eshte postuar ndonjehere ... Thjesht nga Pasioni per lojen e hedbollit qe ne moshen 17 vjecare . Dhe nga ky pasion do tregoj edhem e te rejat ne Shqiperi per kete sport ... Shpresoj mos merziteni

Njohuri per Sportin
Origjina e hendbollit daton që në Greqinë antike ku perdorej termi urania. Po ashtu rrënjët e hendbollit mund të gjenden edhe në Romën e lashtë, ku përdorej termi harpaston. Lojra të ngjajshme me hendbollin janë luajtur edhe ne Francë. Gjatë shekullit të XIX, ekzistonin sporte shumë të ngjajshme me hendbollin veçanërisht në Danimarkë (sporti quhej haandbold), në Bohemi dhe Slovaki (hazena), në Ukrainë (gandbol), në Gjermani (torball) si dhe versionet e këtij sporti në Irlandë dhe Uruguaj.

Hendbollin siç e njohim sot, është formuar në fund të shekullit te XIX, në Evropën Veriore, kryesisht në Danimarkë, Gjermani, Norvegji dhe Suedi. Regullat e para të hendbollit modern I shkroi danezi Holger Nielsen në vitin 1898 dhe i publikoi ato ne vitin 1906.

Regullat e plotësuese të hendbollit u publikuan në 29 Tetor 1917, nga gjermanët Max Heiser, Karl Schelenz dhe Erich Konigh. Kurse dy vite më vonë (1919), regullat u avancuan nga Karl Schelenz.

Ndeshja e parë oficiale e hendbollit u zhvillua në vitin 1925 në mes Gjermanisë dhe Belgjikës në konkurencën e meshkujve dhe në konkurencën e femrave në vitin 1930, në mes Gjermanisë dhe Austrisë.

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit Amator u themelua në vitin 1928, kurse Federata Ndërkombëtare e Hendbollit u themelua më vonë, në vitin 1946.

Garat e para në hendboll u mbajtën në vitin 1936, në Olimpiadën Verore në Berlin, me kërkesë speciale te Adolf Hitlerit. Hendbolli më pas u largua nga lista e sporteve, duke e kthyer atë përsëri në këtë listë në vitin1972, në Olimpiadën verore në Mynhen te Gjermanisë. Kurse në konkurencën e femrave hendbolli u luajt në Olimpiadën Verore më 1976. Deri në Shkurt 2007, Federata Ndërkombëtare e Hendbollit kishte 159 anëtarë që përfaqësonin reth 1,130,000 klube dhe 31 milionë lojtarë.

Fusha e lojës:
Fusha e lojës së hendbollit, është e gjate 40 metra dhe e gjërë 20 metra, me vijë ndarëse ne mes te fushës. Golat janë të rethuar me gjysëmreth me distance prej 6 metrave nga goli. Poashtu, edhe një vijë gjysëmrethore me largësi prej 9 metrave nga goli.

Gjatë zhvillimit të lojës lojtarët e një ekipi qëndrojnë jashtë 6-metërshit, duke mbrojtur portën, kurse ekipi tjetër lëviz topin jashtë 9-metërshit, duke tentuar që të organizojë sulm.

Pas shënimin të golit, loja rifillon nga qendra. Pasi që një lojtar ka në duar topin, referi jep sinjal që loja të fillojë. Përpara fillimit të lojës, lojtarët patjetër duhet te gjenden në gjysmën e tyre të fushës.

Vetëm portieri mbrojtës ka të drejtë të qëndrojë Brenda 6-metërshit. Nëse një lojtar, hyn në zonën e 6-metërshit, atëherë ekipi i tij automatikisht humb topin. Nëse gjatë tentimit për të gjuajtur, lojtari pengohet nga mbrojtësit, me kontakt fizik, ateherë akordohet penalti, që gjuhet nga një distancë prej 7 metrash.

Topi i hendbollit është më I vogël se topi i futbollit dhe lehtë mund të mbahet me një dorë. Lojtari mund të përdorë të dy duart për të mbajtur topin, por nuk mund ta mbajë atë më të dy duart më tepër se 3 sekonda, kurse gjatë organizimit të sulmit, lojtari nuk ka te drejte të bëjë më tepër se 3 hapa, duke mbajtur topin me të dy duart.

Loja e Hendbollit :
Loja e hendbollit luhet në dy pjesë nga 30 minuta. Gjatë secilës prej tyre, te dy ekipet kanë të drejtë të kërkojnë nga një tajm-aut. ثshtë e lejuar që ndeshjet në ligë të përfundojnë më rezultat të barabartë, mirëpo kjo nuk është e lejuar gjatë garave eliminuese. Gjate garave eliminuese nëse një ndeshje përfundon me rezultat të barabartë atëherë ndeshja vazhdon edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe pas vazhdimit rezultati mbetet I barabartë ateherë shtohen edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe me këtë vazhdim, rezultati mbetet I barabarte, ateherë vendosin penaltite (7-metershat), që gjuhen individualisht per secilin ekip nga 5 gjuajtje, të cilat vazhdojnë deri sa një ekip të fitojë.

Formacionet mbrojtëse janë:

formacioni mbrojtës i ashtuquajtur 6-0, gjatë të cilit të gjithë lojtarët vendosen reth 6-metërshit;
formacioni mbrojtës 5-1, kur 5 lojtarë janë reth 6-metershit dhe 1 lojtar gjendet reth 9-metërshit dhe
formacioni mbrojtës 4-2, kur 4 lojtarë gjenden reth 6-metërshit dhe 2 reth 9-metërshit.
Formacioni sulmues i zakonshëm është me dy anësorë (lojtarë të krahut), një qendër e djathtë, një e majtë dhe dy lojtar qendre.

Penalizimet :
Penalizimet (anglisht – penalties), u jepen lojtareve të cilët shkaktojnë ndërhyrje të palejuar, ndaj lojtarëve kundershtarë, zakonisht gjate kontakteve fizike. Në më tepër raste dënohen me nga 2 minuta pezullim lojtarët mbrojtës, me karton te verdhë (verejtje) dhe me karton të kuq (përjashtim) në rast të sjelljes josportive. Pas humbjes së topit në sulm, lojtari duhet menjëherë të lëshojë topin në tokë, sepse nëse nuk e ben këtë, ai penalizohet me 2 minuta jashtë lojës, më ç’rast ekipi i tij mbetet me një lojtarë më pak në periudhë kohore prej 2 minutash.
 
Titulli: Handball

11188333_896450237062674_3928591899543421395_n.jpg


Kombetarja E Shqiperise
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top