Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Prishtinë – Hamdi Sopa ishte përpjekur të mbrohej sa kishte pasur fuqi. Kishte arritur që të kapte tehun e thikës me dorë. Një e prerë e thellë në shuplakë të dorës i ishte shkaktuar si pasojë e tërheqjes së thikës nga sulmuesja, që dyshohet se është njëra prej vajzave të tij, e cila është arrestuar të hënën pasdite së bashku me të ëmën dhe motrën.

Zyrtari për informim i Qeverisë së Kosovës, i cili vdiq të martën e kaluar, është konstatuar nga raporti i autopsisë së nuk është vetëvrarë, por është vrarë me thikë. E dyshuar për këtë është njëra prej vajzave, derisa bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër dyshohen se kanë ndihmuar në fshehjen e krimit.

Burime nga hetuesia i kanë thënë “Kohës Ditore” se raporti i autopsisë ka konstatuar se Sopa ka vdekur në banesë, derisa trupi i tij është hedhur nga kati i nëntë. Sipas hetimeve të deritashme të ndjerit paraprakisht iu kishte ndërruar fanella e brendshme, e cila ishte e prerë me thikë për t’iu veshur një tjetër dhe pastaj ishte hedhur trupi nga ballkoni.

“Në banesë ka pasur gjak nga banja, ku dyshohet se është sulmuar, nëpër korridor e deri në ballkon. Policia gjatë kërkimeve ka gjetur fanellën e përgjakur dhe të prerë së bashku me thikën nën makinën e larjes së rrobave në banjë. Kjo tregon se pas krimit të dyshuarat janë munduar të fshehin gjurmët.

hamdi_sopa_u_vra_arrestohen_gr.jpg

Burimi ka thënë se deri tash nuk është zbuluar ndonjë motiv i qëndrueshëm, sepse të tria kanë mohuar krimin.

Nuk është përjashtuar ndonjë konflikt në mes të ndjerit dhe njërës prej vajzave, e cila besohet se ishte përdoruese e drogës për shkak të refuzimit për t’i dhënë para.

Të hënën Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Blerim Isufaj, ka arrestuar dy vajzat dhe bashkëshorten e të ndjerit, të cilave u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Banesa e tyre në lagjen “Aktash”, është bastisur sërish në kërkim të provave që do të mund të ndihmonin gjetjen e motivit të kësaj vrasjeje me armë të ftohtë, ani se trupi i tij është hedhur në hapësirë publike të banuar, kjo është bërë për ta fshehur krimin që ka ndodhur. /Telegrafi
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Kur ndegjon lajme tilla kam pershtypjen se ato qifte se nuk kan femije ndihen te lumtur ! ja pasojat e droges ku te shpijen .
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Kur ndegjon lajme tilla kam pershtypjen se ato qifte se nuk kan femije ndihen te lumtur ! ja pasojat e droges ku te shpijen .

tani e ka fajin droga apo te paturit femije ? shume e paqarte
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

tani e ka fajin droga apo te paturit femije ? shume e paqarte

E para tet vras femiu yt kesaj se di si ti pergjigjesh?dhe ato qifte se nuk kan femij fare thon me mir ne rehat se ne te kemi femij till.. dhe gjith kjo vjen si pasoje doges(nese ke lexu artikullun e kupton si erdhi deri te tragjedia)
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Mos u besoni cdo lajmi o njerez. Te ndjerin e kam njohur personalisht, se bashku me 2 cunat e tij, t'cilet ishin jashte Kosove kur pranuan lajmin per babain e tyre. Une isha edhe ne varrim, madje edhe ne shtepi me ftuan mas 4 dite. S'ka t'beje asgje me kete lajm realiteti, mos paragjykoni.
 
Gjeja e pare qe bojm duhet te flasim keq apo te kritikojm cdo lajm pa e ditur te vertete eshte me mire te durosh sesa te veprosh me shpejtesi Brv Loverboy
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Mos u besoni cdo lajmi o njerez. Te ndjerin e kam njohur personalisht, se bashku me 2 cunat e tij, t'cilet ishin jashte Kosove kur pranuan lajmin per babain e tyre. Une isha edhe ne varrim, madje edhe ne shtepi me ftuan mas 4 dite. S'ka t'beje asgje me kete lajm realiteti, mos paragjykoni.
Lover ne nuk paragjykojm thjesht na vie keq per tragjedin se ndodhi ne ket familje dhe po diskutojm sipas lajmit se eshte dhen.
dhe ne lutemi te mos te jet lajmi i verete qe te jet vajza vrasese, edhe pse lajmi vershoj medijat ku flitet se familja dyshohet te ket vrar dhe kjo per arsyje te droges ka diq ketu se pa pase diq te sigurt asnjeri nuk merr ate te drejt te gjykoj dike per vrasje aqe me pak familjarin
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Aspak droga ketu s'ka t'beje. Pallaver hesapi, Zoti e din me se miri si ka perfunduar puna aty, neve na takon ta lusim Zotin ta meshiroje, asgje me shume.
 
