Hamdi NUHIJUDituri, trimëri dhe modestiE premte, 03 Tetor 2008 22:22

con man

Anëtar i ri
Hamdi NUHIJUDituri, trimëri dhe modestiE premte, 03 Tetor 2008 22:22



Të gjitha këto tre elemente lidhen njëra pas tjetrës si ujëvare në Niagara... Ajo quhet e tillë, në fakt rrjedhë si një pastruese dhe zbukuruese e syrit të njeriut pasionist pas të bukurës. E bukura është e sinqert, por nuk është e shëmtuar, është njejtë si një gjethe e zverdhur në stinën e vjeshtës.E ndien zemra këtë brendi fjalësh që pa tis orientojnë rininë kah kërkimi i më të bukurës – diturisë -... Në fenë tonë shkojnë bashkë si zinxhirë: dijetarët, muxhahidat dhe modestët pa të cilët nuk mund të mbijetoj kjo piramidë kaq e vlefshme. Dituria është në piedestal, e vlefshme e mjelur dhe mësuese e trimerisë dhe modestisë...


Dikur muslimanët mirreshin me tregti, por mësonin edhe dituri, kështu kombinonin dituritë praktike me ato teorike. ثshtë shumë e thjeshtë të thuash sot se jemi ne dekadencë dhe se për çdo ditë flejmë, por është shumë e rendë të mos e thuash këtë dhe të veprosh në ndryshimin e kësaj gjendje. Njerëzit e mëdhenjë nuk flasin, por veprojnë pa zë, si ajo nusja e re në shtëpinë e burrit të saj...


Dituria është dritë që ndriçon natën dhe zbukuron ditën, është edhe jetë që nga ajo varen frymëmarrjet e shumë vetave të lidhura ngusht për të. Pas çdo koncepti madhor në jetë qëndron dituria e bile disa herë përzihet me paditurinë dhe ndodhin probleme të shumta. Ajo stimulon jetën drejtë vdekjes së sigurt dhe e lidhë fort atë për besimin në Krijuesin. ثshtë dituri e zhveshur ajo që nuk futet në sistemin e imanit. Fatkeqësisht për çdo ditë po takojmë dituri të tilla të zhveshura si prostitutat e Barcelonës. Nuk është dituri ajo që e bënë njeriun të pesoj pa meritë, por është një nxjerrje frutash para kohe në orendi. Niveli i parë i pjekurisë së njeriut është vet dituria që përcakton çdo ndjenjë të tij, e lidhë fort për të, e ngushëllon, e puthë , e qorton dhe e orienton kah gjithësia e mendimeve skolastike. Dituria është edhe status quo që nxitë monotoninë në çastet e intergrimit të mendjes në shoqërinë njerëzore. Nuk është rutinë jo, është kompleks i pasthirrmës së orientuar kah soditjes e reja.


E gjithë kjo dituri nuk ka vlerë poqëse në të nuk bënë pjesë edhe trimëria.. Me të vërtet është trimëri ta thuash të vërtetën para të pavërtetës, por këtë nuk e thotë dot njeriu i paditur e as njeriu që nuk i beson dot Krijuesit të tij. Trimëria nuk shprehet vetëm në luftë, edhe pse sipas mendimit tim termi luftë është pak më i gjerë se sa e perceptojmë ne. Dikur besoja se ideali im mund të arrihet me heshtjen time, bile proklamoja këteë ide me afsh në shoqërinë njerëzore. Tash jam i bindur se ky ideal kërkon trimëri dhe dituri. Sikur të fshehesha pas perdeve të historisë dhe nuk do të flitja të vërtetën do te dështoja une dhe rruga ime. Por në çaste ka nevojë njeriu edhe te heshtë dhe te mos flas. Pejgamberi a.s. tha një ditë për muslimanin: "Ose fol mirë për muslimanët ose heshtë…" E ka thenë të vërtetën i Dashuri im, normal ai saherë e thotë te vërtetën pasiqë është i inspiruar nga ana e All-llahut xh.sh.
Dituria dhe trimëria nuk mund të ekzistojnë pa modestinë dhe butësinë. ثshtë formula ma e thjeshtë që ekziston në rruzullin tokësor, po s`pate modesti s`ka çka të vynë dituria dhe trimëria. Islami stimulon modestinë dhe kërkon nga ne që të veprojmë gjatë gjithë jetës sonë në atë mënyrë. Ai nuk kërkon që ne të nisim luftën, por kur jemi në sulm dhe kur na bëhet obligim mbrojtja prap duhet të sjellemi me modesti. E kemi të njohur modestinë e Salahudin Ejjupit kur e çliroi Jerusalemin u gëzuan edhe muslimanët edhe jo muslimanët. Ndërsa shkatërrimin e këtij gëzimit e nisi Europa në krye me kryqtarët e saj. Ndërsa si dhurat këtij shkatërrimi muslimanët u bënë rilindasit e Europës ku ua hapën dyert e mirësisë dhe diturisë e civilizimit. Modestia është pjesë e fesë këtë na e mëson edhe Pejgamberi a.s. ku thotë: "Nuk do ta ndiesh erën e xhennetit poqese pate edhe sa një grimcë mendjemadhësi…"


Dhe në fund kur të kombinohen të trija këto elemente botën do ta kishim në dorë…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top