Zoti e din po edhe familja e din shum mir nese fshehin dike ajo eshte gje tjeter perndryshe le ta pranojn faij sepse eshte ne pytje jeta e njeriut.
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Boo nje thote beso nje thote mos beso

Lover tani ti cf pret te themi ne kur ketu thuhet qe e ka vrare e bija dhe goca tj e gruaja e kane ndihmuar?
Nese s'eshte e vertete eshte gje tj.
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Mediat në Prishtinë raportojnë për zgjerimin e hetimeve në rastin e vdekjes misterioze të zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Hamdi Sopës. Gazeta “Bota sot” sot shkruan se “kanë zgjeruar pistën e të dyshuarve në vrasjen e zyrtarit për informim të kryeministrit të Kosovës, Hamdi Sopa. Ata janë I.S dhe V.R.... të cilët dyshohen se kanë dorë në vrasjen e tëp ndjerit Hamdi Sopa. I pari, I.S. ka lidhje familjare dhe është mik shtëpie i të ndjerit Hamdi Sopa, ndërsa i dyti, V.R. rreth 53 vjeçar, dyshohet se ishte në lidhje intime me njërën nga vajzat e të ndjerit Sopa”.

Avokati i familjes Sopa i ka thënë KTV-së se do të kërkojë zhvarrimin e të ndjerit Sopa, për autopsi të re.

Meqë ka pak kohë prej varrimit, mbrojtja në rastin e Hamdi Sopës pritet të kërkojë zhvarrimin e tij dhe një autopsi të re të trupit të tij. Paralajmërimin e ka bërë në “Interaktiv” të KTV-së avokati i Teuta Sopës, Florin Vërtopi.

Ai ka thënë se klientja e tij nuk e ka vrarë bashkëshortin e saj dhe se këtë nuk e kanë bërë as dy vajzat e të ndjerit. Sipas Vërtopit, Hamdi Sopa fillimisht është lënduar në banjo e më pas edhe ka kërcyer nga ballkoni i banesës së tij. “Ato nuk kanë asnjë lidhje. Kjo familje po shkatërrohet për shkak të akuzave publike të pabaza.

Janë përdorur edhe qenë në bastisjen e banesës, por nuk është gjetur narkotikë, as marihuanë, as kokainë, asgjë”, ka thënë Vërtopi. Avokati e ka cilësuar të pabazë paraburgimin dhe ka thënë se ekzaminimi i thikës do të tregojë se Teuta dhe vajzat e saj nuk kanë lidhje me atë që i ka ndodhur kryefamiljarit të tyre. Ai ka kërkuar që rastin ta marrë përsipër EULEX-i.

Kamera regjistron lëvizje të dyshimta të gruas dhe vajzave të Hamdi Sopës
Prishtinë, 7 shkurt - “Koha Ditore” ka marrë vesh se ka video që dëshmojnë për lëvizjet e dyshimta të të dyshuarave. Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se i ka parë vetë lëvizjet e tyre nga një pozicion i përafërt me një kamerë që ka filmuar, fill pas lajmit se Sopa ka rënë nga ballkoni ka parë vajzën e tij Artinën duke dalë më vrap nga dera e banesës.

Pas saj, sipas tij, kanë dalë gruaja dhe vajza tjetër me vrap. Pas disa minutash ato janë ngjitur në banesë, për të dalë sërish. Sërish ato ishin kthyer e kishin dalë. Herën e fundit kur kishin shkuar në banesë ishin veshur trash duke u mbështjell edhe me shall.

“Artina fliste në telefon me dikë, e Erna shkruante sms duke u endur nëpër korridor. Ato flisnin diçka me zë të vogël dhe më vonë kanë dalë”, ka treguar dëshmitari.
 
Titulli: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane ?

Zyrtari për informim i Qeverisë së Kosovës, i cili vdiq të martën e kaluar, është konstatuar nga raporti i autopsisë së nuk është vetëvrarë, por është vrarë me thikë. E dyshuar për këtë është njëra prej vajzave, derisa bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër dyshohen se kanë ndihmuar në fshehjen e krimit.

Burime nga hetuesia i kanë thënë “Kohës Ditore” se raporti i autopsisë ka konstatuar se Sopa ka vdekur në banesë, derisa trupi i tij është hedhur nga kati i nëntë. Sipas hetimeve të deritashme të ndjerit paraprakisht iu kishte ndërruar fanella e brendshme, e cila ishte e prerë me thikë për t’iu veshur një tjetër dhe pastaj ishte hedhur trupi nga ballkoni.
Jeni ne vete ju?
Trupi i vdekur rendohet, eshte gati e pamundur qe 2 ose 3 femra te kene forcen ta ngrine e ta hedhin nga dritarja e ballkonit.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